Vendim i KQZ-së: S’ka postera për këto zgjedhje, ndotet ambienti

27 Maj 2014, 18:50Rajoni TEMA

KQZ-ja ka marrë vendim që të ndalohen posterët e kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 8 qershor.

Pra, askush nuk ka të drejtë që të vendosë posterë as gjatë fushatës, në të kundërtën gjobitet.

Kjo me arsyetimin që të mos ndotet ambienti dhe të mos ketë probleme mes subjekteve, sa i përket hapësirës.

Kërkesën për këtë vendim e kanë nënshkruar një grup anëtarësh të KQZ-së, por disa nga anëtarët nuk e kanë përkrahur.

Këtë kërkesë nuk e ka përkrahur anëtari Adnan Rrustemi nga radhët e Vetëvendosjes, me arsyetimin se ka subjekte që nuk kanë mundësi tjetër promovimi.

As Ersan Spat nuk e ka përkrahur. Sipas tij, kjo kërkesë duhej bërë më herët ngaqë, siç thotë ai, subjektet i kanë shtypur posterat e tyre.

Ndërsa Florian Dushi ka thënë se në Kosovë nuk ka vend të përcaktuar për hapësira të posterëve, prandaj ato po shpërndahen gjithandej. Kjo ka qenë arsyeja pse ai e ka përkrahur këtë ide.

Në fund, me 6 vota pro është miratuar kërkesa, që formati B2 të mos shtypet./Telegrafi/

2 komente në “Vendim i KQZ-së: S’ka postera për këto zgjedhje, ndotet ambienti”

  1. meritoni says:

    ambientin e ndotin posteret,por,shume me shume e ndotin politikanet.

  2. Denoncim says:

    epo shyqur se xhaxhi Halim Kosoves se PD-se, edhe sot e kesaj dite ja shikon posterat nga Tirana e Re dhe ne Unaze…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje