Djali i Adem Grabovcit rrihet me njerëzit e sigurimit të “Grandit”

27 Maj 2014, 18:44Rajoni TEMA

Djali i ish- deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit, Ngadhnjimi, me grupin e tij ka qenë pjesë e një përleshjeje me njerëzit e sigurimit të hotelit “Grand” në Prishtinë, i kanë thënë gazetës Koha Ditore burime të sigurta.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para pas mesnatës midis të shtunës e të dielës, në diskotekën e këtij hoteli, në katin e trembëdhjetë.

Raportohet po ashtu se disa persona kanë përfunduar me lëndime. Po ashtu mësohet se policia ka konfiskuar pesë armë.

Ky është rasti i dytë që fëmijët Adem Grabovcit, e këtij ish-zyrtari të lartë partiak e të pushtetit, shkaktojnë incidente të tilla, pas atij kur u përleshën me policët, duke i lënduar ata.

Nuk ka njoftime për daljen e tyre para drejtësisë.

Policia dhe zyrtarët e “Grandit” e kanë mbajtur të fshehtë rastin për shkak të zgjedhjeve.

1 komente në “Djali i Adem Grabovcit rrihet me njerëzit e sigurimit të “Grandit””

  1. Arben Kosova says:

    Fisi babai ashtu dhe femijet kriminel,kane kapur shtetin tamam si Saloja me te vetet.Dhe qajme pse Europa nuk na done brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje