INTERVISTA/ Bello: Nuk e dimë nëse ekziston më PS. Edhe Blushi është i rrezikuar

12 Qershor 2014, 07:41Politika TEMA

Çfarë ndodhi me Lëvizjen e Mendimit Ndryshe (LMN) në PS. Si u zhdukën kritikët e së majtës. Kush mbijetoi dhe kush rrezikon sot. Marko Bello analizon muajt e parë të qeverisë së majtë: “Nuk pendohem për kritikat”

Nga Rozeta Rapushi

 

Nuk është në politikën aktive. Por do të mbetet gjithnjë një socialist. Deputet për tre legjislatura radhazi në Qarkun e Beratit, ish ministër i Integrimit dhe me një sërë postesh në qeverisjen socialiste dhe selinë rozë, Marko Bello pranon sot se kritikat e tij ndaj lidershipit socialist, e mënjanuan nga partia para zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013. Në një intervistë për revistën Klan, Bello shpjegon arsyet e shpërbërjes së të ashtuquajturës Lëvizja e Mendimit Ndryshe (LMN) në Partinë Socialiste, kur kjo e fundit ishte në opozitë. Për të, kritikat në vend që të ndihmonin dhe vlerësoheshin si këshilla nga kreu socialist, Edi Rama, u perceptuan si të rrezikshme dhe këtu nisi hakmarrja ndaj të gjithë atyre që guxuan të flasin kundër. Ai nuk kandidohet më për të qenë deputet, Arben Malaj po ashtu dhe del në garë si kandidat i pavarur, ndërsa Kastriot Islami i bashkëngjitet Partisë Demokratike. Në këtë këndvështrim, Bello e sheh të rrezikuar dhe deputetin socialist, Ben Blushi, zërin e vetëm kritik të mbetur brenda së majtës. Për të Rama është hakmarrës dhe ndëshkimi edhe në këtë rast nuk do të vonojë. Megjithatë, sot pas një viti nga heqja e emrit të tij në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, ai nuk është pishman për çfarë ka thënë. Sipas tij, koha, të gjithë kritikëve brenda së majtës u dha të drejtë. Kjo mjafton. Duke mos respektuar statusin dhe rregullat në parti, PS pothuajse është kthyer në një parti inekzistente, pa struktura, pa kryesi, pa diskutime konstruktive dhe pa një kryetar të zgjedhur. Bello komenton dhe koalicionin PS-LSI, duke e krahasuar me një qyp me mjaltë, ku për të qypi është i PS-së dhe mjaltin e ka marrë LSI.

-Zoti Bello, keni kohë që jeni shkëputur nga politika aktive, që pas mospërfshirjes së emrit tuaj në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndonëse keni një eksperiencë të gjatë në Partinë Socialiste. Cilat janë marrëdhëniet tuaja sot me selinë rozë?

Do të bëj një paralelizëm paksa të sforcuar, si çdo paralelizëm që çalon. Ashtu si Bashkimi Europian që sot është në një pozitë të vështirë nga zgjedhjet më të fundit për Parlamentin Europian, të cilat po vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij, edhe në PS sot po ndodh e njëjta gjë. Ne nuk e dimë nëse ekziston më PS apo jo. Në kuptimin si një organizëm i gjallë, me struktura, me forume që mblidhen, ku diskutohet, debatohet, ku synohet të ndihmohet qeveria ose ku kritikohet ajo në mënyrë që ta përmirësojë punën. Pra nuk ka debat, as zëra kritikë brenda saj dhe për pasojë, PS duket sot si një parti që ka hyrë në një gjumë të thellë dhe ky është pa diskutim defekti më i madh i lidershipit të kësaj force politike. Ky lidership, sapo ka fituar zgjedhjet i ka shkëputur prizën partisë dhe kjo forcë politike tashmë nuk po reagon më. Sot që po flasim ka kaluar pothuajse një vit që kur kryetari i PS-së duhet të ishte zgjedhur dhe ai nuk po bën më zgjedhje në parti. Madje i konsideron ato si një gjë absurde sepse sipas tij një kryetar partie që fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër, nuk ka pse të zhvillojë zgjedhje dhe nuk ka pse të votohet. Një gabim fatal do të thosha, sepse statuti i partisë, i cili është edhe kushtetuta e një force politike, parashikon zgjedhje çdo katër vjet për kreun e saj. Kështu që unë mendoj se statuti duhet të respektohet në frymë dhe në gërmë, pavarësisht se moralisht nuk diskutohet që kryetari i një partie që fiton zgjedhjet, i ka të gjitha shanset që të rizgjidhet në rastin tonë. Por formalisht të paktën duhet të përzgjidhet. Fakti që zgjedhjet në parti nuk bëhen, fakti që në parti forumet nuk reagojnë, fakti që kryesia e PS-së sot edhe gjysma e Asamblesë ose 1/3 e saj, janë ilegale ose nuk ekzistojnë, pasi deputetët janë anëtarë të forumeve drejtuese ex-oficium, do të thotë se diçka nuk funksionon. Unë si deputet, për shembull, kam qenë edhe anëtar i Asamblesë së PS-së, sot nuk jam më sepse nuk jam më deputet. Po si unë janë edhe shumë të tjerë. Në qoftë se sot gjysma e ministrave që janë anëtarë kryesie, nuk janë më deputetë, ata kanë humbur gjithashtu edhe vendin në kryesinë e PS. Prandaj Edi Rama nuk i mbledh më forumet e partisë, sepse i ka inekzistente. I ka në një kontradiktë të madhe, me njerëz që figurojnë si anëtarë por që realisht nuk janë të tillë. Kështu që zgjedhjet në parti duhen bërë patjetër. Por ja që ato nuk bëhen dhe partisë me dashje ose pa dashje, i është hequr spina dhe është lënë në gjumë. E majta do të thosha unë është në një situatë të vështirë, pasi ka marrë mbi shpatulla një barrë të rëndë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe kam frikë se shumë shpejt do të zhgënjejë besimin e atyre njerëzve që e kanë votuar. Sepse në Shqipëri nuk ka sondazhe të besueshme ashtu siç ndodh në vende të tjera, ku kohë pas kohe tregohet si është mbështetja elektorale për qeverinë. Në situatën tonë, unë jam i sigurt se mbështetja e elektoratit të majtë ka rënë.

-Ju keni qenë pjesë e të ashtuquajturës Lëvizje e Mendimit Ndryshe (LMN) brenda Partisë Socialiste që praktikisht është shpërbërë. Ju jeni sot jashtë Kuvendit, Arben Malaj po ashtu, Kastriot Islami si deputet i PD-së dhe duket se peshën e oponencës në PS po e bën aktualisht vetëm Ben Blushi. Pra zërat më kritikë u shpërbënë….

Unë nuk jam pishman për kritikat që i kam bërë lidershipit të PS-së, sepse kanë qenë kritika në sensin pozitiv të fjalës. Unë dhe kolegët e mi, kemi kërkuar vetëm zbatimin e rregullave dhe të statutit. Pra që të zgjidhej kreu i partisë siç e kërkonte statuti. Që ai të kishte kolegjialitet dhe vendimmarrja të ishte më transparente. Kjo si duket nuk u pëlqeu fare drejtuesve të PS-së, sidomos kreut socialist, që nuk do të drejtojë por të sundojë. Sigurisht që për ne ka qenë e vështirë që të bënim një opozitë brenda opozitës, sepse gjithmonë oponenca brenda opozitës keqkuptohet nga masa e gjerë, por sot koha na jep të drejtë, duke parë me qetësi se çfarë ka ndodhur. Na jep të drejtë sepse ne kemi ngritur zërin duke paralajmëruar për një lidership i cili nuk dëshiron të dëgjojë asnjë zë kritik, qoftë edhe një i vetëm, por kërkon të imponohet me të gjitha mënyrat në anëtarësi dhe në forumet e partisë. Kam paguar patjetër një kosto. Por kam qenë dhe mbetem socialist. Unë personalisht kam lidhje dhe miqësi me shumë të majtë, votues të majtë, sepse të gjithë më kanë mbështetur dhe nuk kanë qenë dakord që unë të mos isha përfaqësues i tyre në Berat. Por sigurisht ata nuk i pyeti njeri, sepse kryetari i partisë abuzoi me një klauzolë që ja njeh atij të drejtën për të përpiluar listën e kandidatëve për deputetë. Megjithatë herët apo vonë një kryetar partie që nuk do të dëgjojë asnjë zë kritik, që mbyllet dhe e quan misionin e tij të përfunduar, se të tjerë ja kanë nevojën dhe të tjerë do t’i luten, koha do ta tregojë se ne kemi pasur të drejtë.

-Mendoni se pas shpërbërjes të LMN-së tashmë edhe Blushi është i rrezikuar si një prej zërave kritikë të fortë brenda të majtës? A rrezikon ai përjashtim nga partia apo nga listat e ardhshme për deputetë, pasi realisht ai është i vetmi zë kritik brenda së majtës?

Sigurisht që është i rrezikuar, sepse Zoti Rama tashmë i ka dhënë provat se është një hakmarrës, një udhëheqës i vogël dhe pa vizion, që lan hesapet me kundërshtarët për të treguar se ai i di të gjitha dhe është udhëheqësi që nuk ka nevojë për zërin e të tjerëve. Por bota moderne e ka treguar se drejtuesit, drejtojnë dhe funksionojnë në një ekip. U ka ikur koha diktaturave. Iku koha e Mbretit Diell, Luigjit të XIV që thoshte shteti jam unë. Këto kohë kanë perënduar dhe kanë iluzione ata që mendojnë se mund të vazhdojnë në këtë mënyrë.

-Si do t’i vlerësonit këta nëntë muaj të së majtës sot në pushtet, pas tetë vitesh të gjatë në opozitë?

Për një qeverisje që vjen pas tetë vitesh në opozitë, është një kohë e pamjaftueshme për të bërë një bilanc për kaq kohë. Megjithatë, faktikisht Shqipëria ka njëzetë e ca vjet që nuk po e mbaron tranzicionin dhe kjo tregon se koha është e mjaftueshme, dhe tek njerëzit shtohen pakënaqësitë. Kjo do të thotë se qeveria ka premtuar shumë dhe ende nuk po duket se vendi po ndryshon. Këtu kam parasysh të gjithë territorin, jo vetëm Tiranën ku nuk duket ndryshimi. Pra nuk duket se ka ndryshuar qeveria, se ka ardhur një qeveri e re. Sigurisht që është e vështirë, që ka një krizë, ka një papunësi të lartë, ka një zhgënjim, por detyra e qeverisë është që të ngjallë optimizmin dhe në këtë kuadër unë mendoj se koalicioni i majtë edhe pse është votuar nga një milionë votues edhe pse ka një shumicë të madhe në Parlament, përsëri qeveria nuk po jep shenja se po adreson problemet e të gjithë shqiptarëve. Punësimi, është sfida më e madhe e kësaj qeverie, po ashtu lufta kundër krimit, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit apo ndërtimi i diçkaje të mirë. Jo vetëm shkatërrimi i asaj që është e keqe, shkatërrimi i asaj që është e paligjshme, siç janë ndërtimet pa leje, kontrolli i territorit, etj duhen bërë. Qeveria duhet të sjellë alternativa të reja. Që do të thotë të punësosh njerëzit, t’u ngjallësh atyre shpresën se vendi po ecën. Ne nuk po shikojmë ende as sot, që ka kaluar gati një vit, një punim në vepra publike. Rrugët janë po ato që ishin, nuk ka një vijëzim shtesë. Kjo sigurisht shtrihet edhe në nivel lokal. Duket që vendi ka ngelur në një “stand by” dhe nuk lëviz asgjë. Kjo është pesimiste dhe kjo tregon se Shqipëria është në një gjendje të vështirë ekonomike që mund të kthehet në një tensionim më të madh politik.

-A mendoni se e majta do të jetë e suksesshme në koalicion me LSI-në dhe do të arrijë të mbajë premtimet e shumta të bëra në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013?

Me gjithë kritikat që unë sapo bëra, unë ende shpresoj se e majta i ka mundësitë për të qeverisur Shqipërinë ndryshe nga Partia Demokratike. Megjithatë, koha është e pamëshirshme, nuk është aleat ndaj qeverisë dhe në këtë aspekt nuk ka më kohë ndaj duhet që urgjentisht ekzekutivi të bëjë disa hapa, të rregullojë disa defekte dhe patjetër të adresojë të paktën problemet më të rëndësishme që nga shëndetësia, punësimi dhe arsimi. Tre shtyllat dhe sfidat kryesore të kësaj mazhorance. Unë mendoj që koha nuk është në favor të qeverisë. Ajo duhet të përshpejtojë ritmet, në të kundërt rrezikon të zhgënjejë. Dhe ky zhgënjim do të jetë fatal kësaj radhe sepse do të jetë zhgënjimi më i madh që shqiptarët kanë pësuar në këto 20 vjet. Ka sosur durimi i retorikave boshe. Ka ardhur koha për një politikë që i shërben njerëzve me pasionin që duhet të ketë një politikan për të qenë pranë qytetarëve dhe jo për ta shfrytëzuar politikën si një mjet për tu pasuruar, siç ka ndodhur fatkeqësisht në tërë këto vite. Nëse kjo e majtë do të dështojë, atëherë vendi do të ketë nevojë për një forcë të re politike, që nuk do të jetë as PD dhe as PS, por do të jenë të tjerë drejtues të cilët do të tregojnë përvojë pozitive, njerëz të ndershëm që duan që fati i fëmijëve të tyre të paktën të jetë i garantuar.

-A mendoni se do ta penalizojë PS-në në të ardhmen aleanca me LSI-në, dikur aleate me ish qeverisjen e djathtë?

Zgjedhjet treguan se Partia Socialiste nuk mund të qeveriste pa ndihmën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prandaj koalicioni ishte rruga që do të siguronte fitoren e së majtës në zgjedhje. Por si në çdo rast të kësaj natyre, pra kur qeveriset në koalicion, “torta” e pushtetit ndahet. Nëse ky koalicion do të jetë apo jo i suksesshëm, këtë do të tregojë e ardhmja. Unë nuk do t’i ndaja të dyja partitë. E shoh koalicionin PS-LSI si një koalicion i cili mund të ndante dafinat e fitores, ashtu siç do të marrë gjembat e humbjes. Sigurisht që ata që janë pranë LSI-së ja i kanë parë pak frytet e angazhimit të tyre politik, ndryshe nga socialistët që kanë ngelur jashtë. Nëse do të bënim një krahasim figurativ, mund të themi se socialistëve u ka ngelur qypi, kurse mjaltin e kanë marrë ata të LSI-së.

-Si ish ministër i Integrimit, duke vlerësuar situatën aktuale dhe hapat e Shqipërisë deri më sot, mendoni se do të arrijmë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian këtë muaj?

Kjo është pyetja më e vështirë dhe është bërë një rebus që nuk po gjen zgjidhje për shkak se në qoftë se Komisioni Europian, i specializuar për ta parë nga pikëpamja teknike procesin ka dhënë pëlqimin e tij, kemi parë që Këshilli Europian, aty ku mblidhen shefat e shteteve dhe qeverive të Vendeve Anëtare dhe ku merren vendime politike, nuk e ka dhënë dritën jeshile. Ndoshta në dhjetor ishte shpejt për këtë qeveri, por qershori është koha e mjaftueshme për të dhënë një përgjigje. Dua të shpresoj se do të marrim një përgjigje pozitive. Megjithatë, zgjedhjet e fundit në Parlamentin Europian treguan se Europa ka problemet e veta, ku vetë vendet europiane dhe popujt e Europës janë të zhgënjyer për politikat e dështuara të burokracisë së Brukselit. Në këtë kuadër, çdo gjë është e mundshme. E rëndësishme është që ne të kryejmë detyrat tona sepse ne nuk duhet të kryejmë reforma për të bindur ndërkombëtarët. Ne fillimisht duhet të kryejmë reforma për veten tonë, të bindim në radhë të parë veten se duhet të ngrihemi në nivelin e vendeve europiane. Pra në këtë aspekt pak rëndësi ka kjo. Rëndësi kanë reformat konkrete. Gjithsesi edhe nëse marrim statusin, nëse ky status nuk shoqërohet me çeljen e negociatave për anëtarësimin do të ishte një vendim i lënë përgjysmë. Rëndësi ka që të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Politika duhet të kuptojë një gjë, që qytetarët mund të pranojnë sakrifica, mund të pranojnë të shtrëngojnë rripin por nuk pranojnë padrejtësi. Kështu që nuk duhet të ketë më standarde të dyfishta.

-Çfarë mund të thoni për opozitën e sotme, strategjinë e zgjedhur prej saj për protesta të gjithanshme dhe marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin…. 

Opozita mendoj se është brenda rolit të saj: Kritika, luftë politike, protesta, greva kundër shumicës së majtë që qeveris vendin që prej shtatorit të vitit të kaluar. Sa kohë që opozita vepron brenda kuadrit demokratik, them se është në të drejtën e saj. Gjithsesi, për mendimin tim, opozita ka rrugë të gjatë përpara, por edhe kohën e mjaftueshme për t’u reformuar, për të gjetur gabimet dhe për të punuar si një alternativë për të konkurruar. Më shumë se sa opozita, mua më intereson qeveria. Kjo qeveri që ka marrë një mbështetje aq të madhe dhe ka bërë aq shumë premtime, a do të arrijë t’i realizojë dot ato apo jo? Opozita ka kohë të mjaftueshme të rikuperojë dhe të mendojë për të ardhmen. Tashmë jemi në hapat e parë.

*Revista KLAN

12 komente në “INTERVISTA/ Bello: Nuk e dimë nëse ekziston më PS. Edhe Blushi është i rrezikuar”

  1. Nje qytetar says:

    Ik mer car’, katunar dreqi! Ju,te te ashtuquajtures LMN,(qe mendimi ndryshe i juaj konsiston ne ruajtjen e statukuose Berisha-Nano),nuk jeni gje tjeter vecse plehra qe keni gelltitur corben e prishur te dyshes shkaterrimtare te Shqiperise dhe qe jane pikerisht Berisha dhe Nano.

  2. Lahuta says:

    Sepse ka legener si Bellua e Blushi, ndaj punet ne PS po shkojne per faqe te zeze. Mendim ndryshe nuk do te thote kunxdershtim platforme sic marrin guximin te bejne keto plehra.

  3. Vladimir says:

    A di te beje ndonje pune ky njeri apo mendon se PS e ka çiflik nga i jati dhe mendon se tere jeten do ta vjele i pashqetesuar. A mendon ky njeri se e majta shqiptare ka mijera e mijera votues te shkolluar e te kualifikuar dhe mijera te tjere te rinj po ngrihen. Bravo Edi Rames qe e shpetoi PS-ne nga keta sulltane te vegjel qe i ishin qepur si shushenja. Miku im, pervish mengat dhe bej ndonje pune, ne se di te besh. Po nuk dijte te besh tjeter, shko fut koken ne tasin e Berishes si Tosi, si Kaçi e te tjere. Sot PS ka zot dhe Shqiperia ka zot. Kij durim dhe do ta shikosh.
    Nje lutje per redaksine e Temes: Po mundet mbajini larg keta tipa, pa hapur gojen dihet se çfare do te thone, fjale boshe, mellefe dhe ide mjerane.

  4. Christ says:

    Rama eshte dore e forte dhe mire ben.
    Me klane si ju,duhet force dhe goditje.
    Duhen spastrime.
    Vetem nje dore e forte,mund te ngjalle shpresa per Shqiperine.
    Ju jeni mesuar te vidhni dhe te luftoni per kariere e poste,Rama mori me vete nje ekip me te rinj e te reja.
    Boll me ju, njerez medioker,xheloze,karieriste, perçares dhe hakmarres.
    PS mund te ece perpara,vetem duke i izoluar njerez ordinere dhe te rrezikshem si ju!

  5. albin says:

    Sot i erdhi veza per te folur Bellos…..se nuk eshte asgje…. kur ishte per te vepruar sikurse kerkon sot, e beri lemsh PS-ne ne Kucove, Kozare, Perondi se bashku me Bracen dhe tani me Felajn,,,, E kane shkrire PS-ne dhe kjo shkrirje ka filluar me Bellon dhe po vazhdon ende.
    Bravo Bello, ja arritet dites….

  6. beni says:

    Po cfare zgjedhjesh per kryetar te ps kerkoni ju tte lmn -se????kryeministri eshte kryetar partie deri ne humbjen e zgjedhjevje .ku e pate qe krm te jete edi rama dhe kryetar ti apo blushi,kaci,nano..etj.??zbritni ne toke o ufot e ps,jeni bo me keq se shoket e sales,per nje post hiqni edhe breket.ne shqiperi jetojne 3000000 shqiptare ,te lodhur nga politika juaj,,,,

  7. amk says:

    Eshte marre nga revista Klan, jo nga Java

  8. e meriton........ says:

    Ore Bello, tani qe re nga fiku fillon kritikat. Boll me nuk u ngope ti. Te jene te tjere, nje katunar je jo nga origjina por nga mentaliteti dhe shpirti i zi qe ke bashke me Blushin. Ai e ka katran shpirtin halbete nipi i spiunit eshte qe benete temena per E.Hoxhen. Edhe mamen ja njohin i tmerronte studentet.

  9. kristo says:

    Ende po ti mban të lidhura këmbet Nano gangua ty!
    Vazhdo ha përsheshin që të jep ai!
    Pastaj, tre mandate deputeti i h5ngre ti, ande nuk je ngopur? Apo të ha meraku i PS! I shkreti ti, s’po të zë gjumi!

  10. Nuk ka as Ps, as Qeveri me kualicione te tilla mafioze nuk drejtohet shteti me mafioze si Ilir meta vodhi sa deshi me Saliun tani povjedhe edhe me Shume me Ramen, i gjithe Shteti drejtohet ga mafiozi Ilir Meta Duke shfrytezuar etjen per pushtet te Edi Rames (ndoshta edhe bashkevuajtes ne rrugen e tyre te veshtire per te vjedhur popullin, realishte kjo eshte ujdia me e madhe ne mes Edit dhe Hajdutit Ilir Meta se per ndryshe si?
    Shume e habiteshme me dy Partit e medhaja PD dhe Ps ( me perpara Beisha- tani Rama) nuk e kuptojn, se me Mafiozin ,hajdutin dhe kriminelin, Ilir meta nuk Qeverisin dote, por do ti pershtaten Ilir hajdut-Mafiozit,i cili nuk ka asnje pergjegjesi per Qeverisien,sepse ne kete raste ja dedikon Rames deshtimet, pergjesin per qeverisien, sot e ka PS por e pa mundur, duhet ti mbaj thesin hajdutit Ilir Meta ta shikoj se si ai e mbush. kaq e veshtire esht per te ju drejtuar serish elektorati Shqipetare per te qeverisur me dijite.
    Por normalishte marreveshje te tila mafioze realizohen me njerez mafioze, te pa sinqert, keshtu qe Ilir hajduti ka gjetur shoket qe i vijn per shtat dhe aktualishte Shqiperia tani nuk ka qeveri por nje bande Hajdutesh, me vjen keqe por ky eshte realiteti.

  11. pjetri says:

    Po keto deklaratat e Berishes si ju duken http://dielli.al/lajme.php?id=64157&k=71

  12. ivani i madh says:

    filluan cobenet ose arumunet te hane kokat e njeri tjeterit se spo i del mire pazari i bagetive ne treg .Cfare te beje dhe Bellua mbeti pa kope dhe stan tani lufton per lekuret keshtu e ka porositur kapo Nanoja qe vjen rotull si zagar mos gjeje ndonje kufome si ky qe te ushqehet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje