Mijëra tifozë mbushën shkallët e stadiumit “Arena de Sao Paulo” në Brazil për të ndjekur ceremoninë hapëse të Botërorit.
Qindra miliona njerëz ndoqën nga shtëpia, lokalet apo në sheshe ceremoninë plot ngjyra, e cila kulmoi me interpretimin e këngëtares Jennifer Lopez në krah të Pitbull dhe Claudia Leitte.
Pak orë përpara se të niste Botërori i Brazilit, policia u detyrua që të përdorë dhunën për të shpërndarë një turmë që po protestonte në San Paolo në lidhje me shpenzimet qeveritare për këtë eveniment.
Edhe më përpara ka pasur protesta të tilla, por kjo bie shumë në sy pasi të gjithë kamerat e mediave të mëdha janë drejtuar nga vendi amerikano- latin.
Turma e protestuesve ishte e vogël, megjithatë ata u përplasën dhunshëm me policinë.
Qeveria braziliane ka shpenzuar 11.5 miliardë dollarë për t’u përgatitur për Botërorin.
Brazili synon të fitojë titullin kampion për herë të 6.
Për herë të fundit ai e ka fituar atë në vitin 2002.
OMG Jennifer !!!
Ishte edhe Xhenifer suma.Dicka per te vjelle,supertallje,demode…
Pershedesim Brazilin per kete ceremoni.
Gezihemi qe u nderper greva.
Suksese
Manifestim shume i bukur i pergatitur sipas stilit LATIN
Favenid
New York
June 12 ,2014
WAW paska kenduar edhe J.Lo super
http://bit.ly/1oRINFz
fitore per BRAZILIN