Edhe Montpelie në gjurmët e Vajushit

15 Maj 2014, 15:36Sport TEMA

Europa e futbollit që vlen hap dyert për një nga futbollistët më të talentuar të futbollit shqiptar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Vajushi, është vënë në shënjestër të disa prej klubeve me peshë në arenën europiane. Në radhë të parë për të siguruar shërbimet e sulmuesit me origjinë shkodrane, i cili aktualisht luan në bullgari te Liteks Loveç, qëndron skuadra franceze e Montpelie, raporton Sport News. Lajmin e bën të ditur faqja e specializuar e “merkato365.com”, sipas së cilës, lojtari shqiptar është vëzhguar nga afër nga agjentët e shoqërisë gjatë ndeshjes kundër CSKA-së së Sofjes.

Edhe pse ndeshja përfundoi 2-0 në favor të kryeqytetasve dhe Vajushi nuk arriti të tregonte aftësitë e tij, mendohet se Montpelie do ta rrisë presionin për ta transferuar lojtarin në Francë, pasi nuk ishte kjo ndeshja e parë që Vajushi u vu në epiqendër të vëmendjes së agjentëve.

23-vjeçari u transferua te Liteks në vitin 2012. Deri tani ai ka luajtur 62 ndeshje duke shënuar 18 gola. Në miqësoren e fundit të kombëtares shqiptare kundër Maltës ai u thirr nga trajneri De Biazi, por mungoi për shkak të një dëmtimi.

Ditë më parë u përfol edhe për një interesim të mundshëm të miliarderëve të Monakos në drejtim të Vajushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje