Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka theksuar se Kombëtarja shqiptare do të tentojë t’i fitojë të dyja ndeshjet ndaj Serbisë në kualifikimet për Evropianin e Francës, duke konfirmuar se të dyja ndeshjet do të luhen me tifozë. Duka gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e federatës shqiptare për atë të Kosovës.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë të ditur se Kombëtarja e Shqipërisë do ta jap maksimumin që ta mposht Serbinë në kualifikimet për në Kampionatin Evropian të Francës.
Duke folur për ‘Anadolu Agency’, Duka theksoi se sfidat Shqipëri-Serbi duhet të trajtohen vetëm si ndeshje futbolli dhe politika nuk duhet të përzihet në to.
“Ndeshjet ndaj Serbisë parimisht i përkasin një ngjarje sportive dhe ne do t’i marrim të gjitha masat parandaluese për të mos lejuar probleme e incidente. Sa i përket skuadrës së Serbisë, ne do ta japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje dhe nuk do të lejojmë të ndodh diçka që nuk ka të bëjë me sportin”, u shpreh Duka.
“Politika nuk duhet t’i përziej gishtërinjtë në këtë ngjarje sportive”, shtoi më tutje kreu i federatës shqiptare.
Ky i fundit bëri të ditur se ka diskutuar me Federatën e Futbollit të Serbisë që dy ndeshjet t’i luajnë pa tifozë, mirëpo ai nuk mendon se një gjë e tillë do të ishte e mirë për futbollin.
“Ne kemi folur me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë që ndeshjet të luhen para tribunave të zbrazëta. Por, personalisht unë mendoj se tifozëve të të dyja shteteve duhet t’iu jepet mundësia për ta parë ndeshjen e përfaqësueses së tyre në stadium. Këto ndeshje mund të kenë impakt pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë numri një i futbollit shqiptar.
Duka gjeti rastin të flas edhe për futbollin kosovar, duke rikonfirmuar mbështetjen e tij për Federatën e Futbollit të Kosovës në rrugën e saj për pranim në FIFA dhe UEFA.
“Kosova tashmë ka marrë leje për të luajtur ndeshje miqësore. Por, synimi i Kosovës është të bëhet anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s. Dhe ne i mbështesim për një gjë të tillë”, përfundoi Duka.
Do ta MPOSHTIM Serbine, Do te Fitojme te 2ja Ndeshjet, Rri mo Duke leshi bythes persiper Mos Fol para Kohe, lerja Kohes dhe ANGAZHOU per 1 Kombetare sa me Profesionale.
Bravo Duka. Te dika bytha shume. Qenke dplomat dhe politikan bashke. Po i bie edhe ti trumpetave te nacionalizmit. De ore de. Keshtu e ke ruajtur ate vend pellumbash, se rezultatet i ke katastrofike.
Duka eshte nje i korruptuar dhe zagar.
Turp qe njerez te till te udheheqin sportin.
Cfare njeriu halabak kemi ne krye te Federates se Futbollit –Kjo eshte te vesh duart ne koke
Ky eshte nje turp
–Nje njeri kaq primitiv nuk duhej te ishte as roje tek dera e Federates , jo kryetar i saj
Ata serbet i kane thene mire qe te behen ndeshjet pa tifoza, meqense kemi nje armiqesi kaq te madhe midis nesh
Dhe po te behej pa tifoza,do ishte me mire per Kombetaren tone,se keta tanet nuk kane ndonje nivel profesional aq te larte …
Po kur thote ky gomari qe do i fitojme te dyja ndeshjet
U palacua i dreqit ,po ti ke nje trajner totalisht In-kopetent ne futboll qe nuk fitonte dot me Islanden, si do fitosh ti me nje ekip qe i ka lojtaret te gjithe ne ekipet me te mrira te Europes ..?
Tani ne futbollcdo gje ben vaki, por nuk flitet para kohe si flet ky kokeqypi Duka se eshte komplet papjekuri prej fecientesh
Kombtarja jone nuk fitoj dot me Islanden, hdersa tani dashka te fitoka te dy ndeshjet me Serbin?!!!
Ky Duka qenka nje kokerr e idjotit qe se paska shokun.TURPE qe eshte drejtori i FSHF.
Mjafton te shikosh nivelin aktual te kampionatit shqiptar per te kuptur se kush eshte Agron Duka.