Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, do kurorëzohet në martesë këtë fundjavë me të fejuarën e tij italiane, Monika. Por, përveç kësaj, ai shpreson që të rregullojë edhe marrëdhëniet me klubin, kjo nisur më së shumti nga pasiguria e krijuar jo vetëm me atë, por edhe me lojtarë të tjerë gjatë edicionit të shkuar. Në një intervistë për mediat italiane, pas ndeshjes me Hungarinë, ai ka bërë një rezyme të kësaj miqësoreje, duke folur për Etrit Berishën.
Pas Hungari-Shqipëri, pavarësisht rezultatit, kjo ishte një ndeshje në prag të kualifikimeve të EURO 2016. Sa mundësi ka sipas jush Shqipëria për të shkuar në këtë kompeticion?
Duke parë rritjen që bëmë edicionin e shkuar në kualifikimet e Botërorit, me shumë lojtarë të rinj që u futën në skuadër dhe pavarësisht se në fund nuk arritëm të kualifikoheshim, them se bëmë një edicion pozitiv. Tani të provojmë që të ngrihemi mbi këto baza, me këta lojtarë të rinj dhe të bëhemi gati për ndeshjen e parë ndaj Portugalisë, e cila natyrisht do jetë shumë e vështirë. Kemi të paktën tri-katër ndeshje shumë të vështira në një grup me pesë skuadra, të gjitha shumë të forta (Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia). Ne duhet vetëm të punojmë për të qenë sa më në formë që të jetë e mundur.
Berisha erdhi si zëvendës i Marketit, por i surprizoi të gjithë, mendon se ai do jetë Nr.1 i Lacios?
Kur erdhi te Lacio, nuk kisha dyshime për cilësitë e tij. E kisha parë me Kombëtaren, teksa bënte pritje të jashtëzakonshme. Por, të vish nga Suedia në Itali, ka një ndryshim, të cilin ai diti ta neutralizojë falë talentit që ka. Berisha thjesht nxori në pah talentin e tij, madje edhe më shpejt nga çfarë ishte parashikuar, duke treguar se është një portier i perspektivës dhe një nga më të mirët në Europë. Madje pas pak vitesh besoj se do ta shikojmë që të ngrihet edhe më shumë.
Ti ke qenë kapiten në shumë skuadra, sa e rëndësishme është për një lojtar mbështetja nga tifozët në momentin kur pritet të bëhet edhe një zgjedhje sa i përket të ardhmes?
Mendoj se në çdo klub, për çdo lojtar, në çdo lloj ambienti, harmonia mes klubit dhe tifozëve është shumë e rëndësishme. Por kjo nuk është në rastin konkret te Lacio, por gjithkush duhet të provojë të bëjë detyrat që i takojnë: ne në fushë, klubi në anën tjetër dhe tifozët në shkallët e stadiumit. Me mbështetjen e tyre mund të bëjmë ndeshje të bukura dhe jo vetëm kur është derbi. Ka qenë dhe mbetet një çështje e komplikuar kjo marrëdhënie kohët e fundit, por unë mendoj se gjithkush duhet të bëjë punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme: ne si lojtarë, drejtuesit dhe tifozët. Të shpresojmë që ato probleme të hasura gjatë kësaj kohe të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi mendoj se askush nuk është i lumtur me këtë situatë.
Së shpejti martesa, je i emocionuar? Si ndihesh?
Mendoj se është një gjë që e bëjnë të gjithë. Nëse je i dashuruar, ndihesh i lumtur. Është një hap që e bën gjithkush dhe unë uroj e mundohem që të ardhmen ta shikoj gjithnjë me pozitivitet. Dhe jo vetëm për veten, por për gjithë familjen. Uroj që të qëndroj edhe te Lacio, pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
O lorik me ket martes qe Po Ben ! Behesh taman si Rebelat e shqipris , e leri. Vajzat Shqiptare te martohen me te huajt Turp per ty nuk je mo kush , e ke humb autoritetin !
Kapiten,
jo trajner!!!
Te trashegohesh!
KY VERIU QENKA TYRYFYC FARE. TE TRASHEGOHESH E KALOFSH NJE JETE TE LUMTUR LORIK. ” NESE JE I DASHURUAR NDJEHESH I LUMTUR ” ESHT E VERTET DHE E PAC ATE DASHURI GJER NE PAFUNDESI.
Dhe fotua eshte provokuese.Me demek ky na nxjerr shqiponjen dhe nga ana tjeter merr italiane…
Mero,kam vene re nje tendence percarese te gazetes!
Per kete duhet te mendohesh!
ME MIRE VAJZA TE HUAJA SE SHQIPTARE, I SHOH NE EMIGRIM UNE ATA QE JANE MARTUAR ME TE JUAJA I KANE BERE GRATE TE MESOJNE SHQIP DHE TE GATUAJNE USHQIM SHIP BILES PELQEJNE MUZIKE SHQIPTARE DHE MBAJNE DHE FLAMURIN SHQIPTAR NDERSA QELBESIRAT DHE PUTANAT FEMRAT SHQIPTARE DALIN POTHUAJSE LAKURIQ NE RRUGE DHE DUAN TE BEHEN AMERIKANE OSE KURVA EVROPIANE ME ZOR, TRENDY BITCHES, KESHTU QE LARG PLEHRAVE DEGJENERATA MATERIALISTE SHQIPTARE QE VENE KERCEJNE NEPER STRIP CLUBE PER 8 MARSIN DUKE PARE MAJMUNE ZEZAKE DUKE KERCYER
O Gazetari,
Nuk e dija trajner Lorik Canen, kapiten ndoshta…
Kur u bo trainer Loriku. Trainer osht ende De Biazi.
ja dhe patrioti )));
shume mire
Nga Lacio hajde te Laci,nje ndryshim qe nuk do t’a ndjesh!
leje o Cana se nuk jeni duke bere gje as kete rradhe, nuk na intereson sezoni pozitiv na intereson kualifikimi ne Euro 2016 : http://bit.ly/1io2fYb