Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, thotë se shpeshherë përballet me kritika të padrejta për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës.
Gjatë karrierës së deritanishme, 23-vjeçari ka krijuar reputacionin e të qenit figurë e çrregullt, pasi shpeshherë ka kryesuar titujt e gazetave për gjëra negative.
Krahas incidenteve të shumta brenda dhe jashtë fushe, SuperMario ka prishur raportet edhe me ish-trajnerët e tij, Hoze Murinjo (Inter) dhe Roberto Mancini (Mançester Sitit).
Ndërkaq, edhe pas kthimit në Milano, problemet për të po vazhdojnë. Për më shumë, tifozët shpesh e ofendojnë në baza racore.
Ai mendon se po kritikohet tepër për veprimet e tij vetëm pëe faktin se është i zi, raporton Telegraf.
“Unë bëj disa gabime dhe gjithmonë paguaj për to. Mirëpo, po të isha i bardhë vetëm do të më flisnin për gabimet.
Problemi qëndron jo te gjërat që unë bëj, por se gjërat po lejohen të më ndodhin mua. Unë jam ndryshe dhe kjo i bezdis njerëzit”, ka thënë Baloteli për GQ Italy.
Ik o turkofagosi I breshias , race greki jevgi
je superloqe o baloteli. po te ishe i bardhe nuk do beje keto karlleqe qe ben, kete ke dashur te thuash besoj.
Ktij loqes ngjyra ja ka fajin..ec mer pordhace.
BALOTEL TRAPI:NUK TA KA FAJIN NGJYRA E LEKURES,POR MENDJEMADHESIA JOTE DHE BUDALLALLEQET QE BEN.
I qenka merzitur vetja balos po balua balo mbetet
Po ik o trap ik se nuk ta ka fain lekura,por ta ka fain mendja