Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ishte sot për vizitë në Shkup ku përsëriti qëndrimin e njohur të Aleancës Veriatlantike se Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje për emrin në mënyrë që t’i bashkohet familjes së kombeve të NATO-s.
Zoti Rasmussen dhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, biseduan për çështje të ndryshme, përfshirë reformat e duhura që kërkon aleanca nga Maqedonia, si kusht për t’u bërë pjesë e saj.
Sekretari Rasmussen theksoi kontributin e Maqedonisë në misionet paqësore si ISAF dhe KFOR, ndërkohë që shtoi se NATO-ja është përkushtuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e natyrshme e familjes euro-atlantike, siç tha.
“Siguria juaj, qëndrueshmëria dhe e ardhmja juaj kanë rëndësi për ne”, tha sekretari i NATO-s për të shtuar se “integrimi në aleancë është një zgjedhje e lirë, por se kërkon reforma të vazhdueshme, vendime të vështira dhe drejtues politikë të guximshëm”.
Ai tha se dyert e NATO-s janë të hapura, ndërkohë që theksoi se Maqedonia do të marrë ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim pasi të gjindet një zgjidhje e pranueshmër për çështjen e emrit të vendit nga të dyja palët.
Ndërkohë, kryeministri Nikolla Gruevski tha se shpreson që ftesa të vijë në takimin e radhës të Aleancës së NATO-s.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes së problemit me emrin, që paraqet kusht për integrim në NATO, por shpresojmë, shtoi ai, që edhe pala tjetër të bëjë përpjekje”./VOA
Te gjithe ne NATO per…? kunder…? ? Mijera burokrate qe marrin rrogat kot. 90% te sulmit ne Libi e ben Shba, 95% te luftrave ne Irak dhe Afganistan i ben Ushtria e Shba-se. Te tjeret jane fasade per te dhene idene se nuk i bejme vet lufterat.
Kjo aleance dikur kishte kuptim se duhet te pengonte tanket Sovjetike te arrinin ne Paris. Sot tanket e Rusise (qe eshte nje fraksion i fuqise se BS se dikurshem) do ngecinin ne trafikun e metropoleve evropiane, jo me te arrinin ndonje destinacion…
Sot Nato eshte thjesht territor per te zgjeruar bazat e ushtrise amerikane dhe treg per firmat e saj te eksportit te armeve.
Lexojini dhe publikoni komentet e mia se jane pasuri, veshtire ti degjoni shpesh, nuk ja mban as a tyre qe i kuptojne ti thone ?
Eshte e degjuar thenia popullore : Paç fatin e kurves dhe kurve mos qofsh.
Europa, kjo vechia troja harron se ne harkun kohor prej 30 vitesh u dogj ne dy luftra boterore sepse……………etj e etj, eshte una troja mendon e vepron si e tille.
Populli europiano-perendimor e shikon te pamotivushme ekzistencen e NATO-s,ndersa oligarkia e Europes JO.
Shpresoj qe ne kete shekull popujt te qeverisen nga populli.