Legjenda e Brazilit, Pele, ka folur për skuadrën braziliane, e cila thotë se nuk mund tw ketw lider Neimarin.
Trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari ka lënë jashtë lojtarë si Ronaldinjo dhe Kaka, pasi ka përkufizuar Neimarin si liderin e Brazilit, por Pele ka kritika për lojtarin.
“Mendoj se Skolari ka bërë mirë. Ai ka qenë konsistent dhe nuk ka befasi të mëdha. Por, kam menduar se ai do të ftojë lojtarë si Robinjo dhe Kaka që kanë eksperiencë.
Në përgjithësi ai ka bërë zgjedhje të mira. Nuk e di se kë do të largoja për Kakan apo Robinjon. Do i merrja që të 24 lojtarët që i ftoi Skolari”, deklaroi Pele.