Një grup punk nga qyteti i Novi Sadit në Serbi kanë vendosur që grupi i tyre të mbajë emrin e fshatit në jug të Shqipërisë, Lazaratit, që është i njohur për rritjen e marihuanës.
Në një zonë alternative mblidhen shpesh për të bërë muzikë. Në mënyrë ilegale, në formë anarkie, ata thyejnëçdo kufi. Bluzat e grupit mbajnë flamurin shqiptar, raporton TCH.
Deri tani kanë bërë mjaft fansa dhe marrin pjesë edhe në koncerte të mëdha. Një pjesë nuk duan të identifikohen, por nuk përtojnë të prekin pikat më të ndjeshme.
“Ne kemi zero për qind gjuhë politikisht korrekte. Nuk merremi me të drejtat e shqiptarëve apo gjëra të tilla. Është thjesht një provokim dhe asgjë tjetër”, thotë kitaristi i grupit.
“Si provokim nuk mbështesim asnjerën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta”, thotë bateristi Nebojsha Cato.
Në marrëdhëniet e tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve grupi me emrin kontrovers dhe logon e tij shkon përtej kohës.
HA HA HA HA HA
“HASHASHI BASHKON KUFINJTE SHQIPRI KOSOVE, SERBIA DAKORD”
http://goo.gl/VThJV9
keta jane komplet te panjohur….qe kane gjetur nje menyre per tu bere te njohur. kaq
Hahahahaha Lazarati yne po behet kryeqendra e Ballkanit.
rendesi ka qe u vesht me te kuqe e zi, pa sa per provokim vazhdoni se i bini bukur.
Punk is NOT dead!!! ?
Keta duhet te jene hungareze sepse Novi Sadi eshte kryeqyteti i Vojvodines, krahine hungareze nen pushtimin serb dhe ku shumica e popullsise eshte hungareze. Nje serb, ne cfaredo kushtesh, nuk do te mbante nje flamur kuqezi ne qafe.
dua te shkoj per pushime ne Lazarat,e vendosa.
Ai ylli aty tek flamuri i shqiptareve nuk eshte yll pozitiv.
e paska provuar me duket mallin e LAZARATIT dhe si shperblim i ka vene emrin grupit…………………
Si provokim nuk mbështesim asnjërën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta thotë bateristi
Pikërisht këto fjalë ia çjerrin perden të gjithë kësaj barcolete të pështirë, duke e treguar se pa asnjë dyshim është e financuar dhe e orkestruar nga neo-bolshevikët e BE-së, për të përhapur bolshevizëm duke luftuar nacionalizmin që e kanë halë në sy sepse u pamundëson që të rrëmbejnë sovranitetitn e shteteve për ta shndërruar botën në një masë homogjene skllevërish pa histori, pa kulturë dhe pa vetvetqenie.