Ragip Xhaka: Taulanti nuk është mashtrues, ai do të luajë për Shqipërinë

2 Qershor 2014, 15:34Sport TEMA

Ragip Xhaka ka mohuar shkrimet e disa medieve, të cilat kanë raportuar se Taulanti me qëllim nuk po grumbullohet me Kombëtaren shqiptare. Ai thotë se djali i tij ka qenë i dëmtuar dhe për këtë nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit kuqezi.

Taulant Xhaka është ftuar tri herë në Kombëtaren shqiptare nga Xhani De Biazi, por asnjëherë nuk është bashkuar me ekipin kuqezi, pasi ka qenë i dëmtuar.

Mbrojtësi i Bazelit, edhe këtë herë ka qenë në listën e lojtarëve të ftuar për tri miqësoret ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinois, por nuk është grumbulluar.

Xhaka, i cili është pajisur me pasaportë shqiptare, nuk ka mundur të vishet kuqezi, pasi ka qenë i dëmtuar.

Mediat sportive në Shqipëri kanë raportuar se mbrojtësi kosovar po e mashtron Kombëtare, duke mos dashur të grumbullohet.

Por, babai i Taulantit, Ragip Xhaka ka mohuar raportimet e medieve shqiptare. Ai ka thënë se djali i tij ka qenë i lënduar dhe se nuk ka mundur të grumbullohet me ekipin kuqezi:

“Taulant Xhaka nuk është mashtrues. Ai është lënduar në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve me Bazelin. Taulanti ka qenë në rikuperim deri me 28 maj. Për këtë kam dëshmi dhe fakte nga klubi dhe mjekët. Ai ka qenë në rikuperim te mjeku i Jurgen Klinsman”, ka deklaruar Xhaka për Express.

“Madje, Taulanti e ka lajmëruar kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerin. Ai iu ka bërë me dije se është i lënduar dhe nuk mund të luajë. Ai i ka thënë po Shqipërisë dhe do të mbetet ashtu”, ka theksuar Xhaka.

Ragipi ka bërë të ditur se Taulanti do të rinis stërvitjet me 17 qershor, dhe do të bëhet gati edhe për sezonin e ardhshëm. Ai pritet t’i ndihmoj kuqezinjtë në eliminatoret për kampionatin Evropian, të cilat nisin në shtator.

 

5 komente në “Ragip Xhaka: Taulanti nuk është mashtrues, ai do të luajë për Shqipërinë”

  1. lexuesi says:

    Nuk duhet nxituar per te thene gjera qe s’duhen thene .Aq me teper mediat,kur dihet qe Xhaka eshte i demtuar sepse gjerat jane te verifikueshme,perse me vrap i vene nofken mashtrues ?!-Duken si pune kalamajsh ,qe nje thashethem nje hamendje nje shpifje e dikujt dhe hop me vrap e bejne lajm ,e bejne akuze ,e bejne terkuze …pa seriozitet fare !

  2. ajax says:

    Mos e oesin si Mustafi edhe ky?
    Refuzoi kombëtaren, Gjermania nuk e përfill Mustafin – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=61913&k=71#sthash.CDyVfoPL.dpuf

  3. Nori says:

    Ase qe ja vlen me derdh ndjers per kta lluma nga Shqiperia.Ma mire me lujt per Grekun se per llumin e Arnautave Shqiperis jan shume ma te mire se Arnautat e Shqiperis te paketn edhe ata Greket na kan qel deren gjat luftes edhe na kan mbajt me gjitha mirat e Botes un jam njeri nga ta qe na kan kqyr ne duar.Rnofttttttttt Grekuuuuuuuu popull me lashtesi poshte Shqiptaret nga Shqiperia,edhe ishalla krejt burgu ju fusin emigrantet ju nuk meritoni ase i gje se jeni te ceket jeni Psikopata.Gooooo Greqiaaaaaaaaaaa te duam

    1. beni says:

      po ti qe komenton shqip ketu cfare je ore legen .???Pse i ngatrron emigrantet ore pusht ???Kaloka mire jot eme e jotmoter ne greqi…

    2. epirioti says:

      O Nor,i paske thith nja dy viza… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje