Një hetim në Kinë zbulon 1 mijë “zyrtarë të zhveshur”

7 Qershor 2014, 18:27Lifestyle TEMA

Një hetim në Kinë ka zbuluar se më shumë se 1 mijë zyrtarë në provincën jugore të Guangdong kanë gra ose fëmijë që jetojnë jashtë vendit.

Liderët komunistë në Kinë duan t’i japin fund kësaj praktike, pasi besojnë se është e lidhur me korrupsionin.

Sipas BBC, një praktikë e tillë nuk është e paligjshme, por u jep një mundësi zyrtarëve që të dërgojnë jashtë vendit paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Këtyre zyrtarëve iu është thënë që të sjellin familjet e tyre në Kinë ose të lënë punën apo të pranojnë ulje në detyrë.

Agjencia shtetërore Xinhua thotë se hetimi është zhvilluar për dy muaj.

Sipas saj, në qendër të hetimit ishin ata që në Kinë njihen me emrin “zyrtarët e zhveshur”.

Ky emër përdoret për ata nëpunës civilë në Kinë, që i dërgojnë anëtarët e familjes të jetojnë jashtë vendit.

Më pas fitimet e tyre të paligjshme i dërgojnë jashtë vendit, duke i lënë zyrtarët në Kinë me shumë pak asete ose “të zhveshur”.

Rreth 200 zyrtarë u kanë kërkuar familjeve të kthehen. Rreth 866 të tjerë kanë pranuar ulje në detyrë.

Prej shumë vitesh zyrtarët kinezë i dërgojnë njerëzit e familjes jashtë për të jetuar dhe punuar.

Bo Xilai, një ish- zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën, e kishte dërguar djalin e tij në shkollën e shtrenjtë britanike Harrow.

6 komente në “Një hetim në Kinë zbulon 1 mijë “zyrtarë të zhveshur””

  1. tourkofagos says:

    Jo indian po korrak shqipfoles do kete qene..!! ?
    Una razza una faccia!

    1. gayreek nga ishulli lesbos says:

      E pogu maset korofillaqi ik ne gerqi ene na le ne punen tone

    2. rising star says:

      o pede grek po ik o legen se na cave viçin!

  2. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Ho me,thuj po deshe Parti Komuniste!Ja ky eshte komunizmi qe te q.. momen e ste le te besh xhap.Ho me doni demokraci? te le te besh korrupsion,kjo eshte demokracia alla sali berishjane.

  3. egi says:

    shif shif i dergojne familjet jashte vendit te jeetojne edhe i quajne zyrtare te zhveshur: http://bit.ly/1io2fYb

  4. tironsi says:

    Po edhe vete presidenti i Kines e ka vajzen ne Harvard dhe eshte nje nga miliraderet e botes. Nje pyetje lind ketu,nese komunizmi premton parajsen, si mundet qe keta funsionare i largojne familjart e tyre nga parajsa komuniste??!!
    Kjo tregon qarte se komunizmi per keta funksionareta eshte vetem alibia per te mbajtur pushtetin dhe pastaj per te abuzuar me te me qellim pasurimin e familjeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje