Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, që nga sezoni i ardhshëm do të luajë me Këlnin.
Mavraj ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçari me Këlnin, që këtë sezon u rikthye në Bundesligë.
Një ditë më parë, Mavraj pohoi largimin nga Grojter Fyrth.
Lajmin mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e pohoi dy orë para se të luante ndeshjen e kthimit të “play-off”-it ndaj Hamburgut, në funksion të ngjitjes ose jo në Bundesligën 1.
Për kronikë, kjo ndeshje u mbyll në barazim 1-1 dhe falë golit në fushë kundërshtare (ndeshja e parë në Hamburg përfundoi 0-0), Hamburgu mbetet në Bundesligën 1, ndërsa Fyrthi në Bundesligën 2.
Mirëpo, edhe sikur skuadra e tij të ngjitej në elitën e futbollit gjerman, duket se Mavraj e kishte vendosur që të largohej, duke mos e rinovuar kontratën e tij. P
Përmes një statusi në faqen e vet në “Facebook”, Mavraj shkruante dje para sfidës me Hamburgun: “Ndeshja e fundit me këtë fanellë. Pra, një takim për të mos e harruar kurrë. E lus Allahun për mbështetje!”.
Më herët, në mënyrë direkte, i renditur në vendin e dytë të Bundesligën 2, këtë fat e pati Paderborni i Alban Mehës. Ky i fundit uroi që edhe bashkëlojtari tjetër kuqezi t’i bashkohej atij në sallonin e më të mirëve në Gjermani, në mos bashkë me Grojter Fyrthin, personalisht, duke u bërë pjesë e Paderbornit.
Sidoqoftë, Mërgim Mavraj zgjodhi tjetër ekip, ndërkohë që për të kishte shfaqur interes edhe Lacio.
po fute dhe hallaun ne loje me mire shtrengo hallatet e tua se ato i shikon ndersa allaun e fantazon sepse nuk ekziston.
ik mor qen, vlonjat hajdut
Ja paska fut Allahu kesaj here…
Bravo. Kosovari
banu pak prefesionist mor mergim thuj zoti po pse allahu arabisht , po ju kosovarve ju ka ik petdha ju dolet me arab se arabet vet me kyt religionin..