Dorëzohen Sami Lushtaku dhe të tjerët, dërgohen në Dubravë

23 Maj 2014, 09:54Rajoni TEMA

Sami Lushtaku është dorëzuar.

Ai është larguar me vetura të policisë dhe është dërguar në burgun e Dubravës.

Pas largimit të tyre me vetura të policisë, kanë folur edhe avokatët mbrojtës të tyre, të cilët kanë thënë se ka qenë protestë e të akuzuarve që nuk kanë dashur të shkojnë në veri, por të dërgohen përsëri në burgun e Dubravës.

Kjo marrëveshje ka ardhur pasi edhe Jonatan Ratel ka qenë pjesëmarrës në biseda disaminutëshe me avokatët mbrojtës.

Për në burgun e Dubravës janë shoqëruar edhe Ismet Haxha dhe Sahit Jashari./Express

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje