Fred dhe Xho, sulmuesit në hije të Brazilit‏

10 Qershor 2014, 15:12Sport TEMA

“Për fat shënova kundër Serbisë, pasi përndryshe do të isha i vdekur”. Një batutë që “fotografon” gjendjen shpirtërore të Fredit. Sulmuesi i Fluminenses është prej kohësh nën akuzë në Brazil. Kritikëve u pëlqen pak ose aspak. Tifozët janë të ndarë. Në San Paolo, në miqësoren e fundit përpara fillimit të Botërorit, nga shkallët e stadiumit dëgjohej emri i Luis Fabianos. O Fabulosos. Gjithmonë i lënë jashtë nga Skolari. Fred mbrohet: “Unë punoj për skuadrën dhe ndjek udhëzimet e trajnerit”.

SHËNON DHE LUFTON – Shënon dhe krijon hapësira për Nejmarin apo Hulkun. Një rol i dyfishtë vendimtar. Problemi është se janë të shumtë ata që e konsiderojnë pikën e dobët të kësaj kombëtareje. Dhe e krahasojnë me sulmuesin Serxhinjo të Botërorit Spanjë 1992 (jo ai i Milanit). Akuza të padrejta. Fred nuk është një fenomen. Por është një futbollist shumë i mirë. E sigurtë është një gjë: nuk ka faj ai se Pato, që duhej të ishte sulmuesi titullar i Seleçaos në Botërorin e shtëpisë, humbi rrugës dhe se Diego Kosta zgjodhi të vishte fanellën e Spanjës. Talente të vërtetë në rolin e qendërsulmuesit nuk qarkullojnë për momentin në Brazil. Dhe këshu trajneri Felipao nuk mund të mos zgjidhte numrin 9 më solid, atë që i jep më tepër garanci. Një bast i Skolarit që me shumë mundësi do të shënjojë udhëtimin e kombëtares arëjeshile. Një vit më parë në Kupën e Konfederatave sulmuesi i Fluminenses ishte i çmuar, madje vendimtar. Pak a shumë si Nejmar. Por më pas pësoi një dëmtim të rëndë muskulor që e la shumë muaj jashtë. Kjo është një pikëpyetje më shumë. Por Skolari dhe shokët e tij të skuadrës, duke filluar që nga kapiteni Tiago Silva, e mbrojnë me shpatë në duar.

ALTERNATIVA – Alternativa e Fredit është Xho. 27-vjeçar, qendërsulmues i Atletiko Mineiros. Në Kupën e Konfederatave realizoi dy gola si zëvendësues, në minutat e fundit. Është një sulmues elegant, por për t’u zbuluar në skenën ndërkombëtare (ka luajtur pa sukses për Mançester Sitin). Dje në konferencën për shtyp u shpreh: “Jam gati të recitoj rolin tim. Në Kupën e Konfederatave tregova se mund të jem vendimtar në ndeshje edhe nëse luaj fare pak minuta. Për mua ky Botëror është një mundësi e madhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje