Skënderbeu paralajmëron lënien e ndeshjes me Laçin?

9 Maj 2014, 14:49Sport TEMA

Fatet e sezonit të tre skuadrave janë në dorën e Skënderbeut. Kampionët presin në shtëpi Laçin, që synon të ruajë vendin e tretë në klasifikim, teksa Teuta dhe Partizani pregatisin 90 minutat e fundit me sytë dhe veshët nga Korça, ku presin një dhuratë. Trajneri i kampionëve Mirel Josa bën të ditur se skuadra e tij është profesioniste në punën që bën, edhe pse do të jetë e vështirë të gjenden motivet e duhura me objektivin e siguruar kohë më parë.

“Jemi për të luajtur futboll dhe për të respektuar kampionatin. Për ne në këtë ndeshje nuk është i rëndësishëm rezultati, por mbyllja e kampionatit, të cilin e fituam. Nuk mund t’i kërkoj më shumë futbollistëve”, tha Josa për Super Sport, duke paralajmëruar në njëfarë mënyrë edhe mundësinë e lënies së ndeshjes.

Pavarësisht se kjo është një ndeshje pa motivim për Skënderbeun, rezultati i saj mund të përcaktojë skuadrat që do të vijojnë aventurën europiane, në varësi dhe të rezultatit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Numri një i stolit korçar mendon se këtë situatë skuadra e ka përjetuar edhe më parë, në sfidën ndaj Partizanit:

“Skuadra në këto raste kur ka arrit qëllimin nuk është e karikuar apo në presionin e pikëve. Megjithatë në seancat stërvitore e shoh ekipin në harmoni dhe jemi në të njëjtën situatë si në sfidën me Partizanin.”

Por, prej kohësh në media qarkullojnë fjalët së Skënderbeu do t’ja lërë ndeshjen Laçit, duke qenë se ekipi kurbinas ka toleruar disa herë me Skënderbeun në sezonet e mëparshme, çka ka sjellë shpalljen kampion të ekipit korçar.

 

 

 

1 komente në “Skënderbeu paralajmëron lënien e ndeshjes me Laçin?”

  1. Dritani says:

    Xhentëllmena mër jahu! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje