Premtimi i Kurtit: Burgu i ri në Llap do të shndërrohet në seli të qeveritarëve

23 Maj 2014, 18:44Rajoni TEMA

“Lëvizja Vetëvendosje do të zmbrapsë kriminelët dhe do t’ çojë në burg, ndërsa burgu i ri që po ndërtohen në Dyz të Llapit do të shndërrohet në seli të qeveritarëve të vendit”.

Kështu ka deklaruar lideri i VV-së, Albin Kurti, në prezantimin e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti në Prizren.

Para të pranishmëve, të cilët qëndronin nën tenda, në një mot të nxehtë, Kurti ndër tjera tha se duke qenë shpesh nëpër rrugë, asnjëherë nuk ka parë që policia të ketë ndalur ndonjë “xhip” , por vetëm vetura të lira dhe kjo dëshmon se polica po frikësohet nga kriminelët, në vend që të ndodhte e kundërta.

“Me ardhjen në pushtet, VV do të bëjë që kriminelët të frikësohen nga policia. Në rast se ne bëhemi të guximshëm, ata bëhen frikacakë sa s’ka”, tha Kurti teksa kujtoi një thënie popullore, se “në gjah pushka duhet mbushur për ujk”.

Në shpalosjen e programit për shëndetësinë të këtij subjekti, Kurti tha se VV parashikon që në rast të sëmundjes së qytetarit, ai në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojë se sa është thellësia e xhepit të tij për të paguar shpenzimet, por vetëm se në çfarë shkalle ka arritur sëmundja./ZERI

4 komente në “Premtimi i Kurtit: Burgu i ri në Llap do të shndërrohet në seli të qeveritarëve”

  1. jeronim de rada says:

    Kosova fatkeqesisht nuk ka udheheqes qe ia duan te miren vendit. Udheheqesit kosovare jane vrases dhe hajdute. Edhe zoteri Kurti nuk dallon shume prej te tjereve.

  2. ÍLIRI says:

    z. Kurti, verdiktin per ta quar dikend ne burg e jep gjykata e jo politikani. Ketu shihet qe ke tipare diktatori e jo politikani te moderuar.

  3. paj nukj ka gjygjetar ne kosove,sistemi drejtesis ne kosove eshte akoma i viteve 80 te shek te kaluar albini e din qka flete,pa e rreformu ne themel sistemin e drejtesis,nuk ka ndeshkim,nuk ka lufte kunder se keqes,pra keta qe ishin ne pushtet PD,LDK,AKR,AAK,deshmuan se nuk duan qe kosova te behet shtet i se drejtes ligjore,por si vinin ne pushtet e rrjepnin edhe ashtu te e varfur qe ishte kosova,pra e vetmja shpres eshte VETEVENDOSJA,e cila doren ne zemer mese shumti ka denoncuar korrupcionin,nepotizmin,e shum gjera te kqija qe i kan ndodh kosoves e vetmja ka qen vetevendosja,Pra Albini din qka flet dhe nese ksaj radhe vine prap ata qe rrjepen kosoven,tash kosoves do i mbesin vetum kockat

  4. SHqiponja says:

    @Jeronimi perse e fute hunden aty ku nuk ke lidhje.ti nuk e njef fare zoteri Kurtin,por ti i njefe shume mire ,keta te paret qe permende pra lideret e tjere,dhe dihet shum mire pse i njefe,se bashkpunon me ta sigurt,ose ju ke kryer ndonje sherbim,e te kane gjuajtur ndonje leke.Albin Kurti dhe Vetvendosja,jane shpetimi i Kosoves,SHqiperise,dhe shqiptaris.sepse ne radhe te pare jane patriot,mbi te gjitha e dojhn atdheun dhe jane krenare qe i takojn keti kombi,jane te vendosur ne parimet e veta ,dhe nuk i thejn per askend,siq bejn lideret te cilet fale votes se vjedhur ne bashkpunim edhe me nderkombetaret,sepse ju duheshin njerez te shantazhuar ,servil analfabet,pa qendrim,pa krenari,per realizimin e interesave te veta.e shifni ata na ndihmuan ne luft por per te na okupur vete,per qellime te veta,per ate nuk e lene kosoven te formoje ushtri te veten,qe vete te i mbrojm kufite tane,si çdo shtete i pamvarur ne Bote,do te kishte ligje e drejtesi per te gjithe njejte,e jo djemte e politikanve te i rrafin policet,pse e ndalon per shpejtesi mbi 200 ne ore,dhe ate me veture te qeverise ,te cilet e quajne veture e babit,dhe marrin nje denim per kundervajtje .aqe te paditur jane sa mendojne se e kane marre qeverin dhe tani atyne ju takone gjithqka çka ata duan.prandaje Jeronim ,e Jeronima te tjere,mos i fute hundet kur nuk dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje