Italia e nis me këmbën e mbarë, fiton me Anglinë

15 Qershor 2014, 02:07Sport TEMA

Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin e Brazilit.

Ekipi i drejtuar nga Çezare Prandeli ka fituar sfidën e parë të këtij turneu dhe më të vështirën, atë me Anglinë 2-1.

Italianët kaluan në avantazh në minutën e 30 me mesfushorin e Juventusit, Klaudio Markizio, por u barazuan shumë shpejt ngë Starixh.

Megjithatë, me fillimin e pjesës së dytë, ata kanë shënuar me Mario Balotelin, që do të ishte edhe goli i fitores.

Në fund italianët kanë vuajtur disi presionin e anglezëve, edhe pse këta të fundit nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë raste të pastra.

Me këtë fitore Italia hedh një hap të rëndësishëm për kalimin e grupit, duke parë edhe faktin që rivali tjetër më i rrezikshëm pas Anglisë, Uruguaji, humbi përballë Kosta Rikës.

Me një fitore në ndeshjen e ardhshme kundër Kosta Rikës, Italia praktikisht do të siguronte kualifikimin për më tej.

9 komente në “Italia e nis me këmbën e mbarë, fiton me Anglinë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Edhe pse jam tifoz i deklaruAR I Italise qe me 14 nentor 1973 diten e merkure ne miqesoren e WEMBLIT kur AZURRET fitonin 1-0 me gol te CAPELOS ,mbas sherbimit te GIORGIO CHINALJES ku ndeshjen per 2 ore e kam pare i varur ne kangjella ,me duhet te them se kjo ITALI eshte vite larg nga ajo e 1982 ,e 1990 e 1994 dhe 2006 .
    POR italianet si italianet u mjaftoi dhe nje gol i VOCKEL i BALOTELLIT per te marre 3 poenat e dashura .
    Perndryshe nuk e shikoj Italine si PRETENDENTE .
    Me ka befasuar KOSTA -RIKA sa per rezultatin ,lojen por edhe 2 golat e fundit qe ishin sa spektakolare aq edhe te perkryer TAKTIKISHT .
    Turp per SHTAZET dhe rrugecerit e URUGUAJIT .
    I pafalshem faullu i ndyresires se URUGUAJT kunder sulmuesit te KOSTA -RIKES ne Terminin e takimit .

  2. juve says:

    ta shikojne tifozat german qe nuk e llogarisin si gjithmone italin me 4
    champion

  3. STUDJUESI says:

    Urime per perfaqsuesen e Italise por duhet vlersuar edhe Kosta rika sepse tregoj se eshte nje skuader e pergatitut dhe lufton per te fituar.

  4. Perpara England says:

    isha me Angline mbreme po Italia luajti me mire: http://goo.gl/M7ajgZ

  5. Gezimi says:

    Anglia qe paraqet te njejten skeme loje, me stil anemik, pa vizion dhe mbi te gjitha te paqarte taktikisht dhe teknikisht, e ka pothuajse te pamundur te kaloje grupin. Te gjithe perkrahesit e saj kerkonin fitore, por ajo ka kohe qe nuk del, pasi ekipi ka mbetur peng i skemave te vjetra dhe papergjegjshmerive ne konceptet e lojes se futbollit modern. Perjashto momentin e golit, qe isht

  6. Gezimi says:

    e i mrekullueshem, pjesa tjeter ishte per tu harruar!

  7. emigranti says:

    Bravo e meritonin fitoren.
    3luanet e leshit,i rrofte patriotizmi

    1. forzza italia says:

      per gjith skeptiket..per gjith legenat qe dalin neper studio dhe leshojne vrer per italine..ta mbyllin gojen e mos flasin me..i beme luanet si kotele….

  8. merk says:

    Psh.uroj.pergezoj nga zemra .vendin tone mik.apo si ti themi.ne fakt perfaqespn edhe shqiperine.pradaj shwiptaret duhen te gezohen.te beshtesin vendin mikprist mikdadhes itali.duhet te jemi krenar me fitoren e italise dhe mbeshtetje me te forta me sukses ne ndeshjet e tjera .me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje