Tymi vullkanik, që është hetuar mbrëmë në afërsi të fshatit Kosel të Ohrit, ka qenë shkak që shumë banorë të shqetësohen. Ndonëse vullkani nuk është aktiv, banorët megjithatë i ka kapur paniku.
Ata nuk besojnë se në afërsi të tyre mund të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore, kurse shumë prej tyre e lidhin këtë dukuri me paraqitjen e reshjeve të mëdha të shiut dhe me tërmetet.
Nga Shërbimi i Zjarrfikësve në Ohër komentojnë se vend për panik nuk ka dhe se dukuritë e fundit janë si reagim ndaj ndryshimeve klimatike.
Në hapësirën ku ndodhet vullkani janë vërejtur disa vrima në formë të kraterit dhe prej andej vie aromë e vezëve të prishura. Ekspertët thonë se nga vrimat lirohen gazra të dioksid karbonit dhe sulfurit hidrik dhe këto janë shenja të shuarjes së aktivitetit të dikurshëm vullkanik.
Për shkak të këtyre dukurive specifike, në vitet ‘70 Komuna e Ohrit, kësaj zonë i ka dhënë statusin e rezervatit të rrallë natyror. (INA)
Gjithe keto termete qe kane rene keto kohe, nje arsye e kane.
Vullkan ne Oher? Cfare nuk po degjojme! Jam gjeolog, por te degjoja keto gjepura, asnjehere nuk e prisja! Megjithate jetojme nje kohe, kur duhet t’i besojme te gjitha….
O gjeologu Gezim qe nuk di shkrim e kendim Liqeni i Ohrit eshte me origjine vullkanike.
Po ketu tek llixhat e peshkopise si i behet
Arber, nuk e di se c’profesion ke, as nuk dua ta di, por po te filloj ta shpjegoj fenomenin, kam frike se do ngelesh e do behesh me injorant se je. Liqeni i Ohrit nuk ka origjine vullkanike o injorant i injoranteve, por ka origjine tektonike, por ti dhe shoket tuaj asnjehere nuk do e kuptojne. Sa per shkollen, po ta bej te qarte, se po te gezosh dhe 100 jete, nuk do me arrish dot as te maja e gishtit te kembes sime. Tani po te le te vegjetosh ne injorancen tende!…..