Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në datën 2- 3 qershor 2014, do të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Europës Qëndrore (CEI), që zhvillohet në Vjenë.
Sipas njoftimit zyrtar, në takim do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të 18 vendeve anëtare, si dhe të ftuar në nivele të larta nga Komisioni Europian, Këshilli i Evropës, si dhe një varg organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon.
Në këtë aktivitet, presidenca austriake ka ftuar edhe një delegacion të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Nesër, ministri Bushati do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Konferencën: “Ballkani Perëndimor 2014”, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë, para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të CEI.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë, ku pritet të marrin pjesë edhe Komisioneri Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e të Italisë, në emër të presidencës aktuale dhe të ardhshëm e BE-së, do të diskutohet mbi: “Bashkimi Evropian si projekt për paqen -Hapat e ardhshëm në Procesin e zgjerimit” si dhe për “Situatën Ekonomike në Ballkan – Sfida dhe Mundësi”
Me ka pelqyer gjithmon politikanet Austriak kundrejte SHQIPTAREVE,le te shikojme kush nga minjte SLLAVE do abandonoje sallen per shkak te KOSOVES si e ftuar?.
Austriaket nuk ua harrojn serbeve kurre vrasjen e Franc Ferdinandit ne Sarajeve qe shkaktoi luften e pare Boterore.
Perveq kesaj Ministri Hoxhaj eshte i shkolluar ne Austri dhe ka miq te forte ne Vjene.