INTERVISTA/ Artan Lame: S’do ta lejojmë Bashën të abuzojë me Tiranën

8 Qershor 2014, 21:51Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi*

Zoti Lame, në 30 shtator të vitit të shkuar morët detyrën e kreut të ALUIZNI-t. Çfarë bilanci do t’i bënit punës tuaj? Jeni aty ku prisnit të ishit, apo ka diçka që ju ka mbetur peng në këtë periudhë kohore?

 

Për fat të keq detyrohem të them se ALUIZNI ishte një institucion moralisht, financiarisht dhe institucionalisht i falimentuar, që mbijetonte thjesht për inerci. Më duhet ta theksoj sërish se institucioni që kam marrë pas rrotacionit politik ka qenë me shumë probleme, probleme serioze. E them këtë sepse çdo gjë duhet ta fillonim nga e para, që nga sistemimi i dosjeve, i cili ka qenë në një kaos të vërtetë. Edhe për këtë u desh që të pezullohej puna, duke i kërkuar stafit, sistemimin dhe administrimin e të gjitha dosjeve sipas Njësive Vendore (komuna, bashki) pasi shumë dosje fizike mungonin edhe pse deklaruesit ishin të rregjistruar nëpër rregjistra. Nuk ishte një punë e lehtë, por një punë që u desh të fillohej nga A-ja.

Kemi krijuar strukturën dhe organikën e ALUIZNI-t, ku në rekrutimin e stafit janë marrë njerëz profesionalë dhe të mirëkualifikuar, sepse ekipi që kam gjetur ka qenë jo profesional dhe efektiv.

Në fillim të muajit mars ne kemi filluar punën në terren me ekipet tona të cilët kanë evidentuar objekte informale duke pregatitur skicat fushore dhe planimetritë për rreth 11.300 objekte informale, deri në fund të muajit maj.

Realisht, ne ende nuk kemi filluar dhënien e lejeve falas, pasi ende ligji nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Nga momenti i dekretimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit, ne do të fillojmë menjëherë nga dorëzimi i lejeve. Njerëzit po i mbajmë peng të ligjit, duke ju kërkuar që ata të mos bëjnë asnjë veprim bankar për pagesat e faturave, por të presin hyrjen në fuqi të ligjit, që të gjitha shërbimet që do t’u ofrojmë të jenë falas.

 

Kur sheh masën e frikshme të ndërtimeve, në periudhën e tranzicionit, konkludon se të gjesh të ligjshmen në këtë pyll betoni dhe tullash, duhet të jetë diçka afër të pamundurës. E keni dhe ju këtë ndjesi, kur uleni në mëngjes në karrigen tuaj të punës?e shkelesish

Koncepti i paligjshmerise ka kuptim kur në njëqind e shkelin ligjin një, dy apo pesë por kur një fenomen merr përmasa të tilla prej dhjetëramijë apo qindramijë shkelësish, koncepti midis të ligjshmes dhe të paligjshmes ndryshon, dhe shoqëria duhet të kuptojë se ka një problem për të zgjidhur. Përtej kësaj tani nuk jemi në fazën kush është e ligjshme dhe kush është e paligjshme por të ligjërojmë këtë realitet të formuar të shqipëtarëve. Ky është funksioni i reformës të legalizimeve përtej deformimeve dhe keqpërdorimeve elektorale dhe politike të momentit.

 

Pse kanë ndërtuar kaq shumë shqiptarët, sipas jush?

 

Sepse nuk i ka ndaluar askush që të mos veprojnë. Kanë tentuar të vënë tullën e parë, edhe në momentin që s’kanë pasur asnjë sinjal negativ kanë shtuar të dytën e kështu me radhë, e pasi kanë ndërtuar një kat kanë hedhur edhe të dytin. Nuk ka sunduar ligjshmëria, dhe kur njerëzve nuk jua turbullon trurin me problemet që të përballen, ata vazhdojnë të ndërtojnë të qetë.

 

Legalizimi me ose pa para. Cila është e vërteta e këtij debati që zgjat prej muajsh?

 

Procedurat për legalizimin do të jenë falas. Që do të thotë gjithçka do të jetë falas, përveç tokës. Ne nuk mund ta falim tokën, sepse në asnjëvend të botës nuk ndodh. Toka do të blihet me një çmim që varion nga qyteti në qytet. Nga të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e tokës do të mundim që të paguajmë ish pronarët, të cilët ne nuk mund t’i quajmë ish-pronar, sepse ata janë pronarë të vërtetë. Por sigurisht për shtresën vulnerabël që edhe shteti është më i ndjeshëm në këtë proces edhe toka do të jetë falas. Atij që ka një femijë të paralizuar, ne nuk mund t’i kërkojmë dot që të blejë tokën.

 

Kanë nisur shembjet nëpër plazhet e Shqipërisë. A është e saktë të thuhet se në një lagje të paligjshme, është disi e padrejtë të piketosh një apo dy pallate. Si veprohet në një rrethanë të tillë?

Çështja e ndërtimeve në zonat turistike është e shumë e komplikuar. Aty kemi një ndërthurje të ndjeshmërise se këtyre zonave, të ndërtimeve pa leje, të ndërtimeve me leje, të ndërtimeve pa leje. Aty ku mund edhe të lejohet ndërtimi, të rrezikimit të potencialeve turistike që kanë këto zona dhe shumë faktorë të tjerë. Eshtë shumë e vështirë të manovrosh midis këtyre faktorëve pa rrezikuar të akuzohesh për voluntarizëm dhe subjektivizëm në përzgjedhje e objekteve që duhen prishur. Lejtmotivi ynë në gjithë këtë situatë ka qenë të arrijmë rikuperimin më të madh me dhimbjen më të vogël.

 

Vazhdoni të jeni aktiv, me një grup miqsh, në lidhje me abuzime që vihen re në territor, në lidhje me trashëgiminë, monumentet e ndërtimet abuzive. A nuk ka ardhur koha që ju dhe disa prej kolegëve tuaj, sot “në pushtet”, të flisni me vendimmarrje? Siç e ka thënë dhe kreu i shumicës, fjala jonë është puna, apo jo?

Fakti qe kemi qenë aktiv jo vetëm kur ishim në opozitë por edhe tani që jemi në pozitë, unë do ta konsideroja si shenjë emancipimi të kesaj qeverisjeje e cila pranon te kritikohet publikisht edhe nga brenda. Shumë nga ne i hynë kësaj pune jo thjesht për një rrogë shteti, por për të realizuar ëndrrat dhe pasionet që kemi diskutuar me njëri-tjetrin. Në këto kushte vështirë të hiqnim dorë kaq kollaj nga pasionet tona.

Duket se ka nisur të verifikohet vërtetësia e një “profecie” që ju bëtë kur u miratua plani i ri rregullues i Tiranës. Ka shenja se po fillojnë ndërtimet në disa zona të kryeqytetit, deri dje të kursyera nga ethet e ndërtimit. Cili është komenti juaj?

Unë nuk kam bërë asnjë profeci thjesht kam zbërthyer në terma të dukshëm për këdo, ato çka parashikon e zeza mbi të bardhë, ai plan i ashtuquajtur rregullues, ai plan vrastar. Eshtë e pabesueshme mungesa e ndjeshmërise qytetare e përgjegjshmërisë për postet që kanë, e dashurisë për qytetin ku jetojmë, që kanë demonstruar deri tani drejtuesit aktual të Bashkisë së Tiranës, duke filluar nga kryetari e deri tek specialisti i thjeshtë. Ky është lajmi i zi, lajmi i mirëështë se qeveria ka ndërmarrë disa masa për ti vënë fre kësaj babëzie, masa që kanë filluar të japin efekt dhe, pas pak ditësh, do behen publike edhe disa masa te tjera. Ju garantoj qe do degjoni qaravitjet e zakonshme se qeveria po ndërhyn ne pavaresine e pushtetit vendor, por ju garantoj se jo vetem qe nuk do te kete asnje nderhyrje extra ligjore, por thjesh permes mekanizmave ligjore do te shpetojme çka mbetur publike dhe e bukur ne kete qytet.

 

Nëse do t’ju duhej të jepnit një datë sado të përafërt, kur e shihni fundin e procesit të legalizimeve?

Do ta ndaja ne blloqe te medha procesin e avancimit te legalizimeve. Ne katervjecarin e pare do te perfundoje legalizimet masive te zonave informale perreth qyteteve tona, zona ne te cilat problematika nuk eshte e komplikuar. Paralelisht me to, gjate ketij mandati, por dhe mandatin e ardhshem, do te vazhdojne legalizimet e objekteve te vecanta te shperndara poshte e perpjete, apo legalizimet brenda qyteteve ku problematikat jane ne menyre te paimagjinueshme te komplikuara me ceshtje pronash, konfliktesh, mbivendosjesh, fqinjesish cështje gjyqesore e plot te tjera. Ne keto raste do te ishte false te benim premtime, kur ceshtjet gjyqesore zgjasin nga tre, nga pese apo nga dhjete vjet.

 

Revista botoi javën e shkuar historinë e zbulimit dhe shkatërrimit të atij që është konsideruar si një zbulim i ngjashëm me Pompein. Fjala është për ish-lulishten 1 Maji në Durrës. Cili është mendimi juaj për këtë rast?

Forumi per trashegimine e ka denoncuar disa here, disa vite rresht kete krim shteteror qe po ndodhte ne Durres. Them krim shteteror, sepse zor te gjendet institucion publik qe ka lidhje direkt apo indirekt me territorrin apo trashegimine kulturore, qe te mos kete hedhur firmen ne ate krim qe i eshte bere qytetit te Durresit, qyteterimit shqiptar, trashegimise se qyteterimeve me te shkelqyera te globit, atyre greko-romake. Keto javet e fundit ka nje impenjim shume te madh te shoqerise civile, te qytetareve, te mediave dhe gazetareve, per mbajtjen gjalle te frymes se denoncimit per kete ceshtje. I mbetet institucioneve te shtetit shqiptar, ne radhe te pare Ministrise se Kultures dhe Prokurorise, qe ketij denoncimi ti vene emra personash pergjejgjes qe duhet te pergjigjen per ate qe bene.

A ju ka marrë malli ndopak për “Shqipnin e harrume”, e përgjithësisht për hobin e të shkruarit, që e keni lëvruar jo pa sukses prej vitesh?

Te shkruarit nuk ka qene hobi per mua por menyra e te hedhurit ne leter e te gjithe tensioneve qe me krijoheshin sa here qe une shikoja gjera qe une mendioja se mund te ishin ndryshe. Me kane sherbyer per ta shkarkuar kete tension, por nese kane sherbyer edhe per te ndrequr ndonje gje sado te vogel në këtë botën tonë të vockël, do te ndihesha dhe me i kenaqur.

Ndërsa Shqipnia e Harrume do te mbetet e paharruar per mua.

*Marrë nga Revista Java

6 komente në “INTERVISTA/ Artan Lame: S’do ta lejojmë Bashën të abuzojë me Tiranën”

  1. safeti says:

    Dram me tre akte

    Marin Pjes:
    1. Vasili Komshiu katit 10
    2. Artani Komshiu katit 4
    3. Populli Komshiu katit 2

    Nje dit te bukur pranvere Populli shkon ke Vasili dhe i thot ke 100 euro borxh se ti jap pas nje muaji. Vasili ja jep.

    Pas nje muaji ke dera e Popullit troket Artan dhe i thot “mi jep mua ato 100 eurot qe i ke borxh Vasilit se ja coj une”. Populli ja dha.

    Artani duke ngjitur shkallet ne kat te tret mendoi 10 euro po i mbaj vete ti blej grus ndonje gje. Kur vajti ne kat te ketert mendoi “po i mbaj dhe “10 euro te blej nje kollare”. Kur vajti ne kat te pest mendoi “po i mbaj dhe 10 euro per dashnoren” e kshu me radh kur arriti ne kat te 10 skishte mbet me lek. Pasi krojti koken Artani pati nje ide …”spo ja jap leket Vasilit fundja ca do bej” dhe u kthye ne shtepi.

    Fund

  2. Ajet Delaj says:

    ALUZIN eshte nje agjensi shteterore antikushtetuese qe i kane vene per misin te beje te paligjshmen te ligjshme gje qe eshte e pamundur te ndolle ne nje sistem demokratik.
    Sa me shume te vazhdoje veprimtarine e tije antikushtetuese ALUZINi aq me shume shqiptare do i drejtohen Strasburgut e aq me afer do afrohet falimentimi i financave te Shtetit Shqiptar nga vendimet e Gjykates se Strasburgut.
    Edhe sikur buxheti i shtetit te perballonte faturen e kompensimit te pronareve a ka ndonje arsye te shendoshe ligjore apo morale qe Shteti te supportoje me taksat e shqiptareve ktivitetin kriminal te zaptimit te prones se tjetrit.
    Qeveritaret “post” komuniste jane me mentalitet tersisht komunist edhe tani pas 24 vjetesh pasi nuk mundesh te perdoresh taksat e qytetareve per te mbeshtetur nje shtrese grabitsish kur dihet se taksa paguajne edhe pronaret. Pra ti kompensosh pronaret me taksat e tyre. Alogjike dhe metalitet komunist i menaxhimit te parase publike.

  3. mauro says:

    Eshte e vertete z. Lame se te kane dhene doreheqjen 2 shefa hartografie dhe nj shef legalizimi nga keta qe solle ti vete? Dhe a ke kurajo tja thuash lezuesve pse iken?

  4. egi says:

    ore e kemi marre vesht qe ALuizni eshte nje instuticion i falimentuar, po ato legalizimet ca u bo:
    http://bit.ly/1pDushH

  5. --- says:

    Tasat e makines nuk ti vodha une keshtu qe mos mi kerko mua kerkoja atj qe I kishe shkuar ne shtepi per vizit, atij “mikut tim”, I morre prape tasat pas nderyrjes sime tek cunat.

  6. arberia says:

    Si mund te flitet per legalizim te pronave,kur akoma jane pa zbatuar VKM e vitit 2009 te qeverisae per dhenien e parave atyre qe shpronesohen nga ky proces.me duket qesharake kjo qe po ndodh.Te mbyllen nje here procedurat e tyre qe u jane marre keto toka e pastaj te vazhdohet me legalizime te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje