Mjeku dhe viktima e tij
Historia e krimit monstruoz të mjekut gjerman pedofil që kishte dhunuar dhe vrarë një 14 vjeçare. Shfaqja e Anton Krasniqit, kosovari që organizoi rrëmbimin e mjekut të arratisur dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë
Dy ditë me radhë nga mëngjesi deri në mbrëmje para gjykatës në Mulhouse të Francës zgjati procesi gjyqësor lidhur me rastin Bamberskit të vitit 1982, që ka të bëjë me mjekun gjerman pedofil vrasës Dr.Dieter Krombach, i cili kishte paralizuar 14 vjeçaren franceze Kalinka Bamberski, të cilën e dhunonte sistematikisht dhe më pas e vrau me injeksion vrasës.
Por, Anton Krasniqi, kosovari që kishte dëgjuar për rastin tmerrues, në vitin 2009 arrin të rrëmbej mjekun monstër, të cilin nuk po e ekstradonin autoritetet gjermane në Francë, duke e mbrojtur dhe konsideruar të pafajshëm, derisa gjykata franceze në Muhhouse e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 15 vjet burg, informon INA nga gjykata në Mulhouse.
Historia rrënqethëse Bamberski
Mjeku Krombach një kardiolog nga Gjermani ishte dashuruar nga fillimi i viteve të 80-ta te një grua franceze, e cila ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë. Pas një historie të shkurtër, Krombach përfiton zemrën e nënës franceze, e cila vendos divorcin duke marrë me vete dy fëmijët dhe duke shkuar për të bashkëjetuar me mjekun gjerman.
Kush do kishte menduar atëkohë se mjeku gjerman adhuronte pedofilinë dhe do praktikonte atë sa herë që i vinte shansi. E së fundi, truri i tij kishte bërë një kalkulim të gjymtë, një kalkulim i cili tejkalon të gjitha paramendimet e një njeriu, një paramendim monstruoz të cilin ai arriti të sjell në vepër.
Ai me një injeksion ( kobalt ferricit) paralizoi trupin e Kalinka Bamberskit, vajza 14 vjeçare e gruas së tij, dhe të cilën ai e kishte adoptuar thuajse të ishte babai i vërtetë. Përderisa trupi i Kalinkës ishte i paralizuar, mendja e sajë ishte e qartë, dhe mjeku fillon të shfrytëzoj atë seksualisht.
Por këto akte monstruoze një natë të gushtit të vitit 1982 përfundojnë fatalisht. Kalinka ngga dhimbjet trupore të dhunimit seksual, arrin të kundërshtoj injeksionin dhe filloj të reagoj duke tentuar të shpëtoj nga duart e këtij mjeku. Por rezistenca ishte e kot dhe e kobshme, pasi mjeku monstruoz zgjati dorën dhe merr një injeksion tjetër me një dozë të lartë, dozë kjo e cila jo vetëm që do paralizonte trupin e një vogëlushe por do mbyste cdo qenie të gjallë.
Zemra e saj pushon së rrahuri dikund nga ora 22: 30 përderisa mjeku gjerman vazhdon më tutje të shfryj epshet e tija seksuale në trupin e sajë të vdekur deri kah ora 23:10.
Pas dhunimit, mjeku monstruoz mbuloj trupin e saj dhe la ashtu të vdekur në dhomën e fjetjes. Të nesërmen dikund nga ora 10:15, mjeku shkoj prapë në dhomën e sajë dhe preku me dorën e tij trupin e ftohur dhe të vdekur. Ai informoi emergjencën e cila arriti shumë shpejtë por arritja e emergjencës ishte vonë për Kalinkën.
Trupi i saj u dërgua në murgun e qytetit Memingen të Gjermanisë për obduksion, ku gjatë obduksionit si mjek kryesor ishte edhe dhunuesi i sajë Dr Krombach, i cili arriti që me brisk të ndajë pjesët gjenitale të Kalinkës dhe të hedh ato në mikserin e Klinikës së Patologjisë. Në testin patologjik të lëshuar nga Spitali në Memingen shënohet se nuk dihet arsyeja e vdekjes.
Pasi Kalinka ishte një shtetase franceze, i ati i sajë Andre Bamberski kërkoj nga organet shtetërore gjermane që trupi i saj të varroset në Francë dhe jo në Gjermani, gjë që edhe u pranua.
I ati Andre Bamberski dëshironte të dinte se si është e mundur që një vajzë në këtë moshë të vdes papritmas!? Ai mori që të gjitha dokumentacionet e lëshuara nga patologjia dhe dërgoi tek një profesor gjerman, i cili jetonte dhe punonte në Francë për ti përkthyer ato. Dhe duke analizuar këto dokumentacione dhe testin patologjik zbulohet se organet e saja gjenitale janë të lënduara e nga to rrjedh një lëng i bardhë, i cili nuk është analizuar.
I ati Bamberski vendosi që ta nxjerr nga varri trupin e Kalinkës pas 6 javësh për të dërguar atë edhe njëherë në patologji, por kësaj radhe para patologjisë franceze. Patologët francez konstatuan se organet gjenitale të Kalinkës mungonin, ndërsa analiza e gjakut dhe e trupit konstatuan se kjo vajzë së pari është anesteziuar me një dozë të 100 fishtë.
I ati i sajë Bamberski arriti të ngritë akuzë para organeve franceze ndaj Dieter Krombach për vrasje, por që organet gjermane nuk reaguan ndaj kësaj akuze. Gjykata franceze në vitin 1996 i dha 15 vite burg në mungesë mjekut gjerman Dieter Krombach, por që organet gjermane refuzuan të ekstradojnë atë në Francë. Që nga viti 1996 dhe deri në vitin 2009, i ati i Kalinkës, Andre Bamberski kishte provuar çdo gjë për të sjellë mjekun gjerman para gjykatës franceze duke provuar katër herë rrëmbimin e tij, por që çdo tentim kishte dështuar.
Shfaqja e Antonit dhe rrëmbimi i suksesshëm
Në vitin 2009, Anton Krasniqi, një kosovar i cili jetonte në Austri kishte njohur të atin e dëshpëruar Bamberski, që synonte dërgimin e mjekut monstër para gjykatës franceze. Antoni e njohu Bamberskin përmes një gazetareje austriake, e cila kishte shkruar dhjetëra artikuj mbi këtë rast.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi i shprehu gatishmërinë Bamberskit që të rrëmbejë mjekun monstruoz nga Gjermania dhe ta sjellë atë para organeve franceze. Kështu që në nëntorin e vitit 2009, ai së bashku me dy persona të tjerë ( një rus dhe një gjeorgjian) arritën të rrëmbejnë mjekun monstruoz dhe të lidhur ta lënë atë para gjykatës franceze në Mulhouse.
Kosovari informoi policinë përmes një telefonate dhe ata vetëm pas 2 minutave arritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan mjekun pedofil Dieter Krombach. Ky i fundit përfundoi në burg, i dënuar me 15 vjet.(INA)
E kam degjuar kete histori te vertete ne televizionet franceze. E fundit here para 2 javesh ne emisionin e shumendjekur ne France ” Sept à huit”. Kam ndjere shume simpati dhe krenari per kete bashkekombas, qe per me shume, sipas pohimeve te babait te viktimes, nuk kishte kerkuar asnje shperblim, perveç shpenzimeve te rruges. Do te interesohem tani mos marr vesh nese ka perfunduar apo jo gjyqi.
A di gje ca gjuhe ishte kjo une e kuptova shumicen?
mua mu duk shum e qarte gjuha.
ka komentues ketu te tema qe hedhin komente me prapavije te dyshimte.
ata kerkojne ne cdo moment te provokojne debat mes lexuesve nga kosova dhe atyre nga shqiperia.
Ky artikull eshte krimbur ne gabime gramatikore dhe drejtshkrimore.
Pervec autorit te te artikullit dhe kryeredaktorit te Temes s’ka pse te ofendohet njeri tjeter nga ky konstatim.
tu befte dita 1000 krasniq…aman na lidh dhe turkofagusin me bollanken dhe silli ketu ne sauk
Antoni me shoke ta kishin tredhur njeher para se ta conin ne gjykaten e frances
Antoni ka marre leket o figure se ska shku si nane tereza.
Gjesti i Krasniqit e nderon, sepse sot është para gjyqit dhe mund të marrë 5 vite burg në Francë.
Gazetat franceze thonë se i janë gjetur 20 mijë euro në shtëpi që ja ka dhënë vetë Bamberski, i ati i vajzës. Bamberski e ka konfirmuar këtë.
Prandaj gjesti i Krasniqit është fisnik.
Mesatarisht, një avokat në Francë e ka tarifën 200 (dyqind) euro ORA, dhe kjo çështje ka 30 vjet në dyert e gjykatave të Francës dhe Europës, dhe rezultati para Krasniqit ka qenë zero.
Është meskine dhe e turpshme që çdo gjest njerëzor të ulet siç e bën ti, o figurë.
O çun ore ça jeni ju more vlla se marr vesh keni llogjike apo jo? O ça ke dashur te thuash me kete koment qe nuk merret vesh o Ed, edhe e pranon se ka marre leket (bravo i qofte) ketej me thua se eshte gjest keshtu e ashtu, ore njeri ai ka shku per leket mor çun se per gjestin nuk i plas bytha kujt se te futin xhaxhat ne burg e kupton kete ti apo jo? Avokatet nuk vendosin asgje o ed, pse me tregon se sa e kane tarifen se e di me mire se ti figure, se shqiptaret i dine avokatet per zot, thjesht nga ky fakt kuptohet se ça mendesie kane shqiptaret. Ky eshte gjest njerezor i motivum nga leku mor plak edhe mos i ngaterro gjerat. Une nuk e shava, bravo i qofte i them, po kur shoh tipa si puna juaj qe ma ngrini ne hava sikur e ka bo gratis atehere eshte mire me e tregu historine ashtu siç eshte kupton. Heres tjeter ndiqe fillin e mendimit se je pak konfuz ne ato qe ke shkrujt edhe s’merresh vesh. Sidoqofte dukesh djale i respektushem.
respekt bashkekombasit krasniqi. edhe une jetoj ne france dhe percjelli kete afere te cilen e perfundoj shqiptari pas afro 30 viteve. jam me ty ED, por sic duket je informuar gabimisht. parate kishte i ati i vajzes i cili donte ti dhuroj ketyre 2 personave qe sollen mjekun gjerman ne france. krasniqi nuk kishte dituri mbi keto para dhe para gjykates spjegon se : ” gjate takimit te pare me bamberskin, bamberski deshi te dije se sa do i kushton ky transport. krasniqi kishte thene 10 milione euro duke dhuruar atij nje buzeqeshje. bamberski kishte thene se eshte shume astrale! krasniqi buzeqeshe prap dhe i thot, ok atehere 5 milione. bamberski prap refuzon duke spjeguar se 5 milione eshte shume e madhe. krasniqi i fal atij nje buzeqeshje te fundit dhe i thote, a do me paguash benzinen?. Bamberski vendos doren ne xhepin e tij dhe nxjerr 2 banknota Euro 500-ndeshe. Krasniqi shiqon ate dhe i thot se nuk do i merr parate ngase jane shume, por pasi te perfundon transporti, ai don 30 euro te benzines, dhe se keto 30 euro ai nuk do i merr pa perfunduar punen. bamberski para gjykates spjegin se nuk kishte besuar ne shqiptarin pasi 4 here me radhe kishte tentuar ta kindapoj mjekun, por qe te 4 heret kishte deshtuar edhe pse keto tentime u bene nga profesionalistet ( 1 x zhurunalistet, 1 x axhentet sekret franqez, 1 x legjioneret dhe nje here shoket dhe familjaret e bamberskit). bambereski largohet si i tallur nga krasniqi duke humbur cdo shprese se ky perosn do mund te ia perfundoj kete pune………. etj etj. shkruaj kete pjese te procedures se gjykates pasi isha i pranishem ne gjykate dhe ate jo si i ftuar por vetem si shikues per ti dhene sympatine z. krasniqi
Bravo sado qe francezet nuk na duan ne,po nire ja kan bere ati monstre
Të lumt orë Anton, ndërsa për ju
@ufot, lale Antonin e njoh personalisht dhe të them që ai nuk mori lek me shumë që pat shpenzime, ty lale tu paska ber koka lek e mendja lesh. Ske faj se ka njerëz që shesin motrën nëpër trotuaret e Evropës (Ishalla sje ti nga ata!).
@Çeço, ti si duket je nga lloji i keti mjeku gjerman, të vjen radha edhe ty ku do ta pret dikush ku jeton.
Na edhe linkun te te mbushet mendja se ka marre 20 000 euro edhe mylle halen more vesh. http://www.lemonde.fr/societe/article/2014/05/24/proces-bamberski-le-droit-contre-la-morale_4424950_3224.html
Ufot: Je gabim! artikulli i larteshenuar nga “lemonde” eshte tejete gabim. parate jane gjetur ne xhepin e bamberskit ne hotel. para gjykates bamberski spjegon se donte te ia dhuronte keto para kindapuesve. kindapuesit kryen detyren dhe moren rrugen per ne austri pa kontaktuar fare bamberskin. kindapuesit alarmuan policine dhe dhane adresen se ku gjindet mjeku. kindapueset informuan bamberskin se kan kryer punen,perderisa bamberski kerkonte nje takim me kindapuesit (me siguri per ti shperblyer) por qe keta refuzuan kete takim. para gjykates gjeorgjiani dhe kosovari spjegojne se personi i trete me origjine ruse ne kilometrat e para pas kindapimit kishte nxjerrur thiken per ti prere gjenitalet mjekut pedofil, gje qe keta te dy u detyruan te nxjerrin rusin jashte nga vetura dhe te vazhdojne transportin per ne france.
DHE LEKET PO I KA MARE ME DJERSE I KA HALLALL……………
Tomas
Te lutem jo kunatin
kunatin do e shifja mire ne cerrik
Per çfare ka bere ka marre parate , jo se e ka bere bashke me ata dy te tjeret per arsye humane, kjo fjala hero sikur nuk shkon
mire ka ba , por si mercenar ama.
gjithsesi fund i drejt.
Tema artikujt ju mund t’i merrni nga te doni por duhet te kujdeseni qe t’ia paraqesni lexuesit ne gjuhen shqip standarte! Hajde pra shtyjeni veten pertej copy/paste…
Perfundimisht u zbulua dhe maska e drejtesise gjermane.
A i njohet se kush jane gjermanet ??????????
Dhe nje kriminel te ndyre,nje pedofil pa shpirt ,Gjermania
e ka mbrojtur gjithe keto vite .Ato Gjerman jane qe kane mbuluar
shume krime .
Gjuha e artikullit mua me duket pergjithesisht korrekte.E rilexova i nxitur nga komentet e mesiperme dhe po mendoj qe ose dikush po e teperon me problemet gjuhesore te artikullit ose une kam lexuar nje artikull te ripunuar qe nuk reflekton problemet e parashkruesve.
15 vjet burg ?! sa pak , ai monstra meritonte karrigen elektrike…
Cilsimi si hero i keti kosovarit jo i drejt . Titulli hero ne kete rast eshte si te thuash futja kot . Ky titull fitohet ne rastet kur nje person kryen nje veprimtatri madhore ne sherbim te atedheut ose te nje grupi njerezish ne raste kur u mundeson atyre shpetimin nga rreziku i humbjes se jetes . Po ky kosovari ku ka qene ne kohen e krimeve te perbindeshme qe benin serbet ndaj femijve , grave dhe pleqeve ne Kosove ? Mundet qe kete veprim ky far Anton ka.. ta kete bere si kethim borgji per strehimin qe i eshte bere nga Francezet ne kohen e luftes , pra si shpeti bythe ? – Rastin ne fjale te gjermanit qe kreu aktin e turpshem kriminal , ta zgjidhte vet shteti Francez me ate Gjerman . Historia e se kaluares , kur shqiptaret perpiqeshin te benin shtet , na tregon se ishte presidenti ( perandori) Bismark i gjermanise ne 1878 ai qe nuk pranoi qe problemi i shqiptarve ne Ballkan te trajtohej drejt , por u be sipas interesave te popujve fqinj ;serbve , malazeseve bullgarve dhe grekeve . Jane po keta francezet e gjermanet qe edhe gjerat e vogla te shqiptarve i bejne Bjeshke (sa nje mal i lart) , kurse te tyret i kalojne ne heshtje . Rasti i mesiperm i ketij Krasniqit tingellon si rasti i nje servili karshi te huajve . Nese Franca e Gjermania me aleatet e tjere te medhenje ndihmuan Kosoven ne luften e Clirimtare te fundshekullit te kaluar XX , kjo ka qene e domosdoshme dhe e detyruashme dhe per vete ata , te cilet qe me par kur njohen shetet ballkanike si shtet te pa mvarura , duhet ta kishin rregulluar drejt dhe problemin shqiptar . BILES ATA KANE DHE PERGJEGJESIN E MADHE QE NUK NDERHYNE ME KOHE PA NDODHUR KRIMET MONSTRUOZE . Ne gjithemone jemi mesuar t’i falenderojme per ate ndihme qe na u dha duke bombarduar dhe neutralizuar ushtrite serbe nga NATO , por as njehere nuk kemi folur se qe ne 1946 , qe kur se u krijua OKBja , fuqite e medha qe me demek marrin ne mbrojtje popujt e vegjel nuk kane kerkuar dhe as nuk kane lejuar qe neni nje i Dokumentit themelor i kesaj organizate kryesore ne bote , PARIMI I VETEVENDOSJES , te gjeje zbatim . Ndaj dhe une shpreh mendimin tim se ky rasti Krasniqit ,qe rrembeu ……. nuk eshte i ndonje rendesije te vecant qe te hiporbolizohet kaq shume , pasi dhe vlera atdhetare dhe edukative eshte shume e paket per ta cilesuar si akt heroik .