Duka: Të gjithë lojtarët e Kosovës janë edhe të Shqipërisë

26 Maj 2014, 15:50Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë dhënë “Illyriapress”, ka pohuar se të gjithë lojtarët e Kosovës janë edhe të Shqipërisë, duke sqaruar se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Unë kam biseduar edhe vetë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (Fadil Vokrri), me trajnerin e Kosovës (Albert Bunjaki) dhe pothuajse me të gjithë stafin e Kosovës. Ne jemi mirëkuptuar për gjithçka! E mira është që të bashkëpunojmë, që të arrijmë më të mirat e mundshme për të dyja skuadrat, për futbollin mbarëshqiptar. Dhe, e vetmja mënyrë për të arritur maksimumin, është që të bashkëpunosh ngushtë dhe të dëgjosh në një lloj mënyre njëri-tjetrin. Shkëmbime lojtarësh? Çdo futbollisti, pa i prishur punë, të shkojë të luajë atje ku dëshiron ai dhe atje ku është më e mira për të dyja skuadrat. Edhe një futbollist shqiptar le të shkojë të luajë ndeshje miqësore atje, në një kohë që të mos u prishë punë ndeshjeve zyrtare të ekipit të Shqipërisë apo anasjelltas”, – ka thënë Duka.

Më pas, ai ka folur për rastin e Loret Sadikut, Samir Ujkanit apo Ilir Azemit.

“Janë të gjithë lojtarët tanë. Janë të gjithë alternativa dhe për ne të gjithë e kanë derën të hapur për të luajtur për ekipin kombëtar shqiptar… Ujkani, Sadiku, Azemi dhe gjithë të tjerët”.

Në fund, i pyetur në lidhje me infrastrukturën sportive, si dhe mundësinë e spostimit të Kombëtares edhe në stadiumin e Mitrovicës, Duka tha:

“Aktualisht stadiumi i Mitrovicës për ndeshje zyrtare nuk është i miratuar nga UEFA. Nuk është një stadium i licencuar. Nëse do të jetë i licencuar, unë nuk di nëse Shqipërisë i lejohet apo jo që të shkojë të luajë atje? Por, për një ndeshje miqësore, përse jo”.

9 komente në “Duka: Të gjithë lojtarët e Kosovës janë edhe të Shqipërisë”

  1. nuk e di makinen says:

    Eshte me se e vertete Duka,
    sepse edhe e gjithe Kosova eshte Shqiperi !

  2. demi says:

    …ku e ke futbollin ne Shqiperi, pa lojtaret kosovare ti je nje hic dhe kaluar hicit…ti je vetem per voten qe i jep blaterit dhe paltinise…

  3. Alba says:

    Kejt ata kosovar qe lujn per kombetare tjera pos asaj kosovare jan tradhtar dhe duhet mos me ju lan me shkel ma kama ne Republiken e Kosoven.

    1. Dardanet says:

      Te lumte z.Duka,per kete vit mos fol me.Ne te gjithe jemi nje dhe ska tajfun qe do na ndaje.Duhet te nenshkruani sa me pare nje marreveshje me yllin e futbollit kosovar,Fadil Vokrrin,qe te shkembehen lojtaret nga te dy anet e kufirit artificial shqiptaro-shqiptare..Rrofte bashkimi kombetar dhe miqesia e perhereshme me SHBA-te.

  4. emilio says:

    Ncncnc, Shqiperia e shqiptareve, per turkoshaket koktrashe nuk na plas shume trapi.

    1. edi says:

      ne ‘turkoshaket’ dhe katoliket edhe ortodokset shqiptare perbejme rreth 99%….sa per ju 0.87% sna e ni pallaaaaaa fare….rrofte shqipria etnike…rrofte shqiperia e shqiptareve…’shqiptaret’ si puna jote dhe e turkofagos nuk kane vend ketu ne shqiperi por mblidhni leckat dhe heeee per ne etiopi dhe mos harroni te merrni me vete edhe janullato langaraqin….heheeheeeeee!!..

  5. Artur says:

    Bravo
    Ne jemi vetem NJE: NJE KOMB – NJE GJUHE -NJE POPULL.RROFT SHQIPERIA
    ETNIKE.
    RROFT POPULLI SHQIPETAR DHE GJITHE SHQIPETARET KUDO NE BOTE.
    Pershendetje Vellazerore
    Artur Caslli

  6. MERITONI says:

    hahahahaha,po,po,gjithsesi,edhe PROKSIMAKENTAURA eshte e shipnise.

    ZHVATES.

  7. zamo says:

    Nëse themi nje komb nje kombtare ndeshjet e komtares duhet Te luhen edhe ne prishtin Apo mitrovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje