Januzaj merr numrin 10 dhe tashmë në Belgjikë konsiderohet si Zidane i ri

25 Maj 2014, 18:20Sport TEMA

Sulmuesi i Mançester Junaited, Adnan Januzaj, i cili do të luajë që nga minuta e parë me fanellën e Belgjikës në miqësoren e së hënës përballë Luksemburgut, në moshën 19-vjeçare është tejet i  vlerësuar nga trajneri Mark Vilmots për në Botërorin 2014.

I lindur në Bruksel, ylli me prejardhje nga Istogu i Kosovës, ishte i kërkuar nga disa përfaqësuese, por zgjedhja e tij ka qenë Belgjika.

“Unë kam lindur në Bruksel, kam studiuar në Belgjikë deri në moshën 16-vjeçare e jam përgatitur te Anderleht”, ka thënë Januzaj, raporton Koha.

Për të justifikuar grumbullimin e tij, Vilmots evokon “talentin dhe polivalencën” e lojtarit te ri.

“Adnani mund të luajë me numrin 10, në pozicionin e tij anësor ku ka luajtur në ekipin e të rinjve”, thekson trajneri.

Januzaj është shprehur nga ana e tij se “pozicioni më i mirë për të do të ishte ai i sulmuesit të fundit”.

Ish-futbollisti i përfaqësueses, Mark Degryse, është shprehur nga ana e tij: “Adnani është Zidane i së ardhmes. Tek ai, Belgjika ka gjetur një lojtar të jashtëzakonshëm. Mendoj se ai do të bëhet më i fortë se Eden Hazard”.

12 komente në “Januzaj merr numrin 10 dhe tashmë në Belgjikë konsiderohet si Zidane i ri”

  1. sit ..back...and.relaks says:

    aman o ju tani ca na hapni barkun. belgjika sdel nga grupi ju thoni auiu

    1. Shreku says:

      Belgjika, me telentet qe ka shkon rehat deri ne cerek finale, mos me larg…

  2. oni says:

    adnandi te na fale por pas boterorit as te Gallatasaraj sdo kete vend per ne formacionin e pare. belgjika do iki nga grupet pa fitu asnje ndeshje.. bye bye Adnan Istogu

    1. Kujtimi says:

      Mos ke merak ti, se grekofonet si ti kan qef qe Adnani te luaje ne Gallatasaraj apo ne ndonje ekip “zhgbl” por Adnani me talentin qe ka , vtem inshallah zoti i ndihmon se do ta keni ne maje !

      1. Argita_B says:

        Januzaj ka nje talent me te vertete te jashtezakonshem dhe nese vazhdon keshtu i ka te gjitha mundesite te behet nje nga lojtaret me te mire ne bote.
        Per sa i perket krahasimit me Zidane eshte thjesht nje spekullim pasi jane me qindra lojtare qe jane krahasuar si Mardaona, Platini, Kruif apo Ronaldo dhe me pas nuk kane arritur kurre ne nivele qe u jane atribuar.
        Zidane ishte nje lojtar altruist qe luante per ekipin dhe nje nga te metat qe kishte ishte se nuk shenonte shume gola duke patur parasysh talentin dhe aftesite qe kishte pasi preferonte te pasonte.
        Januzaj eshte e kunderta e Zidane, eshte lojtar shperthyes dhe individualist, pra e kunderta e Zidane.

  3. ajaxs says:

    Jonuzajn nuk e kam pare ne ndeshje, neser do ta shohe.Belgjika sipas specialisteve vleresohet si nje nder 5 ekipet per te fituar Boterorin.Ne te vertete ka ekip shume te mire dhe me shume talente, por duhet edhe fate.

  4. Neorealizmi says:

    Shoh se mungon ne faqen sportive te TEME-s lajmi i fitimit te Champions League nga Reali, por nuk mungon lajmi se a shkoi ne banjo Januzaj, a hengri mengjes, a i lau dhembet, a e pyeti babain e vet per te pire nje birre.

    1. Neorealizmi says:

      Nese desheroni te na rritni krenarine dhe ndergjegjen kombetare me nje produkt te huaj me lende te pare vendi, me teper e rrezoni besimin e shqiptareve se mund te perparojne ne vendin e tyre (megjithe kushtet e veshtira).

  5. Veriu says:

    Adnani dhe belgjika ,zvicrra do jen supriza e. WM. !

  6. idealist says:

    Pordhë, pordhë dhe vetëm pordhë… Në Angli ishte” Mesi i ri”, në Belgjikë është “Zidan i ri”, “e kanë kërkuar disa skuadra Kombëtare”…(???!!!) Se kush janë ato, përveç Shqipërisë, të na i thotë artikullshkruesi…

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Edhe une pa e pare JANUZAJN nuk kisha opinion te mire sepse nisesha nga ata BUBACET si Xhamadan shal-qiri me shoke me Berr-hamesit ,e ku di une me XHema-hilet e Granit shtufin me shoke .
    Por kur e pashe vetem nje ndeshje me Manchesterin ndryshova mendim 100 % sepse pashe nje lojtar talent qe e perdorte topin m eaq lehtesi sa perdor nje loder nje i rritur .
    Per mua ai eshte talent dhe shume vizionar dhe i pjekur ,lot si nje 26 vjecar nga pjekuria ,por tek ai shihet edhe nje ndjenje menefregizmi ,mbase kjo vjen se ai eshte shume perpara te tjereve dhe genet e tij kane gjithe informacionin e lojes se futbollit .
    Sa larg do shkoje Belgjika ?
    Do shkoje aq larg sa shkojne ekipe te tilla si Zvicra ,Norvegjia ,Suedia ,Austria ,e ku di une tjeter .
    Por nj egje eshte fakt se :kurre Belgjika nuk do te perserit suksesin e GU TISSIT ,dhe kurre belgjika nuk do te kete ekip kompakt si ne 1972-1973 ,pavaresisht se nuk u nominua me ndonje trofe ,por ishte konkurent i denje .
    JANUZAJ per mua nuk eshte “TRADHETAR ” dhe ka bere zgjedhjen me te mire sepse atje u lind ,u rrit dhe nuk e hodhi buken poshte .
    I urojme suksese dhe dhente zoti na zbavit se boll ngelem duke pare KATENACIO sa na ka dale krejt futbolli prej qejfit .

    1. Kujtimi says:

      Ke drejte, keta te Zvicrres nuk jane super talenta por lojtar mesatar, Januzaj eshte prap se prap i vecante, trajneri i moshave ne ANderleht tregonte se ne nje ndeshje te fituar nga ANderlehti 20-0 Januzaj kishte shenuar 17 gola zyrtare dhe vetem ai dhe Ronaldinjo ishin te evidentuar ne kuote te tille ne moshe 15 vjecare qe ne mesatare i biente cdo 5 minuta nje gol(ndeshje kampionati i moshave), sa per zgjedhjen ndaj Belgjikes eshte zgjedhje me duhur se ate ia ka borxh shtetit te tij ku eshte lindur dhe rritur do te ishte bukeshkale po te mos luante per te, apo te luante per shtet si Anglia teper oportunist ndaj Shqiperise dhe Belgjikes, Januzaj eshte belg por edhe shqiptar andaj gjithe duhet te jemi krenar per te, nuk i kuptoj fyerjet ndaj tij, se po filluam ne origjine gjithe njerezimi e ka nga Afrika !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje