Franca është më kursimtarja, teksa një dhomë në hotelin e zgjedhur nga “Gjelat” kushton vetëm 90 euro në natë, ndërsa në atë të të kaltërve plot 300 euro. Origjinale dhe fitimprurëse zgjedhja e Gjermanisë, që ka blerë resortin turistik në një plazh të shtetit të Bahias
Imazhet e resortit të vendosur mes pyllit dhe oqeanit janë mahnitëse. Por Edhe çmimi është me të vërtetë “i kripur”. Në Italia federata dhe kombëtarja janë nën akuzë për shpenzimet të cilësuara të tepruara, por “jemi në një nivel me të mëdhatë e futbollit Botëror” është reagimi i zyrtarëve. Në të vërtetë, skuadrat e tjera të nivelit të parë kanë zgjedhur mundësi më ekonomike: në hotele së bashku me klientët e tjerë (pa izolimin absolut të kërkuar nga Prandeli) apo duke marrë me qira komplekset e klubeve braziliane. Dhe me 90 anëtarë të dërguar në Mangaratiba, 120 kilometra larg Rio de Zhaneiros, Italia është edhe kombëtarja me delegacionin më të madh. Me diferencë të konsiderueshme nga pjesëmarrëset e tjera. Megjithë protestat (mediatike) paratë e shpenzuara nuk janë publike, pasi çfarëdo rezultati që secila kombëtare të arrijë në Brazil, në fund do të ketë fituar të paktën 2-3 milionë euro (shpërblimi i FIFA-s minus shpenzimet).
300 euro në natë është kosto e 90 dhomave (teke) në Portobelo. Totali për një muaj është 806 mijë euro, por nëse italianët kthehen në shtëpi më herët hoteli mund të rishesë dhomat. Italia nuk ka përfituar ulje në çmim, pasi 300 euro për natë është tarifa normale e resortit. Anglia (64 dhoma) ka zgjedhur dy kate të një ish-hoteli me 5 yje në Rio, ku paguan rreth 150-200 hero në natë për dhomë. Por duhet të paguajë për fushën e stërvitjes në një zonë tjetër të qytetit, ndërsa italianët e kanë të përfshirë në çmim. Shtypi anglez thotë se në hotelin e tyre ka insekte, geto është fare pranë dhe hoteli është në vendin e 93-të në klasifikimin e Rio de Zhaneiros. Holandezët e trajtojnë veten më mirë, kanë zgjedhur të shtrenjtin “Çezar Park” në Ipanema (rreth 280 euro nata), por delegacioni i tyre është i përbërë nga rreth 50 persona dhe kanë pak pretendime. E ndajnë hotelin me klientët e tjerë, madje dje u stërvitën në plazh, në mes të qytetit.
Ulje drastike shpenzimesh për Francën, që është vendosur në kompleksin periferik të Ribeirao Pretos, në shtetin e Sao Paulos, por shumë larg kryeqytetit. Deti? 400 kilometra larg. Dhomat kushtojnë vetëm 90 euro nata, bëjnë të ditur gazetat franceze, të cilat kujtojnë shpenzimet faraonike të katër viteve më parë në resortin luksoz në Afrikën e Jugut, që shkaktuan polemika të ashpra dhe u ndoqën nga eliminimi i shëmtuar. Kësaj herë Blutë duhet të shtrëngojnë rripat: vetëm 50 dhoma në dispozicion.
Kursimtarë edhe kampionët e botës: Spanja ka zgjedhur qendrën e grum-bullimit të Atletiko Parananeses, skuadrës kryesore të Kuritibës, në jugun e fres-kët të Brazilit. Dhoma teke por të thjeshta. Nga shtëpia “Demat e Kuq” kanë marrë vetëm proshutë dhe vaj ulliri. Kushtojnë më pak se 150 euro nata 67 dhomat e prenotuara trupa e Del Boskes.
Në një qendër stërvitore për futbollistë normalë edhe argjentinasit, të grumbulluar në Belo Horizonte në selinë e Atletiko Mineiros së Ronaldinjos. Lojtarët do dhe stafi do të ndajnë mes tyre 20 dhoma (rreth 200 euro kosto për secilën).
Unike dhe origjinale zgjedhja e Gjermanisë. Federata gjermane refuzoi propozimet e FIFA-s dhe ka blerë një kompleks të ndërtuar në një plazh të shtetit të Bahias. Fillimisht pati dyshime për këtë zgjedhje, por duket se është një investim i goditur, pasi shpenzimi për blerjen është mbuluar pothuajse tërësisht nga sponsorët dhe federatës gjermane do t’i mbetet në zotërim një pasuri e madhe pas përfundimit të Botërorit. Gjermanët do të jetojnë në 13 shtëpitë e kompleksit dhe janë gjithashtu të kufizuar në numër, 62 persona.
Pak si pa logjike, sepse po te mendosh aty eshte Bregu i Fildishte, Hondurasi, Gana, Nigeria, Algjeria, Kameruni, e ndonje tjeter qe per nga ekonomia jane me keq se ne. Renditja e Frances si me kursimtarja eshte pa logjike.
Bregu i Fildishte,Hondurasi,Gana,Algjeria,Kameruni me keq se ne????.Ha ha ha…
Me keq se ne?!ha ha ha ha!!!
shqiptari e dika ekonomine e atyre shteteve ne maje te gishtave na bere te qeshim me lot
o shqipo
eh gjerman gjerman .. prandaj eshte aty ku eshte …
ELA,me duket se jeton ne GJermani per k’te je dhe simpatizant ityre?
es stimmt schon!?
Dojcland uber hales nuk jane kot aty ku te gjithe i kane zili.
Klajdi ja ke fut kot fare!
Deutschland uber alles (r’ichtig)
O durrsaku nuk di gjermanisht por kuptimi dihet apo jo.Jam tifoz i tyre.
Ke kane zili te gjithe ?Gjermanine sa per te qeshur….Gjermanet kane zili te tjeret ,psh Zviceren,Austrine dhe Hollanden.Gjermanet jane nje popull egoist si francezet dhe dhe cdo gje i bejne nen tavoline dhe prapa kraheve.
H’allo ajax:
Mos shkruaj kodra mas bregut.
Drejtuesit italian ne te gjitha nivelet jane abuzuesit me te paskrupullt, sepse dhe ai popull e ka shume te dobet kerkesen e llogarise ndaj tyre.Me duket se e njejta gje ndodh edhe me ne.Cdo vend dhe popull ka funksionaret qe meriton.
Drejt! Ne fakt Shqiperia eshte nje kopje e shemtuar e Italise. 16 vjet Itali, 1 vit Spanje, 2 vjet France e 3 vjet Suedi, me kane mesuar shume, me shume se çdo rrefim nga te aferm, miq e te njohur. Italia per sa kohe te kete kriminalitetin e organizuar ne pushtet, ka per te ngelur bishti i kontinentit; edhe Shqiperia si kopje e shemtuar italiane, te njetin fat do te ndaje!
Te te vije turp qe paske ngrene 16 vjet buken e Italise dhe ngrihesh e shkruan gjithe te zezat per italianet , qe jane miqte me te mire e me te afert per shqiptaret . Shqiperise nuk i intereson nese ekzistojne apo jo , vende si Spanja , Franca , apo Suedia , qe na kane urryer si komb (Spanja nuk njef Kosoven , Franca eshte mike e Serbise dhe votoi kunder Shqiperise per statusin e kandidatit ne BE , ndersa Suedia as qe e di qe ekziston ndonje Shqiperi ne kete Bote) . Persa i perket Italise , ka qene dhe eshte nje nder te vetmet mike te Shqiperise , qe na eshte ndodhur e para e na ka ushqyer me buke , sa here qe i kemi vene zjarrin vendit tone . Itali eshte kontribuesja e trete e Bashkimit Evropian , pas Gjermanise , me nje diference fare te vogel nga Franca ; Italia i ka dhene e i jep kulture prej shekujsh Evropes e Botes ; Italia renditet nder vendet e para ne Bote , ne art , shkence , kulture , sport , kinematografi e letersi . Italia ze vendin e dyte ne Bote pas SHBA-ve ne numurin e nobelisteve , si askush tjeter ne Evrope . Italia zoteron 70% te trashegimise kulturore boterore . Te guxosh ti , nje bythe shqiptari qe lan WC-te e Evropes , te ofendosh e denigrosh Italine dhe popullin italian …hapu grope , te futesh .
Ka te drejte juglindori nga Korça . Italia eshte mikja me e sinqerte e Shqiperise , ku jetojne te integruar mbi 500 mije shqiptare qe trajtohen njelloj si italianet , pa permendur ketu 500 mije te tjere te eksodit pas vdekjes se Gjergj Kastriotit . Po ti Gert Lena , pas Italise , Spanjes , Frances dhe Suedise , ku ke nder mend “te punosh” akoma , ne cilin shtet ? Vetem ki kujdes mos e shash Francen e Suedine kur te arrish ne ndonje vend tjeter ….