Ylli i Atletiko Madridit, Diego Kosta, i ka cilësuar spekulimet se ai ka arritur marrëveshje me Çelsin si të çmendura.
25 vjeçari është lidhur shumë me një kalim te Çelsi, pas formës sensacionale që ka pasur këtë sezon.
Majde, edhe një llogari në Instagram, që s’ka qenë autentike e lojtarit, ka aluduar se ai ka nënshkruar me Çelsin, raporton Telegraf.
“Njerëzit thonë gjëra të çmendura për mua, mos u besoni”, ka thënë Diego Kosta për Marca, duke dalë nga stërvitja me Atletikon.