"Kupa e Botës në Katër u ble!"/ Botërori mund të anulohet

1 Qershor 2014, 18:32Sport TEMA

Akuza të mirëdrejtuara, rrethana shumë të rënda, të cilat përfshijnë FIFA-n 10 ditë nga fillimi i Botërorit në Brazil. Tabloidi “Sunday Times”, që ka siguruar mijëra e-maile dhe dokumente të tjerë të paraqitur si prova në pagesën e ryshfeteve, publikoi dje “Dosjet e FIFA-s”. Ose ndryshe prapaskenat e intrigave e manovrave që kanë ndodhur në federatën ndërkombëtare të drejtuara nga Mohamed bin Hamam që Katari të siguronte organizimin e Kupës së Botës 2022. Kujtojmë se Bin Hamam ka qenë presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit nga gushti 2002 deri më korrik 2011, kur u përjashtuar për jetë nga FIFA për korrupsion.

“I BLERË” – Gazeta britanike ka hetuar çështjen e zgjedhjes së vendit pritës të edicionit 2022 të Kupës së Botës, që krijoi një mal me polemika (i nxehtë i tmerrshëm dhe me shumë mundësi edicioni do të zhvillohet në dimër), dhe që menjëherë u kritikua ashpër për numrin e madh të punëtorëve që kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të stadiumit dhe infrastrukturave të tjera (qeveria e Katarit ka pranuar se të vdekurit janë rreth 1000, shoqatat e ndërtuesve akuzojnë për shumë më tepër. Sipas “Sunday Times” e drejta e organizimit të Botërorit “u ble” duke përdorur fonde të pistë, ndere dhe pagesa për rrjetin klientelist të ndërtuar nga Hamam për të siguruar votat vendimtare për Katarin.

ZARFET – “Sunday Times” shkruan se “fushat” e Bin Hamamit nisi në qershor 2008 në Kuala Lumpur të Malajzisë, në selinë e Konfederatës Aziatike të Futbollit, që burime të brendshme thonë se qeverisej nga Hamam si mbretëria e tij. Me nnjë zarf prej 100 mijë dollarësh të shpërndarë për delegatët e tjerë nga delegati i Katarit Mohamed Meshadi. Në tetor të të njëjtit vit delegatët aziatikë u mbuluan me dhurata të shtrenjta dhe 195 mijë dollarë të tjerë. Në 2009-n Hamam e përqendroi punën e tij te Konfederata Afikane e Futbollit dhe fushata më pas e pati kulmin me pagesën për zëvendës presidentin e FIFA-s, Xhek Uorner, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe presidentei i federatës CONCACAF (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet). 450 mijë dollarë përpara votimit të parë për të përcaktuar vendin organizator të Botërorit 2022 dhe 1.2 milionë dollarë që kaluan nga Hamam tek Uorner në 2011, kur të dy u pezulluan përjetësisht pas akuzave për korrupsion.

MBI 5 MILIONË – Nga dokumentet e publikuara nga “Sunday Times” del në skenë se mbi 5 milionë dollarë janë shpenzuar nga Hamam për të “fituar” Botërorin 2022 përmes pilotimit të votave. Të menjëhershme kundërpërgjitjet. E para nga Xhon Uitingejl, president i komisionit të Sportit, Kulturës dhe Medias në Britaninë e Madhe, i cili kërkoi anullimin dhe rivotimin për përcaktimin e vendit organizator të Botëroit 2002. Ryshfetet e përfituara nga presidentetn e federatave afrikane ishin rreth 200 mijë dollarë, ndërsa 1.6 milionë dollarë iu dhanë ish-presidentit të CONCACAF-it dhe ish zëvendës presidentit të FIFA-s, Xhek Uorner.

 

 

 FIFA: Nëse akuzat për korrupsion vërtetohen, do të ketë rizgjedhje për Botërorin 2022

 

Zëvendës presidenti i FIFA-s, Xhim Bois, reagoi dje pas hetimit të botuar në gazetën “Sunday Times” për Kupën e Botës Katar 2002. Bois, që nuk ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv, në kohën kur u mor vendimin për organizmin e Botërorit në shtetin arab. “Pas hetimeve të fundit nga gazeta ‘Sunday Times’, ne themi se Mohamed Bin Hamam nuk ka pasur asnjë rol zyrtar apo jo zyrtar në Komitetin Ekzekutv që vendosi që Katari të organizonte Kupën e Botës 2022. Si anëtar aktual i Komitetit Ekzekutv i kërkoj gazetës që të gjitha provat t’ia kalojë shefit të hetimit të FIFA-s, Majkëll Garsias, i cili më pas të nxjerrë përfundimet e duhura. Nëse vërtetohen akuzat për korrupsion atëherë ne do të rekomandojmë rivotimin për përzgjedhjen e vendit organizator të Botërorit 2022”, u shpreh Bois.

5 komente në ““Kupa e Botës në Katër u ble!”/ Botërori mund të anulohet”

  1. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ESHTE VENDOSUR QE DO (GJUKOHEN NGA GJUKATAT SHQIPTARE ) E SIGURTE JANE TE PAFAJSHEM. ,,,KESHTU THA. DHE BUJAR NISHANI ,,,,,,,,,,,,,,,,,ME KLDne DHE SALIUN

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse akoma keni ju dyshime qe Boterori i KATARIT apo KU-VAJTI eshte shitur ?
    Po pse ju akoma keni dyshime se Boterori i Brazilit nuk eshte shitur ?
    E kam te qarte se do dalin disa Komentues qe te me mbushen mendjen ,por nuk ka rendesi ,rendesi ka se me 13 korrik brazili fiton Kupen e Botes.
    Po pse ka akoma dyshime se MESSIN e “DETYRUAN ” qe te semuret per 2-3 muaj dhe sidomos ne fund te tetorit apo fillim te nentorit 2013 ?
    BLATERI nuk u mjaftua me kaq ,por u “KUJDES ” qe ta dergonte ne ARGJENTINE per fazen e rikuperimit derisa RONALDA te fitonte Trofeun.
    Perkunder faktit qe ne EXTREMIS ne minuten e 94 kunder ATLETIKOS ,REALI barazoi ((loja do zgjatej edhe 20 minuta deri sa te barazonte REALI ne ndeshjen finale tew Ch-Leagues ),kjo u be qe BLATERI ti justifikonte Eurot e marra nga PEREZI .
    Po pse a ka akoma ndonje te cmendur qe te me thote mua se REALI fitoi me pasterti ne 2 ndeshje ,5-0 ,kunder BAYERNIT dhe BAYERNI vinte verdalle si PORDHA neper Breke dhe nuk ishte i afte qe te shenonte qofte edhe nje gol apo te bente nje aksion per gol ?
    REALI luajti sipas Partitures dhe nuk ka faj ,por cka me cudit mua eshte se :
    Si BAYERN vs BARCA ne 2013 7-0 ashtu edhe REAL vs BAYERN 5-0 ngjajne si 2 pika te njejta uji por te pikuara ne kohe te ndryshme .
    Nuk dua qe ti kthehem me TOPIT te ARTE te vitit te kaluar ,ku MESSI ((( pavaresisht se nuk u shfaq mire pas NENTORIT 2013 ,pa dashur qe te besoj ne ndonje konspiracion))),deri ne 15 NENTOR kur Votimet u mbyllen printe listen me 41 % : RIBERY me 24 % dhe NALDA me 23 %.
    Por pas instruktazhit te BLATERIT ai NALDA edhe pse e kualifikoi PORTOKALLINE per ne Brazil me PLAY-OFF duke zhvilluar 2 ndeshje me shume se Argjentina e MESSIT qe e siguroi kualifikimin ne grupin e ferrit me 9 skuadra ku doli dhe koke grupi ,3 ndeshje perpara perfundimit,nuk i takonte ai Trofe ku REALI deri ne fund te MARSIT ishte -6 pike pas BARCES .
    Se cfare ndodhi me mbrapa me BARCEN dhe se si ajo ngeli ne bisht ,une nuk fajsoj asnje ,pos MARTINOS dhe MESSIT ,XAVIT qe i mbaroi shpejt karburanti apo edhe INIESTES qe vinte verdalle si pordha neper breke dhe kush ka qene i vemendeshem ,ishte pikerisht ai INIESTA qe ne te treja kompeticionet ,si ne La-LIGA ,si ne Copa Del Rey ne finale me REALIN si ne Ch-League ,humbi ne te tre rastet 3 TOPA ne mesfushe nga ku erdhen dhe 3 golat me KUNDER ATAK .
    Ironia vazhdon kur “OPINGEN e ARTE ” e mori NALDA dhe SUAREZI qe te dy shenuan nga 31 Gola ,kurse MESSI qwe ishte “‘DOBET “‘,shenoi …2 gola me pak …29 gola ,kur Rekordi i MESSIT ne 2012 kur dhe ai mori “”WORLD GOLDEN SHOES ” ,shenoi frikshem 54 gola ne 37 ndeshje .
    Ne 2013 MESSI prape mori “”WORLD GOLDEN SHOES ” me 46 gola ne 42 ndeshje kurse NALDA -XHELISTJA shenoi ..32 gola ne 37 ndeshje .
    Do me kundervihet ndonjeri mua per NALDEN ne CH-League qe shenoi me Schalken dhe GALLATASARAIN .
    E kam gati pergjigjen .
    A ndihmoi NALDA ,REALIN kunder BARCES ne La-Liga ,kunder BARCES ne Copa Del rey ,kunder ATLETIKOS si ne 2 ndeshje per La-Ligen ,si ne finalen kunder ATLETIOKOS ,ne fitoren e REALIT ???!!
    Shenoi nje gol ne EXTREMIS kunder ATLETIKOS kur loja ishte 3-1 dhe e Festoi si HISTERK .
    Po i kthehem Kupes se Botes .
    Kam 6-7 muaj qe kembengul se Trofeun e merr Brazili ,ku do vecoja disa arsye :
    1-Brazili eshte vend organizator dhe si pasoje ka avantazhin fushe .
    2-Futbolli ne A.Latine ,por vecmas ne Brazil eshte jeta ,emocioni ,shpirti ,gjithcka ,ku atje jeta pa futboll nuk ka kuptim
    3-Ne se i referohemi historise ,kur ne 1950 KIXHA ,ITALO-URUGUAJANI shenoi per 2-1 ,ate dite ka patur me qindra VETE-VRASJE ,ne Brazil .
    4-Brazili ka mbi 1 vit qe eshte perfshire nga trazira sociale ,greva ,demonstrata ,por ne RIO DE JANEIRO te iken koka per pese leke .
    5-F.I.F.A ja ka borxh BRAZILIT ,Kupen e Botes ne 1998 ,ne ate bote kur jo vetem RONALDO -FENOMENI u “semur me grip ” per 7 ore ,por gjithe ekipi Brazilian ishte me GRIP, dhe BERBERI ZUHDI ZIDANE mori Kupen e Botes ,pasi duhet te bente BIS sepse FRANCA 2 vjet me vone do te “RRIHTE ” ITALINE me GOLDEN GOL me rremuje me faull kunder TOLDOS .
    6-Kupa e konfederatave vjet ishte PROLOGU ,kurse sivjet data 13 korrik do te jete EPILOGU i ketij romani te gjate .
    7-Kush ka qene i vemendeshem vitin e kaluar ,ka pare se Brazili kombetaren e pergatitur nga SCOLARI e ka bere per te luajtur RUGBY dhe jo futboll .
    Boll te shihni videot e vitit te kaluar per ta vertetuar ku Brazili merrte faulla dhe deri penallti inegzistente ,per te fituar me goleade.
    Se cilin ekip do ti vene perballe brazilit ne finale ,kjo ngelet per tu pare .
    Perfitova nga rasti qe shkruajta kaq gjate dhe per shume probleme ,se REDAKSIA E “TEMES ” te pakten karshi meje eshte selektive dhe me jep vetem 3-4 dite ne 2-3 jave,,,, hapesire per te mi kaluar komentet .
    Ju falaenderoj qe patet durimin dhe e lexuat komentin tim .
    Nga ana tjeter do te mireprisja debat nga komentet tuaja sidomos nga “ARMIQTE ” ,si ENGLANDI ,AJAXI ,ARGITA B , e te tjere por edhe nga “MIQTE ” si HORRI i BULEVARTDIT ,BESTI ,GUXHUA apo edhe te tjere qe nuk po i permend nga te 2 “KRAHET “.

    1. nd-ih-ma says:

      futi nje gjume se je lodhur ose duke pare enderr ose duke degjuar fallgjoren.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Korrektim :
    MESSI ,”WORLD GOLDEN SHOES ” e mori kur shenoi 46 gola ne 32 Ndeshje dhe jo ne 42 Ndeshje ( eshte dhene gabim shifra nga mua kur dihet se ligat me 20 skuadra kane nga 38 ndeshje per te zhvilluar ,kurse MESSI nuk luajti ne 6 ndeshje ,kurse NALDA nuk luajti ne 1 ndeshje .

  4. leonardi antwerpen says:

    Patjeter duhet te anulohet
    Nuk behet tifozllek me çaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje