FOTO REPORTAZH/ Tragjedia që goditi Kosovën para zgjedhjeve

6 Qershor 2014, 18:22Rajoni TEMA
FOTO REPORTAZH/ Tragjedia që goditi Kosovën para zgjedhjeve

Dy ditë përpara se të shkonin përpara kutive të votimit, shqiptarët u goditën nga një tjetër lajm i rëndë.

Shpërthimi në termocentralin e shumëpërfolur Kosova A i mori jetën dy punëtorëve, siç konfirmohet deri më tani.

Fushata për zgjedhje u ndërpre, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se do ngrihet një komision hetimor për këtë fatkeqësi.

Ai tha se do nxirren përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë dhe do merren masa për të mos u përsëritur më.

Termocentrali i vjetër do të mbyllej, ndërsa ishte një nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë.

Fotot e Express tregojnë pamjet kur Forcat e Sigurisë së Kosovës përpiqen për të nxjerrë të gjallë një nga punëtorët e mbetur në rrënoja.

3 komente në “FOTO REPORTAZH/ Tragjedia që goditi Kosovën para zgjedhjeve”

  1. lemi says:

    nuk mund te jete tragjedi,qdo dite neper rruge te kosoves kena ndeshje te ndryshme,per fat te keqe edhe me fatalitet.

  2. Janina says:

    Kete e kane bere agjentet e Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje