Redi Jupi, shefi i zyrës së talenteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka theksuar se personalisht do të mundohet t’i grumbullojë me Kombëtaren futbollistët më të mirë kosovarë. Ai ka thënë se Adnan Januzaj nuk e ka lajmëruar FSHF-në për zgjedhjen e tij, por i uroi atij fat, sikurse edhe Mërgim Brahimit. Kombëtarja e Shqipërisë do të mundohet të grumbullojë futbollistët më të mirë kosovarë, ndonëse tashmë është aktivizuar edhe Përfaqësuesja e Kosovës. Redi Jupi pohoi se nuk do të ndalet se kërkuari për futbollistët më të mirë kosovarë, në mënyrë që t’i ftojë ata në Kombëtare.
“Kjo është politikë komplet e federatës, e presidentit dhe të tjerëve. Por, sa më përket mua, ne do të mundohemi që të gjithë lojtarët më të mirë kosovarë t’i përfshijmë në ekipet tona. Pastaj, se si do të jenë zhvillimet politike sportive, me FIFA-n e UEFA-n, është një gjë tjetër”, – u shpreh Jupi për gazetën “Express”.
Ai konsiderohet si një nga protagonistët në revolucionin e viteve të fundit në skuadrat kombëtare shqiptare. Duke vijuar, Jupi ka folur edhe për Adnan Januzajn. Ai theksoi se heshtja e Adnanit është aprovim për lajmet që thonë se ai është bashkuar me Belgjikën, teksa thotë se kosovari nuk ka marrë mundin që ta lajmërojë FSHF-në për zgjedhjen e tij.
“Heshtja është aprovim në këto raste. Po të mos kishte heshtje, do të ishte diçka tjetër”, – u shpreh Jupi. “Ai ka zgjedhur Belgjikën, nuk na ka lajmëruar. Do të bënte mirë që të na lajmëronte. Ne bëmë përpjekje për ta pasur në skuadër, sikurse edhe të gjithë futbollistët e tjerë të talentuar. Disa nga ta përgjigjen pozitivisht në ftesën tonë, disa jo dhe ne vetëm mund t’iu urojmë suksese atyre”, – shtoi ish-futbollisti shqiptar. Në fund Jupi foli edhe për Mërgim Brahimin, i cili ditë më parë theksoi se u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë për shkak të dialektit, të cilin nuk e kuptonte. “Nuk kam koment për të, – theksoi Jupi. – Unë vetëm mund t’i uroj suksese Mërgim Brahimit, edhe pse nuk është se po bën një karrierë të madhe që nga largimi. Uroj që ai të rikthehet për të luajtur sikurse në kohën kur luante me Shqipërinë”, – përfundoi Jupi.
Pse te te lajmeroje mor zotni?! Ska detyrim ndaj federates sone.
Januzaj Sn. ankohej se nuk kishte patur interesim serioz nga FSHF, nderkohe qe te gjithe jemi deshmitare mbi perpjekjet e FSHF-se, e trajnerit Gianni De Biasi, e futbollisteve te kombetares dhe gjithe tifozerise kuqezi per ta bindur Januzaj Jr te zgjidhte kombetaren e Shqiperise. Te pakten nje cope leter publike duhet ta kishte shkruar, ose nje pergjigje zyrtare ndaj FSHF-se qe keto perpjekje mos vazhdonin me pasi ai kishte zgjedhur Belgjiken.
Une kam qene dhe jam kundra lutjes masive deri ne pergjerim qe Januzaj te zgjidhte Shqiperine, por keta njerez qe e deshironin aq shume ne ekipin kombetar e meritojne nje falenderim nga ana e tij dhe nje shpjegim pse zgjodhi Belgjiken.
Une ,Enveri dhe Mehmeti nuk dime gje per kete ceshtje,boooooooo duhet te lajmeroje Redi Pal Vaten se ke do zgjedhi !!!
un po prisja nje mrekulli qe ky te vinte me kombetaren ton vetem per tifozat kuq e zi se persa u perket njerzve qe drejtojn at vend nuk e meritojn e pat javen e fundit te kategoris superjore u luajt teater jo futboll po politika jon katastrof me salen beterr me edin mjer ne qe na shkoj jeta ne kurbet edhe 1 her vec per tifozat kuq e zi qe e duan kombetaren me vjen keq per januzajn se per ty redi jupi cfar kerkon prodhim te gatshem qe te thuash shif si e kena ba kombetaren ti as nuk e vadite as nuk e ujite as nuk I bare sherbim dhe kerkon te vij me ty I bije si ajo nana qe e lindi femijen dhe e hothi ne kanal mbas 20 vjetesh kur nje nen jo biologjike e ushqej e rriti dhe e beri burr vjen ti e I thua un jam nana jote biologjike por ateher esht shum von nuk ka si ta mohoj nenen qe e rriti dhe e beri burr prandaj jupi pjerdhu dhe ik me gjith federate dhe rritni filizat e ri per te ardhmen e mos kerkoni prollim te gatshem