Legjenda e Real Madridit dhe Argjentinës, Horge Valdano, e ka cilësuar yllin e Barcelonës, Lionel Mesi, si gjeniun e parë të shekullit të 21-të.
26-vjeçari ka fituar me katalanasit gjashtë tituj të La Ligas, tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të Copa del Rey, si dhe katër herë Topin e Artë.
Mesi do ta udhëheqë skuadrën e Alehandro Sabelas gjatë verës në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’, dhe Valdano beson se argjentinasi do ta ndihmojë vendin e tij që ta fitojë këtë kompeticion për herë të parë pas vitit 1986, raporton Telegraf.
“Një skuadër që ka Mesin në listën prej 23 lojtarëve nuk mund të mos quhet kandidat për titull. Ai është gjeniu i parë i shekullit të 21-të”, ka thënë Valdano për EFE.
Ma va.