Në “Rubikon” të Kohavisionit, i ftuar ishte publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi. Surroi shpalosi për herë të parë librin e tij të fundit, i cili së shpejti do të jetë në duart e lexuesve.
Duke folur per Konferencen e Rambujes Surroi tha se “Ishte një mosdituri e Zotit Thaçi, një djalë i ri që nuk dinte shumë. Për Bashkësinë Ndërkombëtare nuk ka qenë e lehtë. Thaçi pasluftës është mundur të krijojë një raport të mirë me ndërkombëtarët”, ka thënë Surroi.
Ai foli edhe për prapaskenat e shtetndërtimit dhe rrugën deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Debati në Rambuje ishte për të krijuar një koncenzus. Ne nuk njiheshim mes vete dhe unë propozova një formulë që i bashkonim të gjithë. Me këtë krijoi një mirëbesim sepse ekzistonte një dyshim mes grupeve të ndryshme dhe me koncensusin atëherë e lejoi këtë punë. Një pjesë e delegacionit nuk ishte e interesuar për koncensus por si të zhvendosej Rugova nga roli i liderit dhe në vend të tij të ishte dikush tjetër. Pra ishte luftë në pushtet”, ka thënë Surroi.
Sipas tij, Hashim Thaçi është zbutur nga qëndrimi i tij në Rambuje pasi i ishte thënë se do të shkruhet një skenar për luftën e UÇK-së.
Unë e them, mënyra se si u qetësua z. Thaçi dhe u largua nga roli i tij pengues në Rambuje ka qenë biseda e tij me z. Rubin ku ai i tregon se e ka një mik në Hollywood dhe ai mund të shkruajë një skenar për UÇK-në Në rambuje kam propozuar një formulë që do të pajtoheshim të gjithë me të. Edhe në Rambuje ishte luftë për pushtet”, ka thënë ai.
“Ishte një mosdituri e Zotit Thaçi, një djalë i ri që nuk dinte shumë. Për Bashkësinë Ndërkombëtare nuk ka qenë e lehtë. Thaçi pasluftës është mundur të krijojë një raport të mirë me ndërkombëtarët”, ka thënë Surroi.
“Në vitin 2000 kam qenë në Uashington për të biseduar në departamentin e Shtetit që Kosova ta ketë Kushtetutën e vet, pasi që Rezoluta 1244 nuk e ka penguar Kosovën ta ketë Kushtetutën e vet. Pas një pauze shumë të gjatë, me këtë iniciativë është kthyer Hans Hakerup dhe u ul e shkroi një Kushtetutë që ishte në diskontinuitet me hapësirën më të vogël të të drejtave se ç’kishte Kushtetuta e 1974. Kushtetuta e 74 ka pasur Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe qëllojani kush ka qenë Ministër i asaj kohe? Ukshin Hoti”, ka thënë Surroi.
Ai ka thënë se kjo Kushtetutë nuk është dashur të refuzohej, por do të kishte qenë mirë të mos sillej ajo Kushtetutë fare në tryezë, por të krijohej një më e mirë që në start.
Surroi ka thënë se është dashur që menjëherë pas luftës të shpalosej një flamur i përkohshëm, e pranuan e se pranuan ndërkombëtarët, e më pastaj të vendosej për një flamur të përhershëm.
Publicisti Veton Surroi thotë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri, por një grup i armatosur. “UÇK-ja nuk e ka çliruar Kosovën, por trupat tokësore të NATO-s”, ka thënë mes tjerash Surroi.
“Debati që është zhvilluar në Parlament, mos u ktheni shumë prapa. Sot pranohen si veteranë ata që kanë shërbyer në një organizatë guerile siç ka qenë UÇK, por nuk pranohen ata të organizatës tjetër guerile që quhet FARK. Ky konflikt ka ndodhur në vitin ‘99. Nuk ka nevojë shumë për elaborim, UÇK është çliruar nga Serbia ashtu siç jemi çliruar ne civilët”, ka thënë Surroi.
Arsyeja pse është thënë se UÇK-ja e çliroi Kosovën është se sipas Surroit, legjitimiteti i pushtetit të vendosur pas luftës duhej t’i përkiste çlirimtarëve apo padronëve të luftës.
Surroi ka thënë se Adem Jashari ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës, ndërsa ka theksuar se Aeroporti i Prishtinës më mirë do kishte qenë të quhej “Ibrahim Rugova”, pasi ai ka fluturuar shumë, ndërsa autostrada e Kombit të quhej “Adem Jashari”.
Surroi ka thënë se nuk ka aderuar dhe nuk është afruar me asnjë parti politike, megjithëse është folur shumë për këtë punë.
“Kam mohuar se jam ftuar nga LDK, VV dhe AAK, dhe nuk kam pasur aktivitet politik. Janë spekulime këto që fliten tash. Jam bukur i sigurt se qeveria e ardhshme nuk do të jetë kjo elitë politike, pasi që është konsumuar pushteti dhe gënjeshtrat e këtij pushteti. Edhe një mandat tjetër i PDK-së do të ishte një lloj vetëvrasje e Kosovës. Do t’ia thyente kurrizin vendit dhe do ta pamundësonte ecjen e saj tutje”, ka thënë Surroi.
Islamizmi politik, strukturë anti-evropiane
“Islamizmi politik, ashtu siç edhe nuk e përfaqëson kjo strukturë e elitës politike që e ka zaptu shtetin, ashtu islamizmi politik nuk e përfaqëson islamin dhe besimin tradicional islam në Kosovë. Islami në Kosovë ka qenë tolerant dhe pjesë e të gjitha lëvizjeve politike. Besimtari islam ka qenë aktiv në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Islamizmi politik po përdoret për qëllime tjera për të sjellë vlera që nuk kanë kompatibilitet në këtë shoqëri. Njeriu që identifikohet me këtë strukturë, imami Krasniqi, qartazi artikulon mendimin e kësaj strukture anti-evropiane”, ka thënë Surroi.
“Islamizmi politik është një lëvizje e kufizuar, por aktive dhe në formën e vet të paraqitjes edhe të dhunshme”, ka shtuar ai.
Surroi: Për interesa të të afërmve të kryeministrit, sot nuk jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër
“Kartoni i Gjelbër ka mundur të rregullohej më 1999 me angazhimin e UNMIK-ut. Por deri më sot, profiterët kanë marrë mbi 200 milionë euro nga diaspora, e sot thonë se tash mundemi të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër pasi kemi zhvilluar negociata në Bruksel”, ka thënë Surroi, duke shtuar se kjo punë nuk po ndodhë për shkak të këtyre bisedimeve.
“Kemi mundur ta kemi kodin e telefonit, prapashtesën e internetit, por kanë qenë interesa të të afërmve të kryeministrit”, u shpreh Surroi.
Kosova s’ka politikë të jashtme
Surroi, në vazhdim të bisedës në “Rubikon”, ka folur edhe për politikën e jashtme të vendit, duke thënë se Kosova nuk ka fare politikë të jashtme, por se këtë mungesë e kanë përmbushur vendet mike, që janë angazhuar në njohje e në mbrojtjen tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Në mungesë të një përcaktimi të qartë kemi pasur një shpërndarje që nuk ndodhë askund në botë, ku politika e jashtme ndahet në mes të presidentit, ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit, ministrisë për integrime e të tjerëve. Pra, nuk kemi politikë të jashtme sepse që nga viti 2008 e deri më sot, politika e jashtme është shndërruar në politike të brendshme për bisedime me Serbinë. Në vend se ta shfrytëzojmë terrenin e kundërshtarit dhe të japim gol, gjithçka është zhvilluar në terrenin e Kosovës”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.
Sipas tij, bisedimet në Bruksel janë zhvilluar për ta përafruar Serbinë, e jo Kosovën, me BE-në.
Sipas tij, bisedimet në Bruksel janë zhvilluar për ta përafruar Serbinë, e jo Kosovën, me BE-në.
“Nuk ka marrëveshje për Stabilizim-Asocim nëse Kosova nuk pranohet nga të gjitha shtetet e BE-së”, ka thënë Surroi, duke shtuar se Kosova mund të nënshkruajë diçka të ngjashme me MSA-në.
“Kosova nuk ka gjasa reale që ta mbërrijë Serbinë në raport me anëtarësimin në BE”, ka theksuar publicisti Surroi.
hahahahahah,o zoti SURROI,mos fol o burre,te mendumit logjike dhe racional,nuk munden me kuptue banditet dhe katunaret.
para se te shpallin tradhetare PDK-yja,une i pari po te shpalli tradhetare.
hahahahahahah,ti e ke pase baben komuniste,ambasador,shpijun,tradhetare,proserbe,me falni nese po harroj ndonje fjale tjeter nenqmuse,por,ti e ke pase.
hahahahhaahh,tani ty te kallxon qef NALLBANI,ka me te kallxue qka e ke pase baben.
hahhaah,por, me rendesi QOBAN nuk e ke pase.
@Meriton, si e kalon, si i ke lopet, a po i thithe nonjihre??? Ke selam pi Nallbanit, po thote qe oshte bo pa mjele, iu kish fry cica e bo tupan, me luti qe ta japi xhevapin dhe te shkojsh sa ma per ta mjele, ok?
Veton Sorosi
Me te vertete eshte intelektual,politikane,diplomat,thjeshte eshte dame per Kosoven ,qe njerzit si ky i lene anash,e shtetin e udheheqin analfabetet.
Z,Surroi i paske rene pikes jam 100%dakorte me ty …………
Zotri Sturroj, “bash per qata” pse Thaci nuk dinte per dredhite e tua perfide jugo-komuniste, ishte personi Nr.1 ne konferencen e Rambouillet-se, karakterin tend shpejte e kuptoje edhe ish-ambasadori american – Mr. Dell, ke harrua?
ore merruni me kete axhenden e grushtave te pd me politiken e jashtme.g allate fare per kryetarin. shikojeni se ca thote
http://dielli.al/lajme.php?id=60940&k=4141
Te gjitha ato qe thua, z.Surroi jane brockulla. Kosoven normalisht qe e cliroi NATO-ja, por, po mos te ishte UCK-ja, a thua a do te intervenonte NATO-ja?! Ti je nje djale I nje Titisti te perbetuar, per ty nuk ekziston termi shqiptare, ne mendjen tende ‘te ndritur’ ne jemi akoma Jugosllav. Dhe, pesha jote u mat ne zgjedhje, ku tu ndal ora jote ne vend dhe nuk munde ta kalosh as pragun zgjedhor.
Të gjitha ato që i thua, z. Surroi janë shpifje dhe të pavërteta. Kosovën e çliroi UÇK-ja, normalishtë me ndihmën e NATO-së. Po mos të dilte UÇK-ja në skenë a do të intervenonte NATO-ja ?! Ti je një djalë i një titisti të përbetuar, për ty nuk ekziston termi shqiptarë, në mendjen tënde të “ndritur” ne jemi akoma jugosllavë. Pesha jote u mat në raportë me qytetarët e Kosovës, kur ti me atë partin “ORA” që tu ka ndal qysh në kohën e Titos nuk munde ta kalosh as pragun zgjedhor.
Bashkevendesi yt Muhaxheri nuk eshte as shqiptar as jugosllav. Ky personi qe po e mbron ti i mundesoj atij te shnderrohet ne arab gratis me abuzimin qe i beri gjakut te derdhur per liri . Sot ne Keshillin e Sigurimit te OKB Rusia e Serbia na sulmojne me duke na i permendur arabet kosovare.
Veton Surroi jo qe eshte nje dietar dhe politolog i madh i kohes se sotme, por eshte edhe nje historian i shquar! Te gjith e dine qe luften e filloi komandanti Adem Jashari ushtar i Ibrahim Rugoves dhe se shumica e njerezve si ti ne Kosove jan te ceket nga mendja dhe fare lehte manipulohen, prandaj dhe e keni pranuar tezen se sulften e ka fitu UçK-ja. E gjithe kjo çfar thot zoti Surroi del te jet e vertet dhe i gezohem fatit qe kemi nje analist te mirefillt, te kuptuar jo nga te gjithe per fat te keq! Te paditurit, injorantit, herdokur do tja shohim sherrin…
Kameleonin i lindur je ti Veton.Mund te keshe cdo gje ,por nuk mund te keshe dinjitet.
Hashim Thaçi dhe klika e tij e Kosoves dhe e Shqiperise,para,gjate dhe pas luftes se-99,kane qene fatkeqesi e Kosoves.Thaçi si E.Hoxha,likuidoi afer 1700 patriote te devotshem shqiptare si rivale te tij dhe klikes se tij duke filluar me MB,z.A.Krasniqit dhe e vazhdoi ne Kosove me rivalet e vete te LDK-se,me plan per ta likuiduar edhe ish-presidentin Rugova.Fatkeqesia Thaçi,per fat te keq te shqiptarve,filloi aktivitetin e vete gjate luftes se 1999,kur perçau luftetaret e lirise ne te UCK-se dhe FARK,te cileve iu dekleroi ULTIMATUMIN:ose largonu nga fronti ose do te luftojme me ju para se me serbe,pas nje suksesi te shkelqyer te FARK ne Loxhe me komandant T.Zemen.Tani,per ta kuptuar se kush eshte Thaçi dhe klika e tij destruktive,te bere milonere nga hiç gjeje para lufte,tregojne rezultatet e tij per 7 vjet kryeminister.Pra,sot Kosova konsiderohet nga te uajit si shteti:me i varfer ne Europe,me i korruptuari,me vend te kater ne bote me azilkerkues si dhe me renje te natalitetit te shqiptarve ne nivelin me te ulte etj.etj.Qeveria e Thaçit duhet te bie per te shpetuar Kosova andaj them:Thaç ik ne emer te shpetimit te Kosoves!
Mbani mend: pas kesaj interviste të V. Surroit në televizionin e vet, fitorja e radhës e Hashim Thaçit bëhet e sigurt.
Zoti Surroi ben mire qe ua pret pak turrin falsifikatoreve
por nuk ka te drejte te luaj me etiketime e lojra linguistike,
kur eshte fjala per luften qe ndodhi.
E cfare pastaj, se paskerka qene “lufte guerile” dhe jo ushtri?!
Nje formule pajtimi gjithnje eshte e deshiruar, por perse duhet rikthyer ne ftohtesine ose moskuptimet e dikurshme, kur sot “te dy palet” nderojne njeri tjetrin?
Zoti Surroi ka pozicionin e staturen e vete, dhe le ta pranojme se ka kualitet me te larte intelektual, por kjo nuk e ben te mjaftueshem qe nje perkatesi e tille ta privilegjonte per misione qe tjeterkush ndodhi qe i kreu, edhe permes mungesave e dobesive relative…
Nese ka gjera te renda qe s’jane lejuar te shfaqen dhunshem, apo nese edhe sot ne paqe perdoren mjete lufte, kjo do ishte akuze tjeter, qe do duhej vene veshin, por zoti Surroi nuk shkon tek artikulime te tilla…
Sulm frontal ku armiku eshte pertoke? Cfare sulmi!!jo titisti Sur roi kurdohere gati per ti sherbyer …
Oh ç’na lodhët me këtë farë shqipeje…
hashim thaqi e ka te sigurt fitoren. ka qene trim dhe ka lufue per kosoven aq sa ka pas mundesi po ti surroi a ke luftue per kosoven a po ku ke qene ne ato vite te lavdishme per kosoven apo ke ber analiza politike (termi me neverites )qe ekziston.ka kohe qe dihet se megjen e luan vetem amerika e askush tjeter kete e din qdo njeri ne bote me duket.
Po,Z.Surroi e thote nje te vertete te cilen e dine tere populli i Kosoves!
Por!!
Do kalojne shume vite e populli i mjere i Kosoves do i mbaji mbi kurriz
torturat e ketyre “clirimtareve”-njerez te haraqit, krimit te organizuar
ekonomik……Keta faqezinje tani kane para,kane sherbimet intelegjente,
SHISH,SHIK,KOS…pas vete.Keta vrane patriotet e Kosoves,Zahir Pajazitin;
Salih Cekun, Agim Ramadanin,Ilir Konushevcin, Krasniqin e shume te tjere.
U tallen me luften 72 oreshe te Adem Jasharit me familje duke ngre dolli per vrasjen e tiji.Per para te pista nguliten ne Kosove Islamin tre fertal
me mjekerra deri ne bel.
E Kosova e mjere cka eshte duke perjetuar!!
Më në fund e hjeku maskën nga ftyra e tij,për shumë njerëz është konsideruar si njeri intelektual,patriot i civilizuar, por ja shqipëtar të nderuar ky është Veton Surroi i vërtetë që shkelë mbi qdo vlerë që kemi ne si komb, që shkelë edhe mbi ato që dhanë edhe jetën për liri, por ktij njeriu nuk i pëlqen kjo liri (e Kosovës)e parapëlqen më shumë rikthimin e Jugosllavis së Millosheviqit.
Turp, për përqarjet që po mundohesh me i ba mes partive tona me at stilin e shkollave Komuniste të Kumrovcit, vetëm e vetëm që ti nuk je i pari,turp 100 herë.
Vrane tradhtaret ,bashkpunetoret e udbse,edhe shume keq se na lane disa si vetonin e do tjere me zhvarrit punet me’kompromiset’e tyre!