Hoze Murinjo kërkon talentin kosovar të Mançester Sitit

23 Maj 2014, 13:29Sport TEMA

Hoze Murinjo kërkon t’i rrëmbejë Mançester Sitit futbollistin me origjinë shqiptare, Bersant Celina. Sikurse raportojnë mediat britanike, tekniku portugez e ka vëzhguar në vazhdimësi 17 vjeçarin nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, duke qenë i bindur për potencialin e djaloshit shqiptar.

Celina, i cili u aktivizua para 17.000 tifozëve me përfaqësuesen e Kosovës në miqësoren e parë me ndaj Haitit, mund të japë kontribut në të dy krahët e sulmit, ose prapa një sulmuesi, raporton Sport News. Futbollsiti me prejardhje nga Prizreni mund të përfundojë te “Blutë” e Londrës gjatë kësaj vere, pasi Mançester Siti duhet të bëjë ndryshime në ekip për shkak të kushtëzimeve që ka marrë nga UEFA në kuadër të Fair Play-t Financiar.

Celina rezultoi një nga lojtarët më të mirë të Sitit U-18 gjatë sezonit, ndërsa në fund të edicionit pësoi një dëmtim nga i cili po riaftësohet. 17 vjeçari fitoi çmimin për golin e vitit te skuadra e të rinjve të Sitit, teksa u zgjodh edhe si mbret i akademisë së këtij klubi. Para se të transferohej në Angli, Celina aktivizohej në Norvegji, ndërsa ka marrë edhe nofkën “Harry Potteri i futbollit” falë aftësive të tij me topin.

6 komente në “Hoze Murinjo kërkon talentin kosovar të Mançester Sitit”

  1. sandokani says:

    Mos e etiketoni me vrap djaloshi SHQIPTAR, se a i pelqen atij vet ti thon SHQIPTAR, se si kan ardh punet jemi degutu nja dy vjet me ate majmunin e mançesterit dhe ne fund doli qe ai e kishte per turp ti thoshin SHQIPTAR,mos u nxitoni degjoni ç’thot me gojen e vet, ndoshta si pelqen ta etiketoni keshtu,se tani njan ber allasoj njerez SHQIPTARET.

  2. MERITONI says:

    sandokani

    te jesh i bindun se ky eshte kosovare.
    ky ka lujte per kosoven ne ndeshjen kunder HAITIT.

    1. Argita_B says:

      Kosovar thuhet, jo kosovare. Kosovare eshte ne gjinine femerore dhe me sa kuptoj une, artikulli flet per nje djalosh e jo per nje vajze.

  3. pakicat says:

    NUK DO PARAGJYKUAR KY TALENT POR MOS SHPRESONI……. NQS E KERKON NJE KOMBTARE E HUAJ VEC SERBISE E GREQISE NA LA FOTOGRAFINE BILES MOS U CUDITNI QE MUND TI DAL ORGJINA EDHE NGA MOZAMBIKU….PASI DO DAL NJE BABA ME XHUP ME KUADRATA SI TE PARA ERES SONE SI TE BABAIT TE ADNAN JONUZIT DHE BLA ..BLA…BLA….DUKA I KORUPTUAR ..VOKRI I ZVOGELUAR …GJYSHI NGA TURQIA….GJYSHJA NGA ITALIA …DHE VETE DO DAL NGA SIRIA….MIRE QE NA TALLIN NA MBAJNE ME SHPRESA MIRE QE NUK LUAJNE PER KOMBIN TONE …POR JANE TE SINQERTE QE AS E KISHIN NDERMEND SHQIPERINE A KOSOVEN……IMAGJINONI FOTO STRAKOSHA MEGJITHESE ESHTE ME ORIGJINE GREKE LUAJTI ME KOMBETAREN TONE….. PUTH FLAMURIN SHQIPTAR DHE DJALI I TIJ DEL FOTO ME SHQIPONJEN ME DY KRENA ….RESPEKTE PER KETA MIRENJOHES TE KOMBIT TONE….

    1. Heroni says:

      o Kërriç Fotua eshte ortodoksj o grek,biles biles ne Shqiperi ata qe i thone vetes greke jane shqiptare ortodoks te greqizuar.

  4. pakicat says:

    O HERON DUKESH QE KE PAK KOHE QE JE NDARE NGA KAFSHET…STRAKOSHA…XHUMBA …BELLAI ..MILLO…JANE MINORITARE TE PAKTEN NE KESHTU I NJOHIM QE NGA KOHA E KOMUNIZMIT….LEXO PAK O I URUAR SE NUK TE GJEN GJE….NE JEMI KRENAR QE ZGJODHEN FLAMURIN KUQ E ZI…..MOS I NGATERO ME KETA QE U GREQIZUAN …U ZVICERUAN …U BELGJIZUAN….SOT…BILES DHE TI EMER GREKU KOMENTON…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje