Përfaqësuesja Shqipare e Futbollit ka ruajtur pozicionin e një muaji më parë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, cka lidhet me faktin se kanë munguar aktivitetet në rang kombëtaresh në muajin e fundit. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 70 me 486 pikë, ku rreshkitën një muaj më parë, raporton Sport News. Në fillim të muajit qershor, në prag të botërorit të Brazilit, do të zhvillohen shumë ndeshje miqësore, rezultatet e të cilave do të reflëkthen edhe në renditjen e FIFA-s.
Sa u përket 10 skuadra më të mira në botë, top-lista vijon të kryesohet nga Spanja e cila ka grumbulluar 1460 pikë më pas vijnë Gjermania dhe Portugalia, ndërsa ndryshimi i vetëm është ngjitja me 2 vende e Brazilit, vendin organizator të Kupës së Botës. Kolumbia, Uruguaji dhe Argjentina kanë humbur nga një vend ndërsa pjesë tjetër e tabelës ka mbetur e pandryshuar.
sa e turpshme …me shume se 70 vjet kombtare dhe asnje kualifikim ne Boteror dhe Europian ! Pasqyron ” shtetin ” Shqipkar !
Greqia e 10te ne bote?????
Vertet??!Ua