PDK ka mbajtur tubimin qendror në ambient të hapur, në platenë para Teatrit të Gjilanit.
Sami Hoxha, koordinator në degën e PDK-së në Gjilan, ka thënë se gjilanasit kanë kë të votojnë duke përmendur kandidaturat e Zenun Pajaziti, Labinota Demi – Murtezi (PD), Salihe Mustafa, Nafije Gash (PD), Qemajl Mustafa, Florina Zymberi, Sabedin Kadriu.
Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, ka thënë se “Misioni i Ri” ka fituar mbështetje, prandaj fitorja e thellë është e pashmangshme.
Thaçi ka përmendur rritjet e pagave, ligjet e miratuara dhe lehtësirat për nxënës e studentë, hapjen e 200 mijë vendeve të reja të punës e ndihmën për bizneset.
Ai tha do të ndërtohet autostrada Prishtinë – Bresalc – Gjilan – Konçul, kurse ka shtuar se do të ketë rritje të përhershme të pagave për të gjithë punëtorët.
“Synojmë mbi 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës me qëllim që t’i realizojmë të gjitha premtimet”, ka thënë Hashim Thaçi, i cili fitoren e PDK-së dhe të partnerëve të koalicionit e ka parë si punë të kryer.
Ferid Agani, kryetar i PD-së, partner i PDK-së në zgjedhje, ka thënë se iu përgjigjën thirrjes për bashkim me PDK-në, për ta çuar vendin përpara./ZERI
Prap ktij do tja jepni ju nuk u ngopet me rrena.
hahahahahaah,do te fitoj dy si grushta nje si bisht.