Pas një dekade, Gjykata Kushtetuese e Serbisë i ka dhënë fund kontestit disavjeçar të ndërmarrjes “Balkan Brik” nga Vlladiçin Hani.
Ky qëndrim i gjykatave serbe, me të cilin anulohet vendimi për ndërprerjen e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Nexhat Beluli është shqiptari i vetëm nga Lugina e Preshevës që ka marrë pjesë në privatizimin e kësaj firme. Në ankand më 2004 bleu kompaninë për materiale ndërtimore “Balkan Brik”, për 232 mijë euro. Privatizimi është anuluar pas 72 orëve, pas presioneve të banorëve lokalë vetëm pse ai ishte shqiptar, raporton Beta, transmeton Telegrafi.
“Kjo fitore gjyqësore ka vlerë për mua, sepse kam rezistuar ta rregullojë padrejtësinë që më është bërë para 10 viteve. Dëmi më i madh është se firma është likuiduar pas falimentimit, pra nuk ekziston dhe të gjithë që kanë punuar aty kanë mbetur pa punë”, thotë ai. “Arsyeja e vetme për anulimin e privatizimit ishte se jam shqiptar. Me punëtorët nuk kisha probleme”.
Beluli, që është pronar i televizionit “Spektri”, nuk përmend shumën e dëmit që Serbia duhet t’ia paguajë. /Telegrafi/
Bravo dhe suksese vella !
Qe te jesh shqiptare dhe te fitosh te drejten , eshte e veshtire edhe ne Shqiperi ,e jo me ne Serbi !
Banoret ishin me siguri majmuna prej serbie.
Bravo,i vetmi qe nuk leh kot,po vepron si duhet kunder serbise. Mija kosovare Kane te drejte te padisin kete shtet per demtim te prônés e askkush nuk vepron,
Greke, Serbe, dava plehrash me kompleksin e infrioritetit.