Valon Behrami dhe Granit Xhaka mbetet objektivat kryesorë të skuadrës së Interit për përforcimin e mesfushës. Dy lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës janë ndjekur prej kohësh nga drejtuesit zikaltër, që janë hedhur në veprim konkret për të siguruar shërbimet e tyre.
Për 29-vjecarin nga Mitrovica, Napoli kërkon nga 9 deri 10 milionë euro dhe nuk luan nga pozicioni i tij, ndërsa Interi për të arritur te Behrami kërkon të përfshijë në marrëveshje kartonin e Taider.
Përsa i përket Granit Xhakës, i kërkuar prej kohësh nga zikalterit, po merret në konsideratë paraqitja e një ofertë prej 5 milionë eurosh, plus Kuzmanovic, ndërkohë që Borusia e Mynshengladbahut e vlerson nga 10 deri 12 milionë euro.
Futbollisti shqiptar i lindur në Bazel të Zvicrës u transferua ne verë të 2012 në Bundesligë, teksa ka zhvilluar 50 ndeshje me Gladbahun, por pa qenë pikë referimi për formacionin që drejtohet nga Lusien Favre.
Edhe Granit Xhaka eshte i lindru ne Gjilan e jo ne Bazel qyshe po thoni ju ok.
Nori. Granit xhak nuk e di ku ka linde por nuk eshte i gjilani eshte prej Prishtines edhe baben e nanen i ka te prishtines
Granit eshte 100% Gjilanas kan dal Prishtin pastaj kan emigru jasht hyn qaty wikedpaide edhe kqyre ku ka lind edhe nga e ka eshte a Prishtina a Gjilani
Granit XHaka me ka lene pershtypjen si djale i mire.Me duket se zemra ia do te luaje per kombetaren shqiptare.
KY i mitrovices ka nje indiferentizem fudullesh ndaj shqiptareve nuk e kuptoj pse ju të gazetes nuk e injoroni komplet siç i takon.