Lineker: Mesi, më i mirë se Ronaldo

6 Qershor 2014, 15:57Sport TEMA

Ish-ylli i Anglisë, Geri Lineker, beson se Lionel Mesi është më i mirë se Kristiano Ronaldo.

Lineker, i cili kaloi tri vjet te Barcelona, beson se argjentinasi është shumë më i mirë për lojë në ekip, se portugezi.

“Për mua, Mesi është një dhuratë nga zotërat e futbollit.

Ai është një talent fenomenal, një lojtar që jo vetëm i bën lojtarët e tjerë më të mirë, por bën gjëra magjike, shënon gola të shumtë dhe është gjithmonë lojtar i sinqertë.

Ai goditet, por ngrihet. Ai kurrë nuk simulon, ai kurrë nuk mashtron. Ai është shembull i shkëlqyer për të gjithë lojtarët gjithandej.

Për mua, Messi është lojtar ekipi.

Mendoj se Ronaldo është talent fenomenal, lojtar i shkëlqyer. Por, ai luan shumë për vete dhe pak për ekipin. Mesi gjithmonë merr vendimin e duhur, si për pasim, ashtu dhe për shënim. Ai është një gjeni i vogël”, ka deklaruar Lineker.

8 komente në “Lineker: Mesi, më i mirë se Ronaldo”

  1. Alblondon says:

    Vleresim i drejte! No more comment!

  2. anna says:

    bravo Lineker se merziti ky tipi me xhel

  3. Fati_80 says:

    Qe te dy jane te mire, me stile te ndryshme te veçanta loje nga lojtare po ashtu te mire me stile te ndryshme te veçanta loje……i urrej keto vleresimet ngase s’mund te thuash per njerin se eshte me i mire se tjetri.

    1. Ilir Hoti says:

      Gary Leneker,nuk ka fyer njeri, por ka vleresuar fenomenin ‘Mesi’…

      1. ari says:

        Gary Lieneker eshte nje nga lojtaret e vetem qe nuk ka mare asnje karton te verdhe ne karrieren e tij, keshtu qe eshte mese normale qe ka nje preference per Messi, pasi Ronaldo nga natyre eshte tip me karakter ekstraverti, ndryshe nga Messi qe nuk i ndihet ndonjehere zeri.

  4. egi says:

    Mesi po i bie shume, Ronaldo vazhdon te jete lart
    http://bit.ly/1io2fYb

  5. LABI nga Berati says:

    Une them qe mbas ketij boterori, te dyve do tu dalin vlerat me qarte, te presim!

  6. Klajdi says:

    Nuk eshte boterori meter vleresimi te njejtet mbrojtes luajne ne ekipet me te mira evropiane dhe ke ta lojtare e kane treguar se jane me te miret por per mendimin tim Messi eshte me i mire.Natyra e qet dhe jo shume ekspresive eshte nje minus persa i perket imazhit mediatik qe shte me theksuar tek Ronaldo qe ka nje natyre playboj,arma e tij me forte ne krahasim me Messin kurse ne fushen e lojes gjeniu argjentinas eshte sic thote Lineker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje