Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zllatan Ibrahimoviç, beson se rivalët evropianë po e shfrytëzojnë rregullin financiar të UEFA-s për ta penguar klubin e tij që të mos ngjitet në maje.
Kampioni i Francës është dënuar me 60 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, mirëpo suedezi shpreson që klubi i tij të mos marrë ndëshkime të tjera.
“Puna ime është që ta ndihmoj PSG-në të fitojë trofe, ndërsa gjërat e tjera janë politikë.
Klubet e tjera të mëdha kanë frikë nga projekti i madh i PSG-së. Prandaj po e shfrytëzojnë rregullin financiar për të na penguar në atë që po bëjmë.
Nuk dua të bëj armiq. PSG është shumë i rëndësishëm për UEFA-n. Vlera e Ligës së Kampionëve dhe të drejtat televizive varen edhe nga PSG.
Shpresoj që UEFA ta ketë të qartë këtë, sepse PSG është dobiprurës për UEFA-n”, ka thënë Ibra në një konferencë për shtyp.
Akoma luan ky plaku?
Ky plaku eshte nje nga sulmuesit me te mire qe ka sot bota shoku rikard (sic thone anglezet shkurt dick)