Brazili është dhjetëra mijëra kilometra larg shumicës së vendeve që marrin pjesën në Botëror, megjithatë kjo distancë nuk i pengon tifozët për të qenë të pranishëm në këtë eveniment madhor sportiv. Ben Oude Kamphuis është një tifoz holandez, i cili ka udhëtuar 21 mijë kilometra me kamionçinë, nga San Françisko në SHBA, deri në qytetin Praia do Forte në Brazil, për të mbështetur “Tulipanët” në Botëror. Ai e nisi udhëtimin e tij më 16 janar dhe ishte i detyruar të kalonte në 12 shtete të ndryshme: në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Guatelama, El Slavador, Honduras, Nicaragua, Kosta Rika, Panama, ku mori tragetin për në Kolumbi, dhe vijoi më pas në Ekuador, Peru për të mbërritur më në fund në Brazil, shkruan Sport News. Automjeti i tij i quajtur “Nellie” është një Chevrolet 235 i vitit 1955, që nuk e tradhtoi në këtë ndërmarrje të guximshme.
“Kam udhëtuar 21 mijë kilometra me këtë mjet. Nuk pata asnjë problem nga San Françisko deri këtu. E nisja udhëtimin çdo mëngjes dhe kam udhëtuar nëpër male të larta, shkretëtira dhe Amazonë dhe nuk më ka lënë në rrugë. Mund të them se kam një lidhje të veçantë me këtë kamionçinë”, u shpreh ai.
Oude Kamphuis, i lindur në Tuente, është 53 vjeç, ndërsa jeton në Shtetet e Bashkuara prej 28 vjetësh. Kohët e fundit ai ka punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë ndihmuar të pikturojnë automjetin e tij:
“Katër vjet më parë kur humbën në finale me Spanjën, unë qava sërish, sepse e kisha përjetuar këtë zhgënjim edhe dy herë të tjera. Por këtë radhë besoj se do të shpallemi kampionë, prandaj u thashë të afërmve të mi në San Françisko se do të nisëm me “Nellien” tim për në Brazil. Duhet të mendosh gjithmonë pozitivisht dhe të kesh besim. Unë besoj se ata djem do të bëjnë gjithçka për të arritur sërish në finale.”
Holanda është shortuar në Grupin B së bashku me Spanjës, Kilin dhe Australinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë ndaj kampionëve në fuqi të Botës më 13 qershor në orën 21:00.
He cte puno ganja e lazove……
Ganxha plako.
Lajmi eshte i gabuar, nuk ka qene i vetem ky tifoz, por kane qene nje grup tifozesh hollandez , qe flitet se numri i tyre shkonte ne 300 , dhe qe kishin formuar nje autokolone ME MAKINA , QE MBRITEN NE BRAZIL PER TE MBESHTETUR TULIPANET !!!