Kapiteni i Anglisë, Stiven Xherard, thotë se përfaqësuesja e tij do të ushtrohet për ekzekutimin e penaltive para Kampionatit Botëror.
Në Euro 2012, Anglia u eliminua nga Italia pikërisht pas penalltive, ndërsa ka dështuar në tre Kampionate Botërore nga penalltitë (1990, 1998 dhe 2006), dhe po ashtu edhe në dy Kampionate të tjera Evropiane (1996 dhe 2004).
Prandaj, mesfushori i Liverpulit dëshiron që skuadra e tij të jetë e gatshme për gjithçka.
“Nuk mund ta përshkruaj si është. Për fatin tim të keq kam dështuar në një situatë të tillë kur ekzekutova penalltinë në një Kampionat Botëror dhe ishte një atmosferë shumë e vështirë”, ka thënë Xherard për BBC.