Loret Sadiku është duke u shndërruar ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh Përfaqësueses së Kosovës, do të largohet nga skuadra aktuale Helsingborg, për një skuadër më me emër në futbollin evropian. 22-vjeçari ka vendosur që të largohet nga futbolli suedez, ku në fund të vitit i skadon kontrata me Helsingborgun, dhe klubi dëshiron ta shesë pasi ai nuk ka pranuar ta zgjasë kontratën, në mënyrë që të fitojë para nga kartoni i tij.
Së fundmi faqja e njohur angleze ‘talksport.com’, ka shkruar se për mbrojtësin kosovar, interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët anglez Liverpul dhe Arsenal, të cilët janë duke e monitoruar gjendjen e tij.
Ndërkohë, raporton Arena, interesim ka edhe nga skuadra e njohur italiane Lacio, ajo gjermane Shalke 04, Klub Bruxh nga Belgjika, por edhe nga disa skuadra më të vogla gjermane, si dhe nga kampionati turk dhe ai zviceran.
Loreti është bërë futbollisti shqiptar më i kërkuar në Evropë, dhe falë talentit të tij ai pritet të luaj në ndonjërën prej ligave më të mëdha evropiane. Në një bisedë për Arenën, djaloshi nga Prishtina e ka pranuar se ka shumë oferta në duar, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij pas largimit nga Helsingborgu.
Uroj qe te vish e te lush me Reds …jam tifoz i cmend i Liv’pool
Kta Jan Kosovar Bravo u qoft !