Anëtari i parlamentit gjerman, Michael Brand, nga partia e e kancelares gjermane Angela Merkel, tha se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin.
Siç raporton Koha Ditore, Michael Brand foli edhe për kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, dhe rrethin e tij, për veprime të paligjshme.
Brand tha në fjalën e tij para Bundestagut gjerman se pozicioni gjerman është i qartë si loti: dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit.
“Pozicioni gjerman është i qartë si loti: Dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit. Kush e mbështet korrupsionin, nuk mund të llogarisë me mbështetjen tonë. Për BE-në dhe NATO-n vlen: Kush dëshiron të ndalojë përhapjen e mëtejme të strukturave kriminale, duhet të ketë kurs të qartë. Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe krimit. Për mandatin e KFOR-it kjo do të thotë: kush dëshiron të mbrojë dhe forcojë të gjithë ata që duan të ndërtojnë një shtet vërtet ligjor, duhet të miratojnë zgjatjen e mandatit”.
Të enjten në Parlamentin gjerman deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe këtë vit.
Michael Brand javën e kaluar ka vizituar Kosovën bashkë me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.
Ky gjermani “gënjen”…(???!!!) Pse s’po “ndihet” njeri nga “patriotët” trima Kosovarë..???!!!
Me nje gur mund te godasesh dy zogj, por kjo nuk do te thote se i palose ne toke…
Moj Evrope, moj k*rve qemotit…
Ia paska vendos nje vule te forte. Kosova e ka zgjidhjen ne dore, po te isha nje nder votuesit e Kosoves; vota ime do te ishte publikisht per z. Ramush Haradinaj!
KY gjermani flete me “argumentet”e gazetes se Vetonit Koha ditore…
Vellezrit osmani nga kosova jane bosset e mafias evropiane me qender ne hamburge te gjermanis jo ne kosove ku kan financuare disa dhjetra politikaj madje edhe vete shrederin. Ky deputeti gjermane mos na shese dengla neve kosovarve se ne e njofim gjermani jo nga dje e sote por tashe e mbi 60 vite disapora kosovare eshte prezente ne gjermani edhe me pare para luftes se pare e te dyte botrore por masivishte keto 60 vitet e fundit.
Pse ore keta evropianet i strehojn gjithe miliardat e diktatorve kriminelve e narko baronve te botes nderkohe kerkojne perfeksione nga te tjeret pune pedofilash.
Evropen e njohim mjaft mire dhe e dime sa tinzare dhe hipokrite eshte.Po ne na intereson thjesht per arsye politike.Shtetet e evropes shohin secili interesin e vet dhe ja kane me te futur njeri tjetrit.Ne duhet te duam vendin dhe bashkeatdhetaret tane.
Kjo eshet nje informat e devijuar nga koha ditore e Surroit. Ky Bandi na del njejte si D. Marti,asgje me shume.Fundi fundit eshte nje ze i humbur ne mesin e 80 miljon Gjermaneve.Kosoven e kane qeverise per tri mandate me shume bashkesia nderkombetare dhe per gjendjen qe eshte Kosova ata jane pergjegjesit e pare,bile edhe tashe ne sferat kryesore ata edne e administrojne. Duhet te nisen nga vetja cka kane bere dhe ku jane dhe kah po na shpijen e pastaj le te flasin per tjere.