Krujf: Mesi është vetëm teknik, ndërsa Ronaldo ka edhe anën fizike

19 Maj 2014, 15:41Sport TEMA

Legjenda e Barcelonës, Johan Krujf, beson se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë aktualisht, ndërsa mendon se loja e argjentinasit bazohet vetëm në teknikë, kurse portugezi krahas teknikës, është edhe fizikisht i fortë, raporton Telegraf.

“Mesi dhe Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë tani dhe me stile të dallueshme.

Njëri është teknikë e pastër, ndërsa tjetri ka edhe anën fizike.

Më pëlqen që t’i shikoj të dy duke luajtur, pasi ata janë dëshmi se sa i ndryshëm mund të jetë futbolli.

Futbolli është një lojë aq e bukur falë ndryshimeve dhe përfshirjes të çdo stili. Më pëlqen t’i shoh të dy duke luajtur kur janë në formën e tyre më të mirë”, ka theksuar Krujf për Times of India.

 

4 komente në “Krujf: Mesi është vetëm teknik, ndërsa Ronaldo ka edhe anën fizike”

  1. - homeri- says:

    – mesi eshte super yll , ronaldo yll … te dy jane lojtar klubesh — lojtar boteror jane materazi , toni dhe iniesta

  2. anna says:

    c’a lesh teknike ka ronaldo o kruujf vllai…

    1. Vlonjati 12 says:

      Anna, “o motra”, s’ka mbetur CR ta vleresosh ti, se Topin e Arte ky e mori dhe Mesi & Co kete vit moren paninen.

    2. ennnnnnno says:

      E pra ku mer vesh nga futbolli Krujfi,di ai ç’eshte teknika !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje