Një veteran britanik i Luftës së Dytë Botërore, që u zhduk nga azili për të marrë pjesë në përkujtimet për D- Day në Francë, është kthyer në Britaninë e Madhe.
Bernard Jordan, 89 vjeç, u largua pa lajmëruar nga azili dhe u shpall i humbur nga policia në mbrëmje.
Më vonë u zbulua se ai ishte bashkuar me veteranët e tjerë në Francë.
Një zyrtar tha se ai është në formë të mirë.
Veterani jeton në azil me të shoqen, por nuk i kishin dhënë leje për të shkuar në Francë.
Tani ai shpreson se nuk do jetë në telashe me drejtuesit e azilit.
Veterani tha se ka qenë edhe vitin e shkuar dhe shpreson të shkojë edhe vitin tjetër në Normandi.
Jete te gjate veteranit.
Shume Impresionante, njeri me shpirt dhe karakter te madh! Kur lexoj keto lajme, gjithmone e me shume besoj se mosha nuk eshte pengese per asgje dhe per asnje.