Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, mendon se Mançester Junaited ishte aq i dobët këtë sezon, saqë mund ta mundte me një ekip që do ta merrte nga një kafene.
Në një intervistë për revistën World Soccer, 66-vjeçari ka thënë se do ishte në gjendje të hynte në një kafene, të grumbullonte 11 njerëz, t’i stërviste ata dhe t’u dilte përballë “Djajve të Kuq”, raporton Telegraf.
“Mund të organizosh një ekip nga kafeneja dhe të mos lejosh pësimin e gjashtë golave nga Mançester Junaited.
Më jepni gjashtë muaj dhe do t’i organizoja. Nëse do të kisha një portier gjysmë të mirë dhe dy qendërmbrojtës, të cilët dinë të luajnë me topin, do ia dilnim t’i ndalonim”, ka thënë Hodgson.
“Djajtë e Kuq” kaluan një nga sezonet më të këqija në Premier Ligë, duke u renditur në vendin e shtatë në tabelë.