Aktorja e njohur, Angelina Jolie, u përlot gjatë një samiti që po organizohet në Londër, që ka për qëllim t’i japë fund dhunës seksuale në konflikte.
Jolie është bashkëorganizatore e këtij samiti, së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague.
Samiti është më i madhi për një çështje të tillë.
Aktorja u përlot, ndërsa dëgjonte historitë e viktimave të dhunës seksuale.
Ajo u prek sidomos nga historia e treguar nga Neema Namadamu nga Kongo, një aktiviste e njohur në këtë fushë, e cila rrëfeu se si vajza e saj 25- vjeçare ishte dhunuar nga një grup meshkujsh pak metra lar shtëpisë së tyre.
Te tilla personazhe ngjallin vec admirim….
E pasur dhe aktiviste…
Nene e perkushtuar femijve te adoptuar dhe te saj…
Dhuna seksuale ndaj femres eshte e papranushme. Ndodh ne cdo vend apo kulture, e prapambetur apo e emancipuar. Meshkujt e dobet psikologjikisht dhunojne per te treguar “forcen” e tyre.
Femra duhet respektuar. Po respektuat ate keni respektuar jeten, se eshte burimi i saj.
Nje Bravo e madhe per Angelina J. Jo vetem qe e ktheu jeten e saj 360°,porpo perpiqet te kontriboje ne ndryshimin e mijera jeteve.
More po kjo qenka bere kocke e lekur.
respect per kte grua shpirtmadhe proshqiptare
Po hoqi te dy gjinjte Brenda 1 kohe shume te shkurter, nuk I thone pak. Uroj te mos Kete me probleme me shendetin e saj, njerez te tille ja vlen te jetojne sa me gjate.
Shume prekese. me perloti.
te uroj sa me shume jete sepse njerez si Ju i duhen njerezimit.
Ato histori te dhunes seksuale te ushtruar ndaj tyre, normalisht do ta perlotnin cdo femer (mos i perdhunoni vjazat): http://goo.gl/uhtkdp
Me pelqyen komentet te cilat tregojne qe ne kemi njeshmerine edhe pse raste te tilla ne vendin tone nuk jane te pakta.Respekt edhe per Angeline Jolie per kontributin qe ajo po jep.