U fol shumë se do të vije, mirëpo ai nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës miqësore me Turqinë dhe Senegalin. Fjala është për sulmuesin e talentuar, Valmir Sylejmanin, i cili luan për skuadrën e njohur gjermane, Hannover 96.
18-vjeçari nuk do të luajë në dy miqësoret e ardhshme, edhe pse dëshira e tij ishte e madhe që të vishte fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Sebep për mos ardhjen e lojtarit ka qenë menaxheri i tij gjerman, i cili e sheh si problem në karrierë, nëse djaloshi do të luante tani për Kosovën, raporton Arena.
“Them të drejtën, dëshira ime e madhe ka qenë që të jem në Kosovë atë ditë dhe të luaj për Përfaqësuesen time. Pas shumë bisedave që kam pasur me menaxherin tim, ai nuk më lejon të luajë dhe për këto dy ndeshje nuk do të jem”, tha fillimisht lojtari. Më tutje ai tregon se menaxheri i tij ia ka ndaluar që të luajë për Kosovën, pasi mendon se do të ketë probleme me karrierën në të ardhmen.
“Duhet që ta dëgjoj menaxherin tim, edhe pse me mendje do të jem te Kosova. Ndoshta do të vij që ta shikoj edhe nga afër këtë ndeshje, pasi fuqishëm do ta përkrah vendin tim”, tha lojtari i Kombëtares së Gjermanisë U18, i cili deklaroi në fund se në të ardhmen do të jetë i Kosovës. “Në të ardhmen sigurisht që do ta vesh këtë fanellë. Jam nga Kosova dhe do të luaj për vendin tim”, përfundoi ai.
edhe mu nuk me len komshiu me lujt me angline.
hajde gallat hajde
pirdh pirdh se lirohesh o sulejmon edhe emrin e paske turk arab fare e keqe
Mua sme lejon gjyshja te luaj me skuadren e lagjes
Veq njeri i pa vler si ti i injoron njerzit qe kan bo fame ne futboll si ky djali shqiptar qe bota e njeh, e ti injorant veq vazhto me kesi komente se kote e ke veq se tregon karakterin tand qfar nivel i ulet i njerzimit je.
Kjo eshte vetem nje arsyetim i parendesishem,pasi menaxheri nuk mund ta ndaloj dikend te luaj per vendin e vet,kete nuk e pengojne ligjet gjermane.Ka plot te huaj qe luajne per shtetet e lindjes se tyre,por luajne edhe ne ekipet gjermane.
ardi. Ti e ke emrin kristaq tritoli
Keta “menaxharet” jane “shume te poshter”!!!.
“I dhunojne” lojtaret shqiptare (vetem ata shqiptare sepse te tjeret kane tru ne koke dhe vendosin vete per te ardhmen e tyre). “I terrorizojne” dhe “i kercenojne” ,,,,,nuk u lene gje pa u bere,,,,vetem e vetem tu thone JO vendlindjes.
O SULEJMON,,,,, ai vend qe ka ngel ne doren e spurdhjakeve si puna jote, e ka marre lumi.Nuk ta ka fajin menaxheri ty o djale,,,e ka fajin fara e keqe.!!
po pse o sulejmut kush e paguan menaxherin ti,apo te paguan ai ty??