Filip Lahm ka hedhur poshtë deklarimet se Pep Guardiola po përpiqet ta bëjë Bajern Mynih si Barcelona.
Bavarezët janë kritikuar për stilin e lojës me zotërimin e topit të topit (që është loja që zhvillojnë katalanasit), por kapiteni i klubit thotë se skuadra ka një qasje të veten ndaj futbollit, raporton Telegraf.
“Barcelona pati një etapë ndërmjet viteve 2008 dhe 2012 dhe bëri futboll shumë të mirë. Por, qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë që të bëhemi një Barcelonë e dytë.
Kemi dëshmuar nën Pep Guardiolan gjatë dy të tretave të sezonit se kemi stilin tonë të suksesshëm të lojës.
Kemi qenë shumë të rrezikshëm në sulm dhe kemi pasur shumë zotërim topi, sikurse Barcelona. Të kesh zotërimin e topit, do të thotë se ti ke kontrollin e ndeshjes.
Mirëpo Bajerni asnjëherë nuk ka luajtur ‘tiki-taka’, pavarësisht se cili është definicioni i saktë i këtij termi”, ka deklaruar gjermani për Kicker.
Bayern mori 120 million Euro per ndeshjen me Real ..rezultatit 4-0 I ra ne koke vetem nje supermilioner rus
Eshte e vjeter ky bast,,,kur loste me Zenit ne 2007/2008
vaffa, Lahm! More cfare meritove! Menduat se kapet qiellin………
O lahm or idiot se jam dhe tifoz I bayernit. Se patet sukses ne bundesliga nuk do thoshte se do kishe sukses ne champions. Hundeleshet aty lujne. Dhe aty u tregu se sa e sukseshme ishte ajo skeme loje.