Një gol që do të hyjë në histori, ndërkohë që shpërthejnë rrjetet sociale (FOTO)

14 Qershor 2014, 15:15Sport TEMA
Një gol që do të hyjë në histori, ndërkohë

Përveç fitores së thellë dhe të papritur të Holandës kundër kampionëve në fuqi të Spanjës, ajo që do të mbahet më shumë mend, është goli akrobatik i Robin Van Persit.

Shumë prej analistëve sportivë thonë se ky gol ka për të hyrë në historinë e Botërorëve.

Madje, shumë prej ekspertëve të futbollit thonë se ai mund të konsiderohet si një prej pesë golave më të bukur të shënuar në historinë e Botërorëve.

Dhe, ata që janë entuziasmuar më shumë nga ky gol, janë tifozët e ndryshëm në rrjetet sociale, që e kanë sfrenuar fantazinë e tyre me fotomontazhe.

Van Persi është paraqitur si një Supermen, Batman, apo edhe Piter Pan.

Tashmë ai është i dyti holandez, pas të famshimit Johan Krujf, që po quhet “holandezi fluturues”.

Sepse goli i tij i tillë ishte, një fluturim spektakolar, që e ka futur atë në historinë e futbollit.

 

32 komente në “Një gol që do të hyjë në histori, ndërkohë që shpërthejnë rrjetet sociale (FOTO)”

  1. zapata says:

    Pa asnje dyshim, ishte nje gol spektakolar. Une nuk jam tifoz i Hollandes, nuk kam qene asnje here, por Hollanda ishte shume here me mire se Spanja…

    1. Raimond Vlonjati says:

      Goli ishte tipik per :…..”Hollandezi Flutures ”

      Super Hollanda ka sulmin me te fuqishem ne Boteror Van Perise & Ruben.

    2. skender says:

      na cate menderen me hollanden,

  2. Lukas says:

    ndeshje spektakolare…..bravo Hollanda, edhe pse nuk jam tifoz me te…
    e meritonte fitoren

  3. daenko says:

    Pas golit te Maradones kunder anglezeve, ky gol eshte me spetakolari qe kemi pare.Misherim i pregatitjes atletike dhe inteligjences.

    1. arben. says:

      O daenko jo kemi pare. Goli qe “ke” pare. Se ne te tjeret kemi pare dhe te tjere gola me te bukur

    2. Wendy-B says:

      Nqs nuk fiton Brazili kete boteror, do te me pelqente ta fitonte Hollanda.

      1. arben. says:

        O wendy ta kam thene disa hare qe te ma larsh njehere por kesaj rradhe e meriton me shume se kurre

        1. Wendy-B says:

          @arben.
          Nuk e di a ka vende te “hoteli ” i Elbasanit, po nqs jo do ta bejne nje vend per ty. ..

          1. arben. says:

            Hahah wendy ishte te ma lesh njehere kuptimi,dhe arsyea eshte se ka ca njerez ne kete toke qe i ngrefet vetem perje trurit te tjetrit dhe ti ke tru te bukur, pak a shume si bytha e candice

  4. Tironci says:

    NUK ME PELQEN HIC HOLLANDA SI SKUADER, POR MOS I HYJ NE GJYNAH, DJE LUAJTI AQ BUKUR SA ME MAHNITI FARE, SPEKTAKEL, SIDOMOS AI GOLI FLUTURUES, BRAVO.

  5. Reds says:

    Jam tifoz i Holandes, kam qene gjithmone por nuk e prisja qe do fitonim.Por e meritoj te fitonte Holanda.Hakmarrja u permbush ?

    1. Arden says:

      Pa dyshim gol spektakular, i ka te gjitha brenda. Holanda e meritoi plotesisht fitoren. Por eshte shpejt per te folur per super Holande. Per mendimin tim kjo holande pamvaresisht ndeshjes se mire qe beri dje, nuk eshte ekip qe te bind.Me parjashtim te dy kokrrave eshte e paplotesuar po thuaj ne te gjitha repartet. Sikur pjesa e pare te ishte mbyllur me rrjeta te paprekura ( Goli i Van Persit u be ne sekondat e fundit te pjeses ) mund edhe te flisnim me ndryshe sot per Holanden. Meghithate kampionati eshte i gjate dhe Holanda nese eshte e madhe duhet ta tregoje ne cdo ndeshje kete.

    2. E vertete says:

      Edhe une kam qene dhe jam tifoz i Holandes qe nga Johan Kroifi i madh.Holanda ka qene fuqi e madhe futbollistike,por kohve te fundit kishte ra pakez.Spanjollet e trente ne dyluftim me mezetnit e tyre nuk jane ata qe ishin dikur,ata kane probleme me Katalonine e cila ne shtator pret pavaresine.Spanjen e urrej edhe per mosnjohjen e shtetit te ri te Kosoves dardane.

  6. urbanisti says:

    Ky ishte Van Tulip Gol.

  7. Genci says:

    Doja te fitonte Spanja por ajo Spanje me yje ishte hic perpara shpirtit luftarak te hollandezeve.
    Revoltohesha pa mase kur shikoja qe Roben vallzonte me top ne mbrojtjen spanjolle dhe ata mbrojtesit me fame boterore me gjithe portierin spanjoll gjunjezoheshin per turp te zotit.
    Ne fund thashe : Bravo Hollanda dhe turp Real Madrid e Barcelone e Atletiko Madrid etj etj

  8. Basha i Gjetajve says:

    Lojtarë fluturues ka nxjerrë vetëm Holanda.
    I pari dhe më madhështori ka qënë i famshmi Johan Kroojf, truri i futbollit total dhe i pa përsëritshëm me lojën e vet, i dyti ka qënë Van Basten i viteve 1980 dhe tani Van Persi, që e regjistroi dje vehten në lojtarin e tretë fluturues ! I jashtëzakonshëm edhe goli i Roben, me sprintin e tij të fuqishëm që të kujton atë golin fantastik të Bale kundër Barcelonës !
    Bravo Holanda !
    Në se do vazhdojë të luajë si dje në pjesën e dytë, pa diskutim që një Kampione e Re Bote do ti shtohet lojës së futbillit, pas tre herëve të tjera si nënkampione. Finale e madhe do të jetë në se do të dalin Holanda me Argjentinën ! Brazili e ka të kotë me lojën që bëri kundër Kroacisë me 12 lojtarë në fushë (+ arbitrin japonez).

  9. kercovari says:

    hollanda ka tradit dhe histori ne futboll me shum se spanja, qe sa kohe eshte hollanda ne majen e futbollit, sa lojtar fantastik legjenda ne futboll ka sjell ky kombe ??

    si afrohet spanja kur afer hollandes.
    deshira ime ta fitoj kupen botrore jan hollanda ose gjermania

  10. Balenti says:

    finale jane holland gjermani

  11. mjeku kundra droges says:

    Spanja si kampione ne fuqi boterorin do ta ndieke nga televizori ne shtepi qe pas ndeshjes se dyte.

  12. hëm says:

    Finale Spanjë Hollandë

  13. tifozi hollandez says:

    Po çfare po thua o Emiljano Zapata… Qe Hollanda ishte super mbreme, ate nuk ka nevoje te na e thuash ti sepse ta thote vete rezultati 1-5

  14. Kapo says:

    Goli -nje spatakel i vertet por nuk mund te them aspak nje superHollande.Shume larg Hollandes se ’74 kur skuadra ishte nje fizarmonik e mbrekullushme .ku sulmonin te 11 dhe mbronin te 11.Ishte nje Holland praktike ku thuajse te gjitha golat erdhen nga topat e gjate dhe jo nga aksionet e rrjedheshme.Sidoqofte nje Hollande qe na emocionoi.

  15. ardi-mamurrzaku says:

    Hollandezet nese do ta ndjenin futbollin si detyre,apo nje beteje lufte,(si gjermanet)dhe jo thjeshte si sport.do kishin fituare te pakten 5 botrore dhe nja 5 evropiane.

  16. david 1955 says:

    jam sport-dashes dhe vecanerisht me pelqen futbolli.jam 60 vjecar dhe ndeshja e par qe kam pare ka qene finalja itali-brazil 1-4 ne 1970 ne meksike.e bera kete hyrje per te thene se kur u mundesua me ‘veshtiresite e kohes’qe te njiheshim me skuadra te huaja,moshataret e mi dhe me te medhenjte,duhet te mbajne mend qe ne 70-ten doli nje skuader yll per kohen,AJAX i Hollandesme yje dhe superyllin KROJF.nuk jam exspert futbolli, por per mua futbolli TOTAL qe shpiku Hollanda ishte dhe qendron stili me spektakolar qe kam pare.fatkeqesisht hollandezet kane nje te keqe te madhe.jane skuader pa gjak sic themi ne shqiptaret dhe vene interesin personal mbi ate kombetar.pra me pak fjale nuk eshte skuader rezultative.fiton ecn deri diku dhe kaq. fillojne grindjet egoizem etj.gjithmone sipas mendimit tim nuk eshte skuader qe duhet ti besosh ndjenjat si tifoz se te le ne balte.hollanda me spanjen i harxhoi te gjitha baterite dhe s’besoj se do te shkoj shume larg.

  17. . says:

    *******************************************************************************************
    Askush nga “ish-Yjet” e futbollit nuk mund te fluturoje kaq lart sa kjo qe pame dje ne Qershor 2014-ten !

    “Gol” i cmendur dhe i pa perseritshem.
    *******************************************************************************************

  18. . says:

    ———————————————————————–
    “Gol” i cmendur ne fluturim lart i pa perseritshem.
    ———————————————————————–

    http://www.bbc.com/sport/0/football/27842125

  19. deniel says:

    dardha e ka bishtin mbrapa.te shikojme do kaloje turin apo jo

  20. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Hollanda ,nje cope mut .

  21. liu says:

    mu duk se pas golit te 5 hollanda nuk deshte te bente se ndeashja mund te dilte shume mire 1-7

  22. genci says:

    gola te tille vetem hollandezet dine te bejne.kujtoni golin e van bastenit ne santiago bernabeu me realin ne 1989.fantastik.hollanda eshte e vetmja skuader qe te sjell ndjesine e futbollit.edhe ne veshje jane spektekolare me aye ngjyren e tulipanit.tifozesia gjithashtu.jane UNIKALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje